
Inspektorët komunal të Mitrovicës kanë pezulluar punimet në ndërtimin e fushës sportive të Universitetit “Isa Boletini”, të cilat thuhet se janë nisur pa pëlqim komunal.
Mësohet se kjo fushë sportive ka nisur praktikisht të ndërtohet në mënyrë ilegale nga Universiteti që drejtohet prej rektoeit Alush Musaj, raporton Veriu.info.
“Inspektorët e Komunës së Mitrovicës, gjatë ditës së sotme kanë ndërmarr masa që të ndërpresin punimet në ndërtimin e fushës sportive, tek Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”, në mungesë të lejes ndertimore.
Me këtë rast, inspektorët komunal menjëherë kanë vendosur mbishkrimin “Vendpunishte e mbyllur”, për të ndaluar punimet në këtë fushë, si dhe kanë urdhëruar palën që fillimisht t’i drejtohet organeve kompetente në marrjen e pëlqimit për fillimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës.











