Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rrëfim ekskluziv nga dëshmitari për Sinisha Spasiqin, i dyshuar për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë

22/08/2025 - 01:59
në Kryesore, Lajme
A A
Rrëfim ekskluziv nga dëshmitari për Sinisha Spasiqin, i dyshuar për krime lufte në Reznik të Vushtrrisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

9 anëtarë të familjes Ujkani, në Reznik të Vushtrrisë, më 6 prill 1999 u masakruan e u dogjën nga forcat paramilitare, policore e ushtarake serbe. TV Dukagjini e sjell ekskluzivisht rrëfimin e dëshmitarit të kësaj masakre, i cili ka rrëfyer për serbin Sinisha Spasiq, rolin e tij në këtë masakër, dhe ditët kur e shihte të armatosur duke e vëzhguar të gjithë fshatin Reznik nga postblloku i kontrollit.

Në seancën ku ia caktuan 30 ditë paraburgim si i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë, erdhi e doli me duar të lidhura. Por gjatë luftës, Sinisha Spasiqin, banorët e Reznikut të Vushtrrisë e kujtojnë me revole në duar dhe të shoqëruar me paramilitarë e forca serbe.

“Spasiqin në këtë shtëpinë e Shaip Zenelit u kanë këtu punkti këtu, u kanë komandandir i paramilitarëve Spasiqi, atë e kam njohur qysh para luftës… qitu e kam pa shumë herë Spasiqin, edhe këtu ka nejt ai me paramilitarët. Atë ditë u dalë me ata paramilatarët me dy kerre prej këtu edhe Spasiqi… knej nuk e kam pa se nuk kam guxu me u afru, se mos po na vrasin…” , ka thënë dëshmitari i masakrës, Bilall Ujkani.

Bilall Ujkani do të bëhej dëshmitar i masakrës së familjes së tij, për të cilën dyshohet edhe Spasiqi.

Një ditë para masakrës, më 5 prill 1999, kushëririn Faikun, e kërcënuan me armë në kokë. Atë e detyruan të tregojë se ku i ka të afërmit.

Të nesërmen, më 6 prill, nisën britmat, ekzekutimet, filluan të shtënat, shtëpitë u dogjën.

Edhe Billalli pa e ditur se çka po ndodhte andej mureve, bashkë me gruan dhe djalin 9 vjeçar po e prisnin vdekjen.

“I tha çka po i bojna po i vrasim, ai tha jo njëherë edhe u nis këndej rreth 20 metra, ai po thotë mos luaj prej këtu se ju vrasim, ky u nis në drejtim të tij, ai vetëm kur njeriu nuk po u tuke vetëm kur e kam pa e ka qu automatin edhe ja ka dhanë një refall në dritare mbi kokë edhe tu kapën ata ndërmjet vete a e pe që gati më vrave mua edhe dulën te kamxhiku te kusherini…”, ka shtuar Ujkani.

E vetmja që mbijetoi nga shtëpitë e vëllezërve ishte Nazmie Ujkani, të cilës ia masakruan burrin, e vetë arriti të largohet.

Bashkë me të, me gruan dhe djalin e mitur, Bilalli tash 77 vjeçar, u kthye tek shtëpitë e vëllezërve.

“Kjo shtëpija e nipit, Ymer Ujkani, edhe jam hy por nuk kam mujt me pa asgjë të kallta krejt, kulmi ish ra, katër shpijave iu ka dalë flaka. Kam vazhdu te shpija dytë Muhamet Ujkani vëllai aty u kanë vëllai me gruan Fatimen edhe aty e kalltë. Jam shku te shtëpia e vëllait, Behxhetit, vëllai Behxheti edhe aty kurgjo nuk kemi mujt me pa. Gruan e ka pasur Nazmija ajo ka shpëtu. Pas kësaj kam shku tek shtepija e vëllait Fehmisë, aty nuk kam pa asgjë. Ishte Sofia, të dy ishin të vrarë e të djegur”, ka thënë Ujkani.

3 vëllezërit, nipin, dy gratë e vëllezërve i pa të vrarë e të djegur deri në asht, por për Bilallin tmerri nuk përfundoi me kaq. Serbët e ekzekutuan edhe kushëririn Faikin, nga i cili një ditë para masakrës, me dhunë kishin marrë informacione për kushërinjtë e tij, të cilët i paralajmëroi për rrezikun, por nuk shpëtuan.

“E kam gjetur Faikin të vrarë plumbin në ballë, shpija nuk ish kallë hiq, e kishin ujdis sikur kur fle”, ka shtuar Ujkani.

Tefik dhe Halide Ujkani, edhe këta kushërinj, u ekzekutuan disa metra më larg, vetëm për faktin se dyshohet që i kishin njohur serbët që i takuan në rrugë dhe u vranë për t’i zhdukur gjurmët e dëshmitarët e mundshëm.

Skena e krimit kishte mbetur e paprekur në qiell të hapur deri më 17 qershor. Atë ditë mbesa, Nedimja, u kthye, në shtëpinë ku ishte rritur, duke e kërkuar nënën e babën.

“Ata gjatë bisedës në mes vete i kam dëgju, që këtu është përdor diçka se këtu nuk mundet trupi i njeriut me u djeg në atë formë me u bë shkumë edhe mbetjet kanë qenë të pakta të tilla, prej secilës kuformë ne kemi arritur me thanë kështu, një palë grushta eshtra me i gjetë për me i dëshmu krejt. Njëjtë i ke gjetë edhe prindërit e tu? Njëjtë të dy prindërit e mi. Njëjtë prindërit e mi njëtjë axhallarët, pak diçka pjesën e kurrizit e ka pasur më të ruajtur djali i axhës, Ymer Ujkani”, ka thënë Nedime Ujkani.

Pak kocka nga ato çka kanë mbetur nga 9 anëtarët e familjes Ujkani, u varrosën më 23 qershor 1999.

Sinisha Spasiqi përpos për pjesëmarrjen në masakrën e Reznikut dyshohet edhe për dëmtim e plaçkitje, dhunë fizike e seksuale ndaj civilëve gjatë luftës në Vushtrri.

Për krime ndaj shqiptarëve në këtë zonë, përfshirë edhe Reznikun, aktakuzë është ngritur edhe ndaj serbit, Sllagjan Trajkoviq.

Në Reznik, Vërnicë dhe Shallc gjatë luftës janë vrarë e masakruar 21 civilë shqiptarë.

JU REKOMANDOJMË

Shpenzimet e VV-së për fushatë, Muharremi: Partia e ndihmave sociale paska shpenzuar mbi 4 milionë euro

Muharremi i ashpër me Kurtin: Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?
17/03/2026 - 10:49

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar shpenzimet e mëdha të VV-së për fushatë zgjedhore. Duke ironizuar, ai ka bërë me dije se VV-ja, e cila njihet si parti e...

Më shumëDetails

Konfirmohet aktakuza ndaj Rozeta Hajdarit, refuzohet kërkesa për hedhje

Pas PDK edhe AAK kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit
17/03/2026 - 10:20

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Rozeta Hajdarit. Në një aktvendim të nxjerrë të premten e javës së shkuar, më 13 mars, një trup gjykues...

Më shumëDetails

Bëhen “kërrsh” kunatat në Zubin Potok, ndërhyn policia

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
17/03/2026 - 10:06

Një incident fizik mes dy grave ka ndodhur pasditen e së hënës në fshatin Mala Jabuka të Zubin Potokut, duke përfunduar me ndërhyrjen e policisë. Ngjarja ka ndodhur...

Më shumëDetails

Dy javë para shtrenjtimit të rrymës – Paralajmërohen ditë të vështira për kosovarët me paga të ulëta dhe për bizneset

17/03/2026 - 09:45

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka paralajmëruar se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë mund të rritet deri në rreth 20 për qind nga 1 prilli 2026,...

Më shumëDetails

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë

U vetëdorëzua dhe e dorëzoi edhe armën, detaje mbi të dyshuarin për vrasjen në Gjakovë
17/03/2026 - 09:27

Policia e Kosovës është deklaruar edhe një herë në lidhje me vrasjen e rëndë që ndodhi dje në Gjakovë. Me këtë rast policia njoftoi edhe për dorëzimin e...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla reagon për herë të parë për fotografinë e Thaçit në mbeturina

Donika Gërvalla reagon për herë të parë për fotografinë e Thaçit në mbeturina
17/03/2026 - 08:58

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas publikimit të një fotografie të ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila po qarkullon në rrjete sociale dhe që e paraqet atë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Këta janë “të fortit” e Prizrenit që po kërkohen për fajde

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    198 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 50
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë