Ish-gjyqtari i Kueshtetueses, Kadri Kryeziu ka komentuar aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me bllokimin e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një “arrnim kushtetues”, i cili megjithatë mund të ndihmojë në tejkalimin e krizës institucionale.
Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka lënë shumë hapësirë për të justifikuar mungesën e një sqarimi të qartë në aktgjykimin e 26 qershorit, se praktikat parlamentare nënkuptojnë votim të hapur.
“Një përcaktim i qartë më 26 qershor do të kishte ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve dhe do të na kursente nga dramat politike të gjashtë javëve të fundit”, shkruan Kryeziu.
Sipas tij, në këtë vendim Gjykata ka qenë e kujdesshme, duke mos e mohuar ligjshmërinë e votimit të fshehtë, por duke orientuar procedurën drejt votimit të hapur për shkak të mungesës së konsensusit parlamentar.
Postimi i plotë: