Kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, mbrëmë në një intervistë televizive ka shpalosur planet e tij për Prishtinën, nëse i fiton zgjedhjet lokale.
Pas kësaj interviste ka reaguar, gazetari Lirim Mehmetaj, duke thumbuar kandidatët e PDK-së dhe LDK-së, Uran Ismailin e Perparimin Ramën, duke thënë se duhet ta ndryshojnë strategjinë e fushatës zgjedhore, transmeton Veriu.info.
Postimi i Lirim Mehmetaj:
E degjova intervisten e Hajrullah Çekut ne Pressing.
Nese Uran Ismaili nuk i len urgjentisht tiktokat si Rasim Avdyli, e nese Perparim Rama nuk cohet prej gjumi me fillu fushaten, Çeku kish me i sakatu.
Qytetari i zakonshem, qe aktivizohet kryesisht ne fushate, e nuk ua di fort historine si ministra e ne pozita tjera, nga intervista e mbremshme, ka me pa Çekun si kandidatin me serioz per Prishtinen.