Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Banka e Shqipërisë i vendos kufizime bankës së pronarit të Eurosig, Kadri Morinës

17/08/2025 - 22:29
në Kryesore, Lajme
A A
Banka e Shqipërisë i vendos kufizime bankës së pronarit të Eurosig, Kadri Morinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banka e Shqipërisë ka vendosur nën masa kufizuese Bankën e Bashkuar të Shqipërisë (UBA) duke i pezulluar dhënien e kredive të reja, veçanërisht ato për pasuri të patundshme, derisa të rrisë kapitalin dhe të rregullojë treguesit.

Raportohet se prej disa muajsh BSH e ka vendosur nën mbikqyrje të rreptë UBA-n duke i kërkuar të shtojë kapitalin rregullator në përputhje me kërkesat e ligjit. Sipas të dhënave nga bilanci zyrtar që Banka e Bashkuar e Shqipërisë ka dorëzuar në QKB, ku Kadri Morinaj i kompanisë së sigurimeve “Eurosig” është aksionar prej 98 për qind, vitin e kaluar raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit zbriti në 15.71 për qind nga 19.81 për qind në fund të vitit 2023.

Aktualisht kuadri rregullator në fuqi detyron që bankat të kenë një minimum kapitali sa 12 për qind e aktiveve të ponderuara me risk, por Banka e Shqipërisë preferon të qëndrojë në pozita konservatore dhe t’u imponojë bankave private një raport më të lartë kapitali.

Të dhënat historike tregojnë se treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit për Bankën e Shqipërisë ka qenë mjaft i luhatshëm gjatë viteve të fundit. Në vitin 2022, ky tregues zbriti në minimumin e lejuar nga ligji rreth 12 për qind, por një vit më vonë UBA raportoi një tregues dukshëm të përmirësuar të kapitalit, në 19 për qind si pasojë e injektimit të kapitaleve të reja nga aksionarët.

Megjithatë disa prej këtyre injektimeve janë kontestuar nga Autoriteti Rregullator si jo në përputhje me kërkesat ligjore. Kjo bashkë me humbjet e regjistruara nga UBA gjatë dy viteve të fundit ka bërë që norma e mjaftueshmërisë së kapitalit të zbresë në 15.71 për qind në fund të vitit të kaluar.

Sipas pasqyrave financiare, në vitin 2023, UBA raportoi një humbje prej 5.5 milionë eurosh, ndërsa vitin e kaluar bilanci i saj u mbyll me një humbje prej 6.2 milionë eurosh.

Pas këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë ka vendosur të veprojë duke e vendosur UBA-n në plan të detyruar masash për rritjen e kapitalit rregullator. Ky vendim erdhi, pas një inspektimi që departamenti i Mbikqyrjes në BSH zhvilloi në UBA gjatë muajve mars-prill të këtij viti. Burime konfidenciale thonë se UBA është duke i plotësuar kushtet e vendosura nga mbikqyrja në mënyrë graduale.

Banka e Bashkuar e Shqipërisë është banka më e vogël në tregun shqiptar duke zënë vetëm 1.1 për qind të tregut. Në fund të gjashtëmujorit të parë, asetet totale të UBA-s ishin rreth 250 milionë euro, ndërsa kapitali i saj ishte afro 36 milionë euro. /Kapitali.al/

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh

Kajtazi për Kurtin: Prej se ka ardhë në pushtet, çdo verë pushimet në Greqi me një grup komunistësh
07/07/2026 - 17:20

Gazetari e analisti Vehbi Kajtazi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen e tij në raport me Çamërinë e Shqipërinë prej ardhjes së tij në pushtet. Në profilin...

Më shumëDetails

“Faleminderit, Kosovë, që festove me ne”, Ambasada amerikane ndan pamje nga shënimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së

“Faleminderit, Kosovë, që festove me ne”, Ambasada amerikane ndan pamje nga shënimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së
07/07/2026 - 17:04

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ndarë pamje nga momentet që i ka konsideruar të mrekullueshme nga festimet në Kosovë për shënimin e 250-vjetorit...

Më shumëDetails

Reagon kompania Meti Comerc pas gjetjes së armëve në një porosi të një klienti: Nuk jemi të përfshirë në rast dhe nuk jemi as të dyshuar

Reagon kompania Meti Comerc pas gjetjes së armëve në një porosi të një klienti: Nuk jemi të përfshirë në rast dhe nuk jemi as të dyshuar
07/07/2026 - 16:57

Kompania e autobusëve “Meti Comerc” përmes një komunikate publike ka reaguar lidhur me rastin e gjetjes se armëve në një porosi në autobusin e tyre nga autoritetet hungareze....

Më shumëDetails

Tash e pesë ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit

Tash e pesë ditë i zhdukur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 78-vjeçarit
07/07/2026 - 16:46

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur një person të raportuar si të humbur në Prishtinë. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit,...

Më shumëDetails

Certifikimi i rezultateve, deklarimi i fundit nga KQZ-ja

Certifikimi i rezultateve, deklarimi i fundit nga KQZ-ja
07/07/2026 - 16:19

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet të mërkurën, më 8 korrik, për të certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të...

Më shumëDetails

Trump për reduktimet e mundshme të trupave amerikane në Europë: Do të shohim…

Trump për reduktimet e mundshme të trupave amerikane në Europë: Do të shohim…
07/07/2026 - 16:08

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi të martën të thoshte nëse planifikon të njoftojë reduktime të tjera të trupave amerikane në Europë, duke u thënë gazetarëve “do të shohim”,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Dalin rezultatet e AUV – “Vita 100% qumësht”

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë