Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OEK do të dorëzojë padi në Gjykatën Supreme kundër shkyçjeve të bizneseve nga energjia

18/08/2025 - 11:21
në Lajme
A A
Rafuna: Rritja ekonomike duhet të jetë dyshifrore për të lënë gjurmë – Qeveria t’i shtojë investimet publike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, paralajmëroi se sot do të dorëzohet padi në Gjykatën Supreme, duke kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për shkyçjen e qindra bizneseve nga rrjeti elektrik.

Ai tha se Oda Ekonomike e Kosovës do të përdorë hapësirën ligjore për të mbrojtur bizneset anëtare.

“Si Oda ne sot në emër të anëtarëve të OEK-ut do ta shfrytëzojmë rastin të shkojmë me kërkesë padi në Gjykatën Supreme, lënda është kompletuar, sot do të dorëzohet në administratën e Gjykatës Supreme. Do të kërkojmë të drejtën që na njeh ligji, në emër të bizneseve. Ne si OEK nuk e kemi gëzuar të drejtën për të shkuar në Gjykatë Komerciale në emër të bizneseve, por në Gjykatën Supreme kemi gjetur hapësirë ligjore që mundemi me shkuar,” tha ai.

Rafuna tha se procesi është zhvilluar me veprime të kundërligjshme dhe të padrejta, të cilat sipas tij kanë dëmtuar rëndë ekonominë e vendit.

Rafuna për Ekonomia Online tha se ndërprerjet e bëra gjatë vikendit i kanë ekspozuar bizneset si të ishin të paligjshme, gjë që, sipas tij, është e papranueshme.

“Në këtë proces kanë ndodhur shumë veprime të kundërligjshme, shumë veprime të pa menduara mirë dhe jo të drejta. Përveç që të kundërligjshme dhe të dëmshme që i kemi arsyetuar shumë herë, nuk ka qenë e drejtë që energjia elektrike të ndërpritet ditën e shtunë kur është vikend e që biznesi të jetë deri sot pa energji elektrike dhe të mos ketë mundësi të bëjë asgjë. Gjatë vikendit na kanë informuar që me polici ju kanë shkuar, ju kanë krijuar një imazh shumë të keq sikur të jenë biznese kriminale, se jo biznese shumë të ndershme që kanë paguar tatim dhe çka ka pasur të bëhet një shkëputje e energjisë elektrike”, tha Rafuna.

Ai bëri të ditur se sipas të dhënave të OEK-ut deri më tani janë shkyçur nga energjia elektrike rreth 450 biznese dhe se pritet që numri të rritet.

“Deri tani të dhënat që i kemi janë rreth 450 biznese që janë shkyçur nga energjia elektrike. Pritet që sot të ketë edhe shkyçje të tjera sipas KESCO-s dhe ZRRE-së. Kërkesa jonë është që të pezullohen gjitha këto veprime dhe të mos i dëmtojnë më shumë bizneset dhe ekonominë e vendit”, tha Rafuna.

Ai shtoi se dëmet për bizneset janë të pariparueshme dhe akuzoi ZRRE-në për veprime të dhunshme.

“Sa i përket veprimeve tjera ne do të konsultohemi me bizneset gjatë këtyre ditëve dhe do të shohim se cili do të jetë reagimi i bizneseve. Por, dëmi që iu ka shkaktuar bizneseve është i pariparueshëm, me veprime të kundërligjshme, me veprime të dhunshme të ZRRE-së. Edhe heshtja e qeverisë kundrejt këtij problemi kaq të madh, kaq të ndjeshëm dhe kaq të rëndësishëm jo vetëm për ekonominë dhe biznesin por edhe për qytetarët e Kosovës është e padrejtë,” tha ai.

ZRRE-ja ka njoftuar se nga e shtuna (16 gusht) ka filluar shkyçjen nga rrjeti për të gjitha bizneset që i plotësojnë kushtet për të dalë në treg të hapur të energjisë nëse ato nuk kanë lidhur kontratë me furnizues. Ky vendim erdhi pasi që Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale i ka dhënë të drejtë ZRRE-së në lidhje me liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Vendimi për liberalizimin e tregut ka hyrë në fuqi më 1 qershor 2025, sipas të cilit të gjitha kompanitë me më shumë se 50 punëtorë ose me qarkullim mbi 10 milionë euro në vit janë të obliguara të kalojnë në tregun e hapur. Për të mos mbetur pa energji gjatë kësaj periudhe transitore, bizneset u furnizuan përkohësisht nga KEK si Furnizues i Mundësisë së Fundit.

JU REKOMANDOJMË

Aksident i rëndë në Greqi – Tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, dy të plagosur rëndë
Lajme

Aksident i rëndë në Greqi – Tre shqiptarë shkrumbohen brenda makinës, dy të plagosur rëndë

18/08/2025 - 17:44
Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?
Kryesore

Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?

18/08/2025 - 17:41
Meloni pesimiste para takimit në Uashington: Nuk do të jetë aspak e lehtë
Lajme

Meloni pesimiste para takimit në Uashington: Nuk do të jetë aspak e lehtë

18/08/2025 - 17:39
‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën
Lajme

‘E di saktësisht çfarë po bëj’: Trump i jep bujë paqes ndërsa afrohen bisedimet për Ukrainën

18/08/2025 - 17:35
Trump thotë se është një “ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë” përpara takimeve me Zelenskyn dhe udhëheqësit europianë
Lajme

Trump thotë se është një “ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë” përpara takimeve me Zelenskyn dhe udhëheqësit europianë

18/08/2025 - 17:33
Zelensky para takimeve në Shtëpinë e Bardhë: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes
Lajme

Zelensky para takimeve në Shtëpinë e Bardhë: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes

18/08/2025 - 17:26

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Reagon prapë aktivisti i VV-s në Mitrovicë: Këshilli nuk ka dalë nga një proces demokratik, lista për asamblistë duhet të përfshinte edhe Doni Beshirin e shumë aktivistë të vjetër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë