Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lidhja e Bizneseve, thirrje Osmanit, Kurtit e partive: Krijoni institucionet – shkarkojeni bordin e ZRrE-së

16/08/2025 - 22:03
në Kryesore, Lajme
A A
Lidhja e Bizneseve, thirrje Osmanit, Kurtit e partive: Krijoni institucionet – shkarkojeni bordin e ZRrE-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset, vendim të cilin thanë se e kundërshtojnë fuqishëm e të cilin e cilësuan edhe si të jashtëligjshëm.

Në reagim u tha se veprime të tilla të ZRrE-së janë të ngutshme dhe sipas tyre, tregojnë se bordi i ZRrE-së e ka humbur fokusin në interesin publik, duke dërguar mesazhin se mbron interesa individuale dhe rrezikon drejtpërdrejt ekonominë e vendit.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje spektrit politik të formojë sa më shpejt institucionet, të shkarkojë bordin e ZRRE-së dhe të ndalojë menjëherë këto veprime që po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit”.

“Po ashtu, i bëjmë thirrje spektrit politik, Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit në detyrë që të mos heshtin, por të veprojnë për të mbrojtur Republikën dhe ekonominë para se të bëhet vonë. Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon formimin sa më të shpejtë të institucioneve, shkarkimin e bordit të ZRRE-së dhe ndalimin e menjëhershëm të këtyre veprimeve shkatërruese”, thuhet në reagim.

Tutje, Lidhja e Bizneseve tha se ndërprerja e energjisë për prodhuesit godet rëndë prodhimin vendor, minon besimin e investitorëve të huaj, dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenon mirëqenien e qytetarëve.

“Bizneset, që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona, nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme. I bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndalojë menjëherë këto veprime dhe të kthehet në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i planifikuar, i drejtë dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”.

“Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i shërben interesave te individëve te caktuar dhe shteteve fqinje! Sepse, vërtetë me këto vendime e veprime, ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë me vendime arbitrare. Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon ndaljen e menjëhershme të ndërprerjes së energjisë dhe dialog me bizneset”, thuhet në reagim

JU REKOMANDOJMË

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI

Kurti lajmërohet nga Greqia, tregon çka foli në një panel në Simpoziumin SYMI
07/07/2026 - 15:43

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është lajmëruar nga Greqia, ku po merr pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI, i cili këtë vit po zhvillohet...

Më shumëDetails

Skandali me naftën- Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?

Skandali me naftën- Çka deklaruan të dyshuarit dhe avokatët në seancën për paraburgim?
07/07/2026 - 15:30

Gjykata Speciale ka mbajtur seancën dëgjimore ndaj të dyshuarve të përfshirë në rastin e importit të naftës, nën dyshimet për kontrabandë dhe krim të organizuar. Prokurorja e rastit,...

Më shumëDetails

Supremja ua njeh veteranëve të UÇK-së të drejtën për dy pensione

OVL letër ambasadave pas shtyrjes së aktgjykimit nga Specialja: Vendimi ta forcojë besimin e ta ruajë stabilitetin
07/07/2026 - 15:06

Avokati Nazmi Sallahu, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se Gjykata Supreme ua ka njohur të drejtën për të dy pensionet veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)
07/07/2026 - 14:53

Autoritetet e Hungarisë kanë ndaluar një autobus nga Kosova, me të cilin kanë zbuluar kallashnikovë përmes një kutie zërimi, raporton Veriu.info. "Rojet financiare kontrolluan me imtësi pakot e...

Më shumëDetails

Aktakuzë për krime lufte ndaj ish-pjesëtarit të MUP’it serb – Dyshohet për pjesëmarrje në vrasjen e 71 civilëve

Prokuroria Speciale: KE-ja vlerëson luftën kundër krimit e korrupsionit
07/07/2026 - 14:34

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, nën dyshimet për ‘’krime lufte kundër popullsisë civile’’. Në komunikatën e prokurorisë, thuhet se, sipas aktakuzës, R.D., ish...

Më shumëDetails

Nagavci thotë se qëndroi 10 ditë në spital dhe i falënderon mjekët: U riktheva në shtëpi

KDKA: Nagavci pothuajse një vit pa asnjë takim me Drejtorët Komunalë të Arsimit
07/07/2026 - 14:23

Ish-shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se është rikthyer në shtëpi pas një periudhe shqetësimesh shëndetësore dhe 10 ditësh trajtim në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë