Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmi i SPAK- Raiffeisen Bank i dha kredi anëtarit të grupit që groposnin miliona euro

19/08/2025 - 21:26
në Kryesore, Lajme
A A
Alarmi i SPAK- Raiffeisen Bank i dha kredi anëtarit të grupit që groposnin miliona euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, z. Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.

Deklarata e Dumanit (2024):

“Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri përfshin përdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane. Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t’i dhënë akses mafies ndërkombëtare që të integronte të ardhurat në sektorin bankar, përmes shtresëzimit të transfertave që do të kalonin nëpërmjet këtij biznesi.”

Një hetim i finalizuar pak ditë më parë me masa arresti dhe një njoftim zyrtar të SPAK për sekuestrimin e 17 tonëve kokainë dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar përfshirjen e Raiffeisen Bank.

Sipas dokumenteve të siguruara nga weblajm.com, rezulton se të gjitha aksionet dhe të drejtat pasurore që dispononte Fadil Balla, i janë kaluar Raiffeisen më datë 25 prill 2023. Ky transferim është bërë afro dy vite para goditjes dhe aksionit të SPAK, periudhë që përkon edhe me nisjen e hetimeve ndaj anëtarëve të grupit ku bënte pjesë Balla.

‘Depozitimi i marrveshjes siguruese Nr 1166 Rep, Nr 593/2 datë 25.04.2023, per krijimin e nje barre siguruese 100% te kapitalit qe zotëron Z. Fadil Balla ne shoqerinë “AMR” SHPK (barredhenes), ne favor te “RAIFFEISEN BANK” SHA.

Kalimi i aksioneve është kryer pasi Balla kishte marrë një kredi në Raiffeisen Bank dhe si garanci për shlyerjen e saj kishte lënë aksionet e tij në masën 100% të “Ajman Park”.

Kjo pasuri, që nga data 14 gusht, ka kaluar në administrimin e shtetit si pronë e sekuestruar, ndërsa banka që kishte dhënë kredinë është njoftuar për këtë veprim.

Burime pranë SPAK bënë me dije për weblajm.com se pjesë e hetimeve për pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës do të jetë edhe kontrata e kredisë së dhënë këtij biznesi nga Raiffeisen Bank.

Fadil, alias Julian Balla, është shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni. Prej vitesh ai njihej në Shqipëri si ish-president i klubit të futbollit “Erzeni”, si dhe si biznesmen e pronar i “AMR Ajman Park”.

JU REKOMANDOJMË

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm

Kompromisi i Kurtit, Ramadani: Reagimi i Bashkimit Evropian kundër PDK-së është jashtëzakonisht i çuditshëm
17/03/2026 - 22:00

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se reagimi i Bashkimit Evropian ndaj PDK-së është i çuditshëm, pasi kritikuan kompromisin e Albin Kurtin për Ligjin për...

Më shumëDetails

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)
17/03/2026 - 21:56

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosovë

Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosovë
17/03/2026 - 21:46

Me sloganin “Për Kosovën dhe Metohinë serbe” në Beograd më 17 mars u mbajt një protestë e organizuar nga 13 parti dhe lëvizje të së djathtës, përfshirë edhe...

Më shumëDetails

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri

Ky është mërgimtari nga Kosova që ndërroi jetë sot në Austri
17/03/2026 - 21:14

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar, pasi një qytetar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Austri. Viktima është Pajtim...

Më shumëDetails

Nesër përurohet stacioni modern i autobusëve në Skenderaj

Nesër përurohet stacioni modern i autobusëve në Skenderaj
17/03/2026 - 21:06

Skenderaj nga nesër do të bëhet me stacionin të autobusëve, i cili është ndërtuar me arkitekturë moderne. Përurimi i këtij projekti modern do të bëhet nesër nga ora...

Më shumëDetails

Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare
17/03/2026 - 21:03

Inspektorati Policor ka arrestuar një zyrtar policor dhe rekomanduar suspendimin e 4 zyrtarëve të tjerë, nën dyshimin për përvetësim në detyrë të 24 paketave me cigare në vlerë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë