Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pa marrëveshje politike, sot tentativë tjetër për konstituimin e Kuvendit

22/08/2025 - 09:32
në Kryesore, Lajme
A A
Pa marrëveshje politike, sot tentativë tjetër për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot për të vazhduar seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri.

Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më pas Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit, por asnjëra prej tyre nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave për t’u zgjedhur.

Pas seancës, partitë politike iu kthyen akuzave ndaj njëra-tjetrës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e ka përsëritur qëndrimin se kjo parti nuk do të votojë për kryeparlamentar asnjë nga deputetët që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti.

“PDK siç ka thënë prej fillimit ne do të votojmë një kandidat të pranueshëm që nuk ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit. Nuk ka vota për Albulena Haxhiun. Nuk ka vota për askënd që ka qenë ministër. Unë emrat nuk ua imponojë Vetëvendosjes. Ta shohim çka sjellë seanca pasnesër.”, tha Krasniqi.

Ai tha se është e drejtë e Lëvizjes të propozoi këdo që do por do të ishte e drejtë që të propozohet dikush që mund të zgjidhet.

Krasniqi tha se ministrat e Kurtit “bashkërisht janë përgjegjës për degradimin dhe dëmtimin që i është bërë Kosovës”. Ai tha se LVV ka mjaftueshëm deputetë për të propozuar dhe nëse duan ta zgjedhin dikë nuk ka nevojë për taktizime.

Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie se ‘shumica nuk bëhet pa një marrëveshje politike’.

“Është e qartë se thelbi i problemit ka qenë te mungesa e shumicës. Përveç që kemi humbur plot 48 seanca rresht me shkelje Kushtetuese, në thelb të problemit kemi mungesën e shumicës, pra nuk ka numra. Partia që ka dalë e para, refuzon të bëj kompromis me partitë tjera që janë alternativë dhe rrjedhimisht kemi bllokadë.

LDK nuk është pjesë e ndonjë marrëveshje politike dhe nuk mbështet kandidat pa marrëveshje politike. Kemi humbur kohë shumë, kemi humbur ditë shumë”, tha Abdixhiku.

Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosja mund ta zhbllokojë procesin e konstituimit të Kuvendit.

Ai shtoi se sipas vlerësimit të AAK-së, rreth 20 deputetë të Vetëvendosjes do ta merrnin votën e AAK-së për postin e kryeparlamentarit.

“VV-ja i ka votat për kryetar Kuvendi. Sepse ne që kemi 5 vota të sigurta, plus ndonjë tjetër, sot do të votonim, ndoshta për 20 prej kandidaturave të VV-së. Pra i ka votat. VV-ja nuk i ka votat për qeveri, sepse për qeveri nuk votojmë, për Kurtin III jo. Kurti po do me shku në zgjedhje, por pa ardh në peshore. Nuk po don me u pa, duke mos i pas votat për ta bërë qeverinë. Ky është realiteti.

Në bindjen tonë si Aleancë janë rreth 20 njerëz të VV-së që ua qesim votën. Pra Kurti e ka votën për kryetar Kuvendi kur do, nesër”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Ndërkaq nga VV-ja akuzuan PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se po duan ta kthejnë në pushtet Listën Serbe.

E propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu tha se propozimi për Donika Gërvalla u bë pasi ajo është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas deputetes së VV-së, me dje konfirmua se problem s’ka qenë emri i saj, por vetë VV-ja.

“Propozimi i dytë i Vetëvendosjes ishte Donika Gërvalla dhe ne nuk e propozuam vetëm rastësisht. Donika Gërvalla së pari është gruaja e dytë më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe besoj që kjo duhet të këtë rëndësi për të gjithë, sepse janë votat e qytetarëve që kanë përcaktuar këtë rezultat. Është zëvendëskryeministre, është person jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse me Donikën ne kemi pasur një partneritet të shkëlqyer, një bashkëpunim tepër të mirë. Për ne kjo ka shumë rëndësi, siç e kanë përmendur edhe përfaqësuesit e Vetëvendosjes ne menduam se do të kalojë ky propozim. Mirëpo, ja që opozita nuk dëshiron që të ndryshojë qëndrimin. Besoj që kurdo që ndodhin zgjedhjet e jashtëzakonshme do ta marrin goditjen e qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

Më vonë reagoi edhe e propozuara tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Donika Gërvalla.

Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës.

“E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, ka shkruar Gërvalla.

Akuza pati edhe deputeti i VV-së, Hekuran Murati.

Murati tha se fakti që e sollën një emër të ri si propozim dhe nuk mori votat e mjaftueshme, dëshmon për taktikat bllokuese të partive ish opozitare ndaj institucionit të Kuvendit.

“Ne propozuam Haxhiun, thanë duhet ta ndërroni. Dhe deri më sot disa mund të kenë besuar që opozita e ka të sinqertë që nëse ndërrohet kandidati, mund të votohet Haxhiu. Por kur propozuam Gërvallën, ndodhi e njëjta gjë. Kjo është dëshmia më e mirë që kemi të bëjmë me taktika bllokuese ndaj institucionit të Kuvendit. Synimi i tyre është që ta kthejnë një qeverisje të vitit 2019, kur ka qenë edhe Lista Serbe. E shihni që koalicioni i tyre funksionon në mënyrë perfekte. Por populli i njeh dhe nuk ua ka dhënë votat”, tha Murati.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë