Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

21/08/2025 - 16:20
në Lajme
A A
Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

As pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, deputetët nuk e konstituuan Kuvendin e Kosovës.

Në vazhdimin e seancës, më 20 gusht, dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla, nuk i morën 61 votat e nevojshme.

E lidhur me këtë çështje në një prononcim për GazetaBlic, ka reaguar ish-anëtari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ku thotë se veprimi i Shqipe Selimit ku nuk pati votë për Donika Gërvallën ishte një kopje e dobët e Rexhep Selimit.

Sipas Haradinajt, Shqipe Selimi lujati një rol të dobët njësoj si Rexhep Selimi që e luajti kur u largua nga partia e Ramush Haradinaj.

“Nuk kisha dasht me pa kurrë Shqipen në gjendje të tillë, sepse me gjithëatë kam mendu se ka një mendim më të thukët, më të mprehtë dhe ma konsistent me luftën dhe të drejtat por kam mendu që nuk don me u prononcu për hirë të atyre që mund ti llogariten si familjarë, qoftë mos pjesëmarrja në protesta, mos deklarimi, por meqensë dje dashti me u dallu nga partia e vet, unë mendoj se ajo e luajti një rol të dobët, kopje e dobët e Rexhep Selimit që e luajti dikur kur është largu nga partia e Ramush Haradinaj, kur Haradinaj ishte bashkuar me Ibrahim Rugoven”, tha ai.

Gjithashtu ai thotë se UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi dhe më e madhe se të gjithë në.

“Shqipe Selimi e zvogëloj diapazanin e së drejtës sepse e përcaktoj me familjar, UCK është më e madhe se Rexhepi, UCK është më e madhe se gjithë ne kopmlet në përgjithësi, sepse të gjithë ne edhe Rexhepi edhe ata që kanë vdek e kanë pranu që UCK është promotori i lirisë për të cilën ja ka vlejt me sakrifiku jetë”, shtoi ai.

Haradinaj shton se veprimi i Selimit është inati personal, ku shton se do dëshironte që Shqipen ta shihet më ndryshe sepse i ka vlerat e saj mirëpo me pjesëmarrjen në politik nuk po dinë ta ruajn pozicionin që i takon një patrioti.

“Tash te kjo është inati personal, që Rexhes i ka thënë kshtu atëherë ajo është dashtë që edhe Albulenen mos me votu se edhe ajo i ka thënë Kadrisë, e Kadri Veseli hic më pak se luftëtarë e as më shumë se Rexha nuk ka qenë, dhe pastaj i ka bashkëpartiakët dhe të tjerët aty në parlament. Tash për mua ka jep një orientim të ngushtë dhe për mua kisha pas dëshirë me pa Shqipen ndryshe sepse i ka vlerat e veta, ka luftu i ka dhënë vendit mirëpo ja nganjëherë kur rrasesh në politikë nuk dim ta ruajm atë pozicionin që i takon një patrioti apo luftëtari, për mua është e ulët”, u shpreh ai.

Sa i përket kandidimit të Donika Gërvallës, Haradinaj thotë se ia kanë bërë mirë, sepse ata e kanë ditë që ajo nuk fiton dhe tani është mirë që ajo e di se sa e vlerësojnë.

Për fund, Haradinaj thotë se familja është shumë më e vogël se Kosova dhe se atdheu, dhe në këtë rast Shqipe Selimi vendosi që bashkëshorti i saj të jetë mbi partinë e saj.

“Sa i përket donika gërvallës, unë mendoj se ia kanë bërë fort mirë, sepse e kanë ditë sigurt që ajo nuk fiton dhe është shumë mirë që Donika ta di se sa e vlerësojnë. Unë mendoj këtu që Shqipja ka qenë në koalicon dhe Donika e ka shajt luftën edhe ma herët e koalicioion po mundet me bo me ata. Për mua familja është shumë më e vogël se Kosova, shumë më e vogël se atdheu për mendimin tim, ajo ka zgjedh që Rexha me kanë mbi familjen mbi partinë e vet dhe i priftë e mbara”, përfundoi ai.

JU REKOMANDOJMË

“Rrezik që të kryejë krime”, Specialja i refuzon kërkesën Jakup Krasniqit që të lirohet për dy javë
Lajme

Krasniqi penalizohet për “veprimet” e Veselit? Vendimi i gjykatës ngjason me “copy-paste”

21/08/2025 - 21:17
“Prishtina nuk po funksionon”, Hajrulla Çeku tregon cilat janë tre shtyllat e programit të tij
Lajme

“Prishtina nuk po funksionon”, Hajrulla Çeku tregon cilat janë tre shtyllat e programit të tij

21/08/2025 - 21:04
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër-arrest për Kryeministrin izraelit Netanyahu dhe zyrtarët e Hamasit
Lajme

Netanyahu urdhëron negociata të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës në Gaza

21/08/2025 - 20:41
Alarm për mjet të dyshuar pranë Ambasadës Amerikane
Lajme

Ambasada amerikane: Ngërçi politik po i kushton Kosovës, udhëheqësit duhet ta prioritizojnë progresin dhe stabilitetin

21/08/2025 - 20:33
Haxhiu në linjë me bashkëshortin e saj për Srpska’n: Pjesëmarrja politike e mundur veç për subjektet që e respektojnë Kushtetutën
Lajme

Haxhiu në linjë me bashkëshortin e saj për Srpska’n: Pjesëmarrja politike e mundur veç për subjektet që e respektojnë Kushtetutën

21/08/2025 - 20:05
Kurteshi dhe Krasniqi bënë pak “spektakël”, zyrtari në KQZ që raportohet se është i afërt me VV’në, kishte rekomanduar certifikimin e Srpska’s
Lajme

Kurteshi dhe Krasniqi bënë pak “spektakël”, zyrtari në KQZ që raportohet se është i afërt me VV’në, kishte rekomanduar certifikimin e Srpska’s

21/08/2025 - 19:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    “A përqafoheni me ata që të quajtën i biri i shpijunit?”, Lladrovci godet ashpër Abelard Tahirin

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Haradinaj ia çel rrugën Kurtit për zhbllokim: Për 20 deputetë i ka votat e AAK-së

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Haradinaj: Shqipe Selimi luajti një rol të dobët, kopje e burrit të saj | UÇK-ja është më e madhe se Rexhep Selimi

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mosvotimi i Gërvallës: Bashkëshortja e Ejup Maqedoncit i del në mbrojtje Shqipe Selimit: Respekt, Shqipe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Aksidenti me fatalitet në Finlandë ku u përfshinë shqiptarët – Policia po dyshon se shoferi kosovar ishte në gjendje të dehur

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë