Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Reagime ndërkombëtare për shkak të moscertifikimit të Listës Srpska, BE e veçon Vetëvendosjen si nxitëse

23/08/2025 - 12:44
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtet për Serbinë/ A mund të anëtarësohet Serbia në BE pa njohjen e Kosovës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve s’e certifikoi Listën Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që mbështetet nga Beogradi, për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Të zëshëm kundër certifikimit të saj ishin anëtarët e Vetëvendosjes, të cilët votuan kundër, ndërsa ata të partive tjera abstenuan. E gjithë drama u bë megjithëse sipas të gjitha gjasave pritet që vendimi i KQZ-së të hidhet poshtë nga instanca tjera sikurse ndodhi me këtë parti në zgjedhjet e përgjithshme.

E Ngarkuara me Punë e ambasadës amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, shkoi në zyre te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak para mbledhjes së KQZ-së që në rend dite kishte edhe certifikimin e Listës Srpska për të paralajmëruar që të mos pengohej ky proces.

“Është shumë me rëndësi që serbët e Kosovës të përfshihen në këtë proces dhe jemi të shqetësuar për çdo tentim që limiton zgjedhjet e tyre. Ia kam bërë të qartë këto pika kryeministrit në detyrë dhe kam nënvizuar vëmendjen e SHBA-së për këtë çështje”, ka thënë Prattipati para gazetarëve pas takimit.

Me gjithë paralajmërimet amerikane, Kurti vazhdoi me planin e tij përmes Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit, anëtarë të Vetëvendosjes në KQZ, të cilët kundërshtuan certifikimin e kësaj partie duke thënë se ka eksponentë që janë pjesë edhe e strukturave paralele serbe, por e cilësuan këtë parti edhe si “dorë e zgjatur” e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë.

Si përfundim rekomandimi për certifikimin e Listës Serbe i mori vetëm 2 vota për, 2 kundër dhe 7 abstenime.

Kjo çoi në reagime ndërkombëtare që përkujtuan se aktet e tilla për përjashtim të komunitete të caktuara i minojnë parimet demokratike dhe dëmtojnë besimin në institucionet e vendit.

QUINT reagoi me një komunikatë të përbashkët që nxiti palët e prekura nga vendimi i KQZ-së t’i drejtohen organeve përkatëse për ankesa.

“Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, shprehin shqetësimin e tyre në lidhje me përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale më 12 tetor. Çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës”.

Në këtë reagim, ambasadat e vendeve perëndimore tha se presin që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike “të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive”.

“Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje strikte me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”.

Ndaj këtij zhvillimi në Prishtinë s’qëndroi heshtur as Bashkimi Europian, i cili tha se është për keqardhje qëndrimi i VV’së.

“BE-ja është e zhgënjyer për moscertifikimin e 2 partive politike serbe të Kosovës. Keqardhje për qëndrimin e mbajtur nga Vetëvendosja gjatë procesit të certifikimit”.

BE përkujtoi se karakteri gjithëpërfshirës i zgjedhjeve lokale të 12 tetorit është thelbësor për marrëdhënien e ardhshme midis Kosovës dhe Bashkimit Europian.

“Partive politike që kanë përmbushur kriteret ligjore duhet t’u lejohet të marrin pjesë në zgjedhje dhe përfaqësuesve të zgjedhur të marrin postet e tyre në të gjithë Kosovën, bazuar në një proces të lirë, të drejtë dhe gjithëpërfshirës”.

BE tha se pret që institucionet përgjegjëse të sigurojnë që i gjithë procesi i certifikimit, duke përfshirë edhe ankesat e mundshme, të kryhet plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe parimet e Sundimit të Ligjit.

“Çdo përjashtim i aktorëve politikë shkon kundër parimit themelor të pjesëmarrjes domethënëse demokratike të të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër zhvillimet”.

Kosova tërhoqi reagimet megjithëse njohësit e çështjes paralajmërojnë se PZAP-ja do të rrëzojë këtë vendim të KQZ-së, sipas të cilëve, ajo tejkaloi kompetencat meqë nuk ka bazë ligjore për të.

Eugen Cakolli nga KDI tha se situata ligjore për certifikimin e subjekteve politike “është shumë më e qartë se çdo britmë politike”.

“KQZ-ja, edhe një herë tjetër, në ndjekje të diskurseve partiake, e ktheu administrimin e zgjedhjeve në teatër politik. Vendimi i sotëm [së enjtes] për të mos certifikuar Listën Serbe nuk është gjë tjetër veçse një akt politik, i cili do të rrëzohet nga PZAP-ja. Me këtë hap, KQZ-ja ka tejkaluar kompetencat e saj dhe ka hyrë në fushë që i takon vetëm institucioneve të drejtësisë dhe të sigurisë”.

Cakolli tha se kushdo mund të mos pajtohet me qasjen politike të Listës Srpska dhe me rolin e saj, por për sa kohë që ligji është i qartë, çdo parti e regjistruar certifikohet automatikisht, përveçse kur nuk i plotëson kërkesat administrative.

Duke paralajmëruar për dëmin që i bëhet shtetit, ai shtoi se praktika gjyqësore ka qenë konsistente, me pothuajse çdo rast të tillë të mosmoscertifikimit, të ndryshuar nga PZAP-i ose Gjykata Supreme.

“Në fund të fundit, nëse KQZ-ja vazhdon të shfrytëzohet si fushëbetejë politike, kjo vetëm se i bën dëm Kosovës, duke e cenuar kredibilitetin e zgjedhjeve dhe duke i dhënë armë propagandës së Beogradit në arenën ndërkombëtare”.

Lista Srpska tashmë ka dorëzuar në PZAP ankesën për moscertifikimin e saj nga KQZ-ja.

Kreu i saj, Zllatan Elek, akuzoi kryeministrin në detyrë se me moscertifimin e Listës Srpska, Kurti “dëshiron ta ndajë trupin politik serb”.

Edhe për zgjedhjet parlamentare të shkurtit, KQZ s’e kishte certifikuar fillimisht Listën Srpska, por më pas PZAP kishte vendosur për të kundërtën.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë