
Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim që të mbulojë 100% shpenzimet për aftësim profesional për të gjithë qytetarët e interesuar të kësaj komune, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Njoftimi i plotë i komunës së Vushtrrisë:
VENDIM PËR MBULIMIN 100% TË SHPENZIMEVE PËR AFTËSIM PROFESIONAL
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, në vazhdën e realizimit të premtimeve të tij, për të cilat ishte zotuar se do t’i realizoj gjatë mandatit qeverisës, sot ka nxjerrë vendim, për të gjithë të interesuarit, banorë rezidentë të Komunës së Vushtrrisë, për mbulimin 100% të shpenzimeve, atyre që ndjekin mësimin për aftësim profesional në Qendrën “Diakonie Training Center” në Mitrovicë dhe qendrat tjera të akredituara të aftësimit profesional në Kosovë, e të cilët përfundojnë me sukses mësimet në këto profile:
1.1 Rrobaqepësi;
1.2 Parukeri;
1.3 Qeramikë – punues;
1.4 Instalues i ngrohjes qendrore;
1.5 Instalues i ujësjellësit dhe kanalizimit;
1.6 Instalues elektrik;
1.7 Knauf, fasadë dhe ngjyrosje;
1.8 Make up/grim;
1.9 Konstruksione druri (mobileri);
1.10 Berber.
E gjithë kjo paraqet vetëm hapin e parë, pasi që shumë shpejt do të dalim me thirrje edhe për start up.
Për gjitha detajet tjera, vendimin e gjeni në faqen zyrtare të komunës.











