Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme

09/08/2026 - 19:33
në Lajme
A A
Islami: Paralajmërimet e Vuçiqit për devijimin e ujit nga Ujmani janë teknikisht të parealizueshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, i ka cilësuar si vazhdimësi të retorikës tensionuese deklaratat e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Islami ka thënë se Vuçiqi, i cili bart trashëgiminë politike të periudhës kur ishte ministër i Propagandës dhe Informacionit në kohën e regjimit të Slobodan Millosheviqit, po vazhdon me një qasje të tillë edhe në raport me Kosovën.

Sipas tij, pas lëvizjeve ushtarake pranë kufirit dhe incidenteve që kanë cenuar sigurinë, përfshirë sulmin në Banjskë dhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Ibër-Lepencit, fokusi i presionit tani është zhvendosur drejt Liqenit të Ujmanit.

“Deklarata e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili mban trashëgiminë politike si ish-ministër i propagandës dhe informacionit në periudhën e Millosheviqit, përbëjnë një vazhdimësi të retorikës tensionuese”, ka deklaruar Islami.

Ai i ka cilësuar si teknikisht të parealizueshme paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me qëllim që të vështirësohet jeta e qytetarëve.

Megjithatë, sipas Islamit, deklaratat e tilla përbëjnë përpjekje për të sfiduar autoritetin e institucioneve të Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e vendit.

“Paralajmërimet për devijimin e njëanshëm të rrjedhës së ujit, me synim vështirësimin e jetesës së qytetarëve, janë teknikisht të parealizueshme. Megjithatë, kjo qasje shpërfaq një përpjekje të hapur për të sfiduar autoritetin legjitim të Republikës së Kosovës dhe për të penguar zbatimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e saj”, ka thënë ai.

Eksperti i sigurisë ka theksuar se Kosova, sipas tij, nuk duhet të tolerojë kërcënime apo forma të presionit ndaj institucioneve dhe qytetarëve.

“Epoka e tolerimit të shantazheve dhe e kërcënimeve asimetrike ka përfunduar. Sundimi i ligjit dhe siguria kombëtare do të zbatohen me vendosmëri, ku çdo individ do të jetë i barabartë përpara drejtësisë”, ka deklaruar Islami.

Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për garantimin e stabilitetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

“Nuk do të lejohet asnjë status i privilegjuar për shkelësit e ligjit, ndërsa institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të garantojnë stabilitetin në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ka përfunduar Islami.

JU REKOMANDOJMË

“Jo në emrin tim”, Haziri thirrje protestuesve: Sonte edhe nën shi, bashkë për UÇK-në

“Jo në emrin tim”, Haziri thirrje protestuesve: Sonte edhe nën shi, bashkë për UÇK-në
25/09/2026 - 12:43

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve që sonte t’i bashkohen protestës, pavarësisht reshjeve të paralajmëruara. Haziri ka kërkuar...

Më shumëDetails

Kryesia e Kuvendit shqyrton kërkesën e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara

Kryesia e Kuvendit shqyrton kërkesën e PDK-së për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara
25/09/2026 - 12:36

Kryesia e Kuvendit ka nisur mbledhjen e parë për legjislaturën e 11-të, ku ndër çështjet që pritet të diskutohen është edhe kërkesa e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Më shumëDetails

Obiliqi shembull solidariteti: Kryetari Thaçi vendos mbështetje mujore prej 100 eurosh për fëmijët me nevoja të veçanta

Obiliqi shembull solidariteti: Kryetari Thaçi vendos mbështetje mujore prej 100 eurosh për fëmijët me nevoja të veçanta
25/09/2026 - 12:32

Komuna e Obiliqit që udhëheqet nga kryetari Halil Thaçi i VV-së ka vendosur t’iu del në krah fëmijëve më nevoja të veçanta, duke i përkrahur financiarisht me nga...

Më shumëDetails

Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg

Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
25/09/2026 - 12:31

Prokuroria e Specializuar e Hagës po kërkon rëndimin e rrethanave të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. ZPS, në dosjen e saj finale në rastin “12” për pengim të...

Më shumëDetails

Kuvendi i Komunal i Prishtinës miraton deklaratën “Jo në emrin tim”

Kuvendi i Komunal i Prishtinës miraton deklaratën “Jo në emrin tim”
25/09/2026 - 12:23

Me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar deklaratën “Jo në emrin tim”, përmes së cilës ka shprehur kundërshtimin ndaj vendimit...

Më shumëDetails

Mediat e kontrolluara nga Vuçiq shpërthejnë ndaj lojtarëve të Kosovës, kërkojnë përjashtimin nga “futbolli evropian”

Mediat e kontrolluara nga Vuçiq shpërthejnë ndaj lojtarëve të Kosovës, kërkojnë përjashtimin nga “futbolli evropian”
25/09/2026 - 12:09

Kombëtarja e Kosovës fitoi mbrëmë minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri| në Prishtinë ndaj Irlandës në kuadër të Ligës së Kombeve. Fitorja iu kushtua ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    180 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • A do të marrë pjesë në protestat kundër vendimit të Speciales? Kjo është përgjigjja e Kurtit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë