Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LVV kthehet në koordinata të Kushtetutës, me Albulena Haxhiun e Donika Gërvallën rinis “përpjekja” e Albin Kurtit për konstituimin e Kuvendit

20/08/2025 - 15:25
në Kryesore, Lajme
A A
LVV kthehet në koordinata të Kushtetutës, me Albulena Haxhiun e Donika Gërvallën rinis “përpjekja” e Albin Kurtit për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lëvizja Vetëvendosje që u gjet se e shkeli Kushtetutën, sot u desh të hiqte dorë nga insistimi për ta bërë të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Partia e Albin Kurtit sot e zbatoi aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, por gjithsesi, duke propozuar për kryeparlamentare Albulena Haxhiun dhe Donika Gërvallën, që nuk arritën t’i merrnin 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

Pothuajse nga e para rinisi sot “përpjekja” për konstituimin e Kuvendit.

Kryesuesi i seancës konstituive, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, për të cilin Gjykata Kushtetuese tha se e ka shkelur Kushtetutën, u desh të hiqte dorë nga propozimi për ta bërë të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi Kushtetuesja ia bëri të qartë se si duhet të veprojë.

“Të nderuara deputete, të nderuar deputetë, të nderuar të pranishëm, të nderuar përfaqësues të ambasadave të akredituara në Prishtinë, konstatoj se në sallë jemi të pranishëm 116 deputetë. Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e filluar më 15 prill 2025, në vazhdimin e saj më 26 korrik 2025, është ndërprerë për shkak të caktimit të masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese deri në vendimin përfundimtar”, kështu e nisi kryesuesi fjalën e tij.

Tha se seanca konstituive po vazhdon “pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”. Tregoi se edhe atij, si të gjithë deputetëve, u ishte dorëzuar vendimi pasi ai u publikua të hënën.

“Bazuar në këtë aktgjykim, kryetari i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur. Votimi për kandidatin apo kandidaten e njëjtë mund të realizohet vetëm deri në 3 herë. Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të zgjedhen brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të aktgjykimit. Andaj procedojmë me rendin e ditës”, tregoi Dehari, pa e përmendur pikën ku thuhet se ai vetë s’e kishte zbatuar aktgjykimin paraprak dhe kishte vepruar në kundërshtim me Kushtetutën.

Pasi kryesuesi e ftoi grupin më të madh parlamentar që ta bënte propozimin, Glauk Konjufca doli në foltore për të thënë se emri i tyre mbetej i njëjtë – Albulena Haxhiu.

Ajo i mori vetëm 57 vota, 56 deputetë votuan kundër zgjedhjes së saj, ndërsa 3 abstenuan.

Dehari e vazhdoi seancën duke e ftuar sërish LVV-në ta bëjë propozimin.

Konjufca doli për herë të dytë në foltore në emër të grupit parlamentar, dhe këtë herë e propozoi Donika Gërvallën, ministren në detyrë të Punëve të Jashtme, për kryetare të Kuvendit.

“Mirë, atëherë kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje e propozon deputeten Donika Gërvalla për kryetare të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.

Me t’u përmendur emri i Gërvallës, në Kuvend u dëgjuan të qeshura.

“Mos qeshni, por ju lutem votojeni atë”, tha ish-kryetari i Kuvendit, por vetë atij iu qesh ndërsa e tha këtë.

Gjykata Kushtetuese vendosi së fundmi se deputetët nuk e kishin zbatuar aktgjykimin paraprak të 26 qershorit, sipas të cilit Kuvendi duhet të konstituohej deri më 26 korrik. Të gjitha seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe kohore u shpallën të pavlefshme.

Kushtetuesja, që është autoriteti përfundimtar në Kosovë për interpretimin e Kushtetutës, i tregoi LVV-së se ajo vazhdoi të bënte shkelje duke u përpjekur çdo dy ditë ta bënte të fshehtë votimin për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, pasi e propozuara e këtij subjekti politik, Albulena Haxhiu dështoi disa herë t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u bërë kryeparlamentare.

LVV-ja tani thotë se “Gjykata Kushtetuese e shkeli Kushtetutën”, pak javë pasi thonin se të tjerët që s’e interpretonin si ta, po e keqlexonin një aktgjykim paraprak të kësaj gjykate.

Megjithatë, partia e Albin Kurtit sot e zbatoi aktgjykimin.

Ashtu siç përcaktoi aktgjykimi, Dehari vazhdoi me pikën e tretë të rendit të ditës duke e ftuar grupin më të madh parlamentar që ta propozojë një emër për kryeparlamentar/e. Gjykata ka urdhëruar që kandidati apo kandidatja i/e propozuar duhet të votohet në mënyrë të hapur dhe emri i njëjtë mund të hedhet në votim vetëm deri në tri herë.

LVV-ja thoshte se të tjerët s’e kishin lexuar mirë aktgjykimin e mëhershëm

Ngërçin politik në Kuvend nuk e kishte zgjidhur aktgjykimi paraprak, i cili interpretohej në mënyra të ndryshme dhe që sipas ish-kryetarit i Gjykatës kushtetuese, Enver Hasani ishte “i ndrojtur dhe nuk i ka shkuar deri në fund zgjidhjes së ngërçit”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thoshte se PDK-ja dhe LDK-ja “e kanë keqlexuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht”, pas një takimi që e kishte pasur me kryetarët e të dyja partive më 28 qershor, pas shpalljes së aktgjykimit paraprak nga Kushtetuesja.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që komisioni për votim të fshehtë është antikushtetues dhe as që votimi i fshehtë është i tillë. Po ashtu Gjykata Kushtetuese nuk thotë askund që kryesuesi Avni Dehari ka bërë ndonjë shkelje”, thoshte ai.

Tani Kushtetuesja precizoi se Dehari ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk e ka zbatuar aktgjykimin paraprak, e urdhëroi atë që të vazhdojë me pikën e tretë të rendit të ditës, duke e ftuar grupin më të madh parlamentar që ta propozojë kandidatin/en për kryetar/e të Kuvendit, “përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”.

Deputetët u urdhëruan që të jenë të pranishëm dhe të votojnë për, kundër apo abstenim, si dhe që kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit të zgjidhen brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi. Ai hyri në fuqi të hënën, më 18 gusht.

JU REKOMANDOJMË

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit
07/07/2026 - 23:54

Ushtria amerikane ka nisur një seri sulmesh kundër Iranit, tha Komanda Qendrore e SHBA-së në një postim në X të martën, duke shtuar se sulmet ishin në përgjigje...

Më shumëDetails

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)
07/07/2026 - 23:09

Në autostradën "Ibrahim Rugova" sot në orët e pasdites ishte shkaktuar bllokadë total për rreth një orë pas djegies së një kamioni për transportimin e kafshëve, raporton Veriu.info....

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s

Haradinaj kritikon Kurtin: Ai sorollatet në Greqi, Kosova mungon në Samitin e NATO-s
07/07/2026 - 22:55

Daut Haradinaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke thënë se në kohën kur po mbahet Samiti i NATO-s në Ankara, Kosova po humb mundësi të rëndësishme...

Më shumëDetails

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet

SHBA’ja ia merr licencën e shitjes së naftës Iranit, rriten çmimet
07/07/2026 - 22:43

Shtetet e Bashkuara revokuan të martën licenën e përgjithshme që autorizonte shitjen e naftës iraniane, pasi një zyrtar amerikan paralajmëroi se veprimet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit...

Më shumëDetails

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’

Canaj kritika opozitës: ‘Opozita s’ka kaqik as dije’
07/07/2026 - 22:30

Analisti Blerim Canaj në ”Click” ka kritikuar opozitën, duke vlerësuar se asaj i mungojnë vizioni dhe kapaciteti për të ndërtuar një kauzë politike që do t’i ofronte alternativë...

Më shumëDetails

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit

Trajneri i Egjiptit: Nuk do ta shikoj më asnjë minutë të Botërorit
07/07/2026 - 22:15

Trajneri i Egjiptit, Hossam Hassan, ka reaguar ashpër pas humbjes ndaj Argjentinës në Kupën e Botës, duke pretenduar se skuadra e tij është trajtuar padrejtësisht. Në deklaratën e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kapet armatim në autobusin kosovar të Pranvera Travel në Hungari, arrestohet shoferi (Video/Foto)

    131 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë