Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Çlirimtari” i oreksit | Qemajl Aliu dhe stafi i tij shpenzuan mbi 66 mijë euro në restorante e resorte

18/08/2025 - 11:53
në Lajme
A A
“Çlirimtari” i oreksit | Qemajl Aliu dhe stafi i tij shpenzuan mbi 66 mijë euro në restorante e resorte
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Shtime, duket se tryeza e kryetarit Qemajl Aliu është më e rrafshuar dhe më e shtruar se rrugët e qytetit. Nga mëngjeset panoramike në male, drekat me pamje pishinash e deri te darkat nën dritën e qirinjve, kreu i komunës e ka kthyer kalendarin e vitit në një udhëtim gastronomik me shpenzime të komunës.

Qemajl Aliu, i njohur si “Çlirimtari”, gjatë vitit 2024 ka derdhur mijëra euro nga buxheti komunal mbi tavolinat e restoranteve, kafeneve, hoteleve dhe resorteve. Dokumentet zyrtare tregojnë qartë se buxheti publik është shndërruar në një menu të hapur për kryetarin dhe zyrtarët e tij nga dreka në “Lisi”, te darka në “Soma” në Prishtinë.

Vetëm gjatë vitit fiskal 2024, fatura e drekave e darkave, bufesë komunale, por edhe ndonjë furnizim me pemë e perime, ka arritur në mbi 66 mijë euro.

Restorantet dhe resortet e preferuara

Në listën e shpenzimeve shfaqen rregullisht disa nga restorantet më të shtrenjta në Kosovë. Mes tyre, “Hija e Maleve” në Jezerc të Ferizajt, një destinacion i njohur për ushqim tradicional, por me çmime që ua heqin shijen edhe maleve.

Në Shtime, kryetari ka “zotuar” dukshëm “Aqua Park”-un si vendin më të dashur për mbledhjet e tij të punës.

Nuk mungon as “Marigo Resort” në Jezerc, ku faturat flasin më shumë se çdo raport pune, ndërsa lista vazhdon me “Gjyla”-n në Ferizaj dhe “Soma”-n në Prishtinë.

Përveç këtyre, mijëra euro janë paguar edhe për furnizime me ushqim e pije nga kompani si “Beni Dona”, “Dauti Comerc”, “Riki Invest”, “Premium Bakery”, “Besimi Comerc” e të tjera.

Në fund të ditës, qytetarët e Shtimes mund të ngushëllohen me faktin se edhe nëse nuk e kanë ndonjë rrugë të shtruar, të paktën e kanë një kryetar me shije të hollë. /Demokracia.com/

JU REKOMANDOJMË

‘Përpjekje e sinqertë për kompromis’, çka pretendoi Vetëvendosja në komentet që i çoi në Gjykatë
Kryesore

‘Përpjekje e sinqertë për kompromis’, çka pretendoi Vetëvendosja në komentet që i çoi në Gjykatë

18/08/2025 - 17:02
KDI: Aktgjykimi sqaroi kufijtë kushtetues, Dehari tejkaloi mandatin, tash ta thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës
Lajme

KDI: Aktgjykimi sqaroi kufijtë kushtetues, Dehari tejkaloi mandatin, tash ta thërrasë sa më parë vazhdimin e seancës

18/08/2025 - 16:55
Abdixhiku: Aktgjykimi i Kushtetueses, fitore e madhe për vendin, mosrespektimi s’është opsion, s’do të lejojmë përbuzjen e shtetit
Lajme

Abdixhiku: Aktgjykimi i Kushtetueses, fitore e madhe për vendin, mosrespektimi s’është opsion, s’do të lejojmë përbuzjen e shtetit

18/08/2025 - 16:51
LDK: Kushtetuesja vërtetoi që LVV tentoi ta bllokojë funksionimin e institucioneve, seanca të vazhdojë menjëherë
Lajme

LDK: Kushtetuesja vërtetoi që LVV tentoi ta bllokojë funksionimin e institucioneve, seanca të vazhdojë menjëherë

18/08/2025 - 16:45
Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?
Lajme

Çfarë do të nënkuptonte për Ukrainën një pakt “si Neni 5”?

18/08/2025 - 16:43
LDK mirëpret Aktgjykimin e GjK-së: Fitore për ligjshmërinë dhe të gjithë qytetarët, asnjë individ mbi Supremacinë e Kushtetutës
Kryesore

LDK mirëpret Aktgjykimin e GjK-së: Fitore për ligjshmërinë dhe të gjithë qytetarët, asnjë individ mbi Supremacinë e Kushtetutës

18/08/2025 - 16:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Gjykata Kushtetuese: Brenda 30 ditëve duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit me votim të hapur

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Reagon prapë aktivisti i VV-s në Mitrovicë: Këshilli nuk ka dalë nga një proces demokratik, lista për asamblistë duhet të përfshinte edhe Doni Beshirin e shumë aktivistë të vjetër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë