Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sulme e pakënaqësi ndaj Gjykatës nga VV pas aktgjykimit, nesër në ora 11:00 merret vesh a do ta respektojnë atë

19/08/2025 - 18:39
në Kryesore, Lajme
A A
Sulme e pakënaqësi ndaj Gjykatës nga VV pas aktgjykimit, nesër në ora 11:00 merret vesh a do ta respektojnë atë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Plot 10 ditë pasi nxori vendimin, Kushtetuesja publikoi edhe aktgjykimin e plotë për krizën institucionale që ka kapluar vendin tash e sa muaj. Si njoftimi ashtu edhe aktgjykimi për shumëkënd ishin një zgjidhje e nyjës që ka lidhur kuvendin për kaq kohë, dhe një rrugë e qartë përpara për konstituimin e parlamentit. Votim të hapur, një kandidat të propozohet deri në tri herë, dhe të gjithë deputetët të votojnë – këto ishin pikat kryesore përmes së cilave Kushtetuesja hapi mundësitë për ecur tutje. Nesër nga ora 11:00 përfundimisht merret vesh nëse VV dhe kryesuesi i dirigjuar nga ajo do ta respektojnë fjalën e Gjykatës.

‘‘S’e di cila do të jetë zgjidhja, natyrisht, por ne kemi thënë se e respektojmë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, kishte deklaruar lideri i LVV-së Albin Kurti për gazetarë para disa javësh teksa po shqyrtoheshin lëndët që kishin dërguar partitë “opozitare” për ta adresuar bllokadën.

Por, VV pasi e ka parë njoftimin që e nxori Gjykata me 8 gusht i ka ndryshuar fjalët, bashkë me partinë edhe Kurti.

Dje, ai haptas la të kuptohet se mund ta kundërshtojnë dhe të mos e respektojnë.

“Nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që Qeveria e Kosovës me mua si Kryeministër nuk e ka respektuar. Dhe nuk ka asnjë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, të cilin edhe unë si kryetar i VV-së, nuk e kam respektuar. Por kur më pyesin sërish a do ta respektoj aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese kjo më bën të mendoj që do të jetë i pazakonshëm, i padrejtë, i padurueshëm, saqë ndoshta duhet ta konsiderojmë se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai.

Pas fjalëve të Kurtit nisi edhe seria e sulmeve të VV’së ndaj Gjykatës.

Në reagimin e saj ky subjekt saj aludoi se vonesa për publikimin e vendimit tregon pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cenon demokracinë.

‘‘10 ditët e Aktgjykimit Pas 10 ditësh Gjykata pranoi që përmes Aktgjykimit të publikuar sot ka shkruar rregull të ri.

Tejkalimi i juridiksionit nuk justifikohet me asgjë. Ditët vonesë për publikimin e vendimit njoftojnë pamundësinë për ta justifikuar vendimin arbitrar që cënon demokracinë’’, u tha mes tjerash nga VV-ja.

Kjo parti shkoi edhe më tej. Nga ta u tha se, në arsyetimin e kësaj gjykate nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë.

‘‘Në arsyetimin e Gjykatës dallohet se nuk ka asgjë tjetër përpos frazave të përdorura nga PDK mbi analogjinë. Në bazë të “tezës” së analogjisë me zgjedhjet e institucioneve të tjera, duket se Gjykata po përgatit terrenin për dhënien e së drejtës së propozimit ndonjë partie tjetër pas 30 ditëve nëse dështon partia e parë për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Këtë po e kërkojnë dhe thonë eksponentët opozitarë, madje edhe në komentet dërguar kushtetueses’’, u shtua nga VV-ja.

Sigurisht që ky deklarim i publikuar në faqen e VV-së ishte veç fillimi i sulmeve. Reagim erdhi edhe nga Vigan Qorolli, zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë. Ky i fundit, vlerësoi se urdhri i Kushtetueses që një kandidat të propozohet vetëm tri herë, sipas tij, përbën tejkalim të mandatit.

‘‘E drejta e tri herave për një kandidat për Kryetar Kuvendi nuk ekziston në tekstin e Kushtetutës. Ky kufizim është krijuar nga Gjykata Kushtetuese pa bazë shprehimisht kushtetuese dhe pa precedent ndërkombëtar. Kur gjykata shpik një rregull numerik të tillë – nuk e ka kryer detyrën e saj primare: e që është interpretimi i Kushtetutës dhe kjo gjë qartësisht përbën tejkalim të mandatit të saj kushtetues’’, tha ai.

Reagim për këtë situatë pati edhe nga deputeti Dimal Basha. I njëjti në një reagim të bërë në Facebook ju drejtua partive të tjera duke thënë se sipas tij askush ‘’nuk habitet’’ që ato fitojnë në gjykata.

‘‘Nuk habitet kush që fitoni me gjykata, por në popull jeni t’humbur gjithë!’’, shkroi Basha.

Nuk mungoi as Hekuran Murati.

Ky i fundit u tregua më i ashpër se sa dy të lartpërmendurit. Ai tha se aktgjykimi Kushtetueses, sipas tij, ‘‘duket sikur është shkruar në zyrat e PDK-së’’

‘‘Kryesuesi i Seancës Konstituive z. Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje që nga data 15 prill e deri me 26 korrik kanë vepruar në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse marrim për bazë Aktgjykimin KO119/2014. Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar. Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja. Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyret e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata’’, ka shkruar ai.

Ndryshe, sot kuvendi i Kosovës ka njoftuar se vazhdimi i seancës konstituive do të mbahet nesër nga ora 11:00. Aty do të shihet se a do të veprojë Dehari sipas udhëzimeve të Gjykatës apo do t’i ndjek ato të partisë.

JU REKOMANDOJMË

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

38 ditë protestë në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë!

38 ditë protestë në Tiranë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë!
07/07/2026 - 22:08

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u renditën një sërë arsyesh për të cilat protestohet....

Më shumëDetails

Fermerët e qumështit reagojnë ashpër ndaj deputetes së VV’së: Tërhiqe fjalën “langarec”

Fermerët e qumështit reagojnë ashpër ndaj deputetes së VV’së: Tërhiqe fjalën “langarec”
07/07/2026 - 21:47

Fermerët kosovarë të qumështit i kanë reaguar deputetes së zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshit, për gjuhën e përdorur ndaj tyre. Në reagim të tyre, fermerët...

Më shumëDetails

“Një pjesë e LDK-së ka disponim për bashkëpunim me VV-në”, thotë Bytyqi

“Një pjesë e LDK-së ka disponim për bashkëpunim me VV-në”, thotë Bytyqi
07/07/2026 - 21:34

Analisti politik Ardian Bytyqi ka deklaruar se brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) po vërehet një pjesë që është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, por sipas...

Më shumëDetails

Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend

Ekspertët: Rezultatet e Testit të Arritshmërisë pasqyrojnë të njëjtin trend
07/07/2026 - 21:16

Mbi 21 mijë nxënës iu nënshtruan këtë vit Testit të Arritshmërisë, ndërsa rezultatet e publikuara nga Ministria e Arsimit tregojnë një mesatare prej 48.35 për qind në nivel...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë