Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Adriatik Kelmendi viziton liderët e UÇK-së në Hagë, e cilëson gjykatën si të njëanshme

15/07/2022 - 17:24
në Kryesore, Lajme
A A
Adriatik Kelmendi viziton liderët e UÇK-së në Hagë, e cilëson gjykatën si të njëanshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi ka udhëtuar drejt Hagës për t’i vizituar Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin e Kadri Veselin.

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se kjo gjykatë është e njëanshme, se është bërë kundër një etnie, asaj shqiptare, dhe si e tillë është e paprecencë në analet e drejtësisë.

Ai tutje thotë se është krejtësisht joprofesionale që procedurat gjyqësore të zgjasin përtej çfarëdo afati ligjor dhe të bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e së cilës është themeluar dhe askush të mos thirret në përgjegjësi për këto lëshime.

“Gjithmonë jam angazhuar për viktimat dhe për drejtësinë. Vazhdoj të angazhohem për viktimat dhe për drejtësinë”, ka shkruar ndër të tjera Kelmendi.

Më poshtë mund të lexonin postimin e plotë të tij:

Në emër të drejtësisë!

Sapo përfundova vizitat te Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi në Hagë, ku e takova edhe Kadri Veselin.

Dy herë e kam intervistuar dhe kam dëgjuar argumentet e Presidentes së Dhomave të Specializuara, gjyqtares Ekaterina Trendafilova, me të cilën kemi dakorim edhe për një intervistë të tretë.

Disa herë i kam intervistuar dhe kam dëgjuar argumentet e avokatëve ndërkombëtarë dhe vendorë të të akuzuarve.

Vazhdoj ta mendoj, ta shkruaj dhe ta them me zë të lartë atë që ua kumtoj edhe diplomatëve të huaj dhe kujtdo që i intereson, se:

– Kjo gjykatë është e njëanshme se është bërë kundër një etnie, asaj shqiptare, dhe si e tillë është e paprecencë në analet e drejtësisë;

– Është nisur me një supozim për krime të caktuara si “trafikimi i organeve”, por ka përfunduar me aktakuzë krejt gjithpërfshirëse;

– Është e çuditshme se me krimet e supozuara të ndërlidhura me luftën janë marrë Gjykata e OKB-së në Hagë, gjykatat e UNMIK-ut, ato të EULEX-it, gjykatat vendore dhe gjykatat e Serbisë, por tash u desh të krijohet edhe një kreaturë hibride që fillon me diçka e trajton krejt tjetërçka;

– Është krejtësisht joprofesionale që procedurat gjyqësore të zgjasin përtej çfarëdo afati ligjor dhe të bien ndesh edhe me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e së cilës është themeluar dhe askush të mos thirret në përgjegjësi për këto lëshime;

– Dhe se, mbi të gjitha, gati 25 vjet pas fillimit të luftës, në procese gjyqësore janë disa shqiptarë që luftuan për t’u çliruar nga krimet e Millosheviqit, kurse Millosheviqi nuk u dënua kurrë dhe serbë të niveleve të larta nuk ka nëpër gjykata për krimet e shumë luftërave që kanë zhvilluar.

Gjithmonë jam angazhuar për viktimat dhe për drejtësinë. Vazhdoj të angazhohem për viktimat dhe për drejtësinë.

Por të gjithë e dimë se nganjëherë është një vijë shumë e hollë që ndan drejtësinë me padrejtësinë. Se duke mos pasur kujdes, mund të shkaktohen viktima të tjera.

E pastaj në vend të drejtësisë arrijmë – padrejtësinë!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë