Zakonisht jemi mësuar që kryetarët e komunave t’i shohim të veshur në kollare, të cilët kur marrin pozitat e tyre fillojnë të sillen me indiferencë ndaj rrethit të tyre dhe qytetarëve. Madje, është në stilin e tyre të paraqiten si viktima të sulmeve të ndryshme, por të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e premtime. Por rasti i kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi, është unik në skenën politike të Kosovës.
Prej marrjes së mandatit të kryetarit në fund të vitit të kaluar, Halil Thaçi, nuk ka harruar prej nga vjen e as nuk është kapluar nga ‘madhështia’ e pozitës që mban, shkruan Veriu.info.
Ai pak javë pasi që ka marrë pozitën e kryetarit, veturën e tij zyrtare ia ka dhuruar Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke treguar një shembull të mirë. Prej asaj komune, kryetari Thaçi lëvizë me veturë privat gjatë dhe pas orarit të punës.
Familja e Halil Thaçit prej vitesh zotëronin një pishinë verore në Milloshevë të Obiliqit dhe një hotel.
Prej vitit 2024 ky hotel me emrin “Castel” është në pronësi të Halil Thaçit, ku aty punojnë familja e tij e ngushtë.
Por nëse shkoni vikendeve për të pirë kafe në “Castel” mos u çuditni nëse e shihni Halil Thaçin, duke iu ndihmuar punëtorëve. Ai me biseda ndër miqsh, thotë se vazhdon të punojë kohë pas kohë ne restorant pas orarit të punës dhe vikendeve, për shkak se është një biznes që e ka krijuar me shumë mund dhe dëshiron ta zhvillojë.
Keni parë shumë politikanë që sapo të marrin një kanosje, qoftë edhe në komente në rrjete sociale, e bëjnë publike dhe viktimizohen, duke tentuar shpeshherë të përfitojnë nga rasti.
Halil Thaçi është më ndryshe edhe në këtë aspekt, pasi që ai nuk ishte viktimizuar as kur ishte kërcënuar nga biznesmeni Bashkim Xhota me skorpion midis Obiliqit e as për rastin djegis misterioze të hotelit gjatë balotazhit të zgjedhjeve lokale, nuk tha që ishte sulm politikë.
“Po hoteli im është djegur. Është përfshirë nga zjarri rreth orës 11:00 apo 12:00. Ka dëme të mëdha. Në një kat të hotelit janë djegur të gjitha dhomat. Policia dhe Forenzika janë në vendngjarje dhe janë duke hetuar se nga ka ardhur zjarri, pasi nuk ka pasur asnjë ngarkesë, e as nuk ka pasur asnjë vizitor në dhoma, asnjë dritë nuk ka qenë e ndezur, por nuk e di se si ka ndodhur”, ka thënë Halil Thaçi, pas djegies së një pjesë të hotelit më 1 nëntor 2026 (https://www.koha.net/arberi/kandidati-i-vv-se-per-kryetar-te-obiliqit-thote-se-nuk-dihet-shkaku-i-zjarrit-ne-hotelin-e-tij)
Kanosja me skorpion?
Në vitin 2018 Halil Thaçi ishte kanosur me skorpion” midis Obiliqit nga biznesmeni Bashkim Xhota, të cilit prokuroria i kishte ngritur aktakuzë për veprat penale të kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje. (Lexo: https://betimiperdrejtesi.com/mungon-prokurorja-deshton-gjykimi-ndaj-te-akuzuarit-per-kanosje-dhe-armembajtje-pa-leje/)
Veriu.info mëson se biznesmeni Bashkim Xhota është dënuar para pak kohësh, për këtë kanosje të Halil Thaçit dhe familjarëve të tij.
Pra, Halil Thaçi, asnjëherë këtë kanosje me scorpion nuk e ka përdorur e as nuk është viktimizuar përmes tij.













