Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gërvalla paralajmëron kthimin në Kosovë të këtyre diplomatëve

10/01/2022 - 08:14
në Kryesore, Lajme
A A
Gërvalla paralajmëron kthimin në Kosovë të këtyre diplomatëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka paralajmëruar shfuqizim të disa vendimeve të jashtëligjshme, për siç ka thënë ajo, ta kthejnë ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në MPJD.

Gërvalla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kanë gjetur shkelje të shumta ligjore të cilat janë bërë viteve të fundit.

“Kemi analizuar shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit. Në vijim do të shfuqizojmë një nga një të gjitha vendimet e jashtëligjshme, duke kthyer kështu më në fund ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion.

Do të hapim konkurse të reja, të bazuara në kritere transparente profesionale për ta pasuruar MPJD-në me diplomatë të kualifikuar mirë, në mënyrë që të krijojmë një ekip profesional solid dhe premtues për të ardhmen e diplomacisë sonë. Në bashkëbisedim me profesionistë të mirëfilltë brenda dhe jashtë vendit, do të vazhdojmë të ridefinojmë kriteret profesionale për kualifikim dhe për emërim dhe nuk do të punësojmë persona që nuk plotësojnë standardet bazë të nevojshme për t’i shërbyer vendit tonë jashtë apo brenda. Dhënien e gradave do ta vendosim në binarë ligjorë duke shpërblyer punën dhe profesionalizmin, e jo përkatësinë partiake, klanore apo familjare”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo tutje ka shtuar se në vazhdimësi Ministria që ajo udhëheqë dhe vetë ajo janë përballur me shumë kritika.

Gërvalla ka shtuar se stuhia e pafund e ankesave do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Pasi sipas saj, të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat e Kosovës jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë.

“Të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë. Pas gjithë atyre viteve pa ligjshmëri, ligjin do të zbatohet përfundimisht edhe në këtë fushë. Por shteti ligjor është shtet ligjor dhe jo shtet i nepotizmit, i privilegjeve të pafundme dhe i tradhtisë ndaj taksapaguesve dhe djersës së tyre”, ka shkruar ministrja.

Postimi i plotë:

Të dashur miq

Pas një faze shumë intensive të identifikimit jo vetëm të dobësive, por edhe potencialit për reformë brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tani kemi hyrë në fazën finale të fuzionimit të ish-Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ish-Ministrisë së Diasporës, fuzionim ky që ka dështuar ta kompletojë qeveria gjatë mandatit të kaluar.
Në kuadër të riorganizimit të MPJD-së ndodhemi në prag të implemetimit të rregullores së re të brendshme, e cila do të mundësojë një funksionim më të mirë dhe më efektiv të këtij institucioni. Ndihem shumë krenare me të gjithë ata zyrtarë të shumtë, brenda dy ministrive dhe jashtë nëpër misione diplomatike, të cilët me përkushtimin, pasionin dhe zellin e tyre, me integritet personal dhe profesionalizëm punojnë shumë çdo ditë për të forcuar pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Pa ta e gjithë kjo punë kolosale nuk do të kishte qenë e mundur.

Kemi analizuar shkeljet e shumta ligjore të viteve të fundit. Në vijim do të shfuqizojmë një nga një të gjitha vendimet e jashtëligjshme, duke kthyer kështu më në fund ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion.

Do të hapim konkurse të reja, të bazuara në kritere transparente profesionale për ta pasuruar MPJD-në me diplomatë të kualifikuar mirë, në mënyrë që të krijojmë një ekip profesional solid dhe premtues për të ardhmen e diplomacisë sonë. Në bashkëbisedim me profesionistë të mirëfilltë brenda dhe jashtë vendit, do të vazhdojmë të ridefinojmë kriteret profesionale për kualifikim dhe për emërim dhe nuk do të punësojmë persona që nuk plotësojnë standardet bazë të nevojshme për t’i shërbyer vendit tonë jashtë apo brenda.

Dhënien e gradave do ta vendosim në binarë ligjorë duke shpërblyer punën dhe profesionalizmin, e jo përkatësinë partiake, klanore apo familjare. Kemi audituar ndërkohë sektorët e ndryshëm të ministrisë dhe tani jemi në fazën e implementimit të rekomandimeve të auditorit. Auditime të tjera të rëndësishme do të vijojnë. Kështu kemi funksionalizuar zyrën e personelit, kemi ndalur shkeljet gjatë emërimeve, shpërdorimin e parasë publike dhe kontratat e tenderët e pakuptimtë. Kemi ndalur po ashtu edhe udhëtimet e panevojshme duke implementuar mekanizma rigoroze të kontrollit.

A jemi perfekt në punën dhe rezultatet tona? Sigurisht që jo.

Por ajo që me siguri do të vazhdojmë të bëjmë është, të vazhdojmë të punojmë fort për të arritur ristrukturimin e diplomacisë sonë dhe të MPJD-së, në mënyrë që të kemi një politikë të jashtme larg më efektive se gjatë viteve të fundit.

Miq të dashur,

të gjitha këto masa nuk kam pritur të kalojnë pa debate dhe përpjekje për ta skandalizuar vendosjen e ligjshmërisë në MPJD.

Gjatë ditëve, javëve dhe muajve të fundit vështirë t’iu shpëtosh „lajmeve“ të ndryshme rreth „bëmave“ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe sidomos ndaj meje si drejtuese e këtij institucioni. Të krijohet përshtypja sikur këta zëra dje kanë ardhur nga një planet tjetër dhe prandaj habiten me realitetin e trashëguar brenda institucioneve të Kosovës. “Shkelës të ligjit”, “anti-UÇK”, “tejmase agresivë ndaj Rusisë”, “jo mjaftueshëm konstruktivë ndaj Serbisë”, “jo të bindur sa duhet ndaj ndërkombëtarëve”, “qeveri praktikantësh” janë vetëm disa nga etiketimet.

Të mos flasim për „skandalet dramatike“ në Twitter, këpucët, frizura. Shtojini këtyre edhe kërcënimet, sharjet banale, shantazhet e ulëta dhe fyerjet jo vetëm ndaj MPJD-së dhe atëherë përafërsisht mund ta shihni fushëbetejën e një strategjie për të ngadalësuar ose madje edhe ndalur përfundimisht qeverinë në reformimin e domosdoshëm të institucioneve, në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe hijeve të shëmtuara të së shkuarës.

Kritika ndaj qeverisë dhe veprimeve të saj, ndaj gabimeve apo dështimeve të saj është thelbësore dhe e domosdoshme për çdo demokraci të vërtetë. Kritika e mirëfilltë, sado e ashpër apo agresive të jetë, në radhë të parë bazohet në fakte dhe në të vërtetën. Fushatat me lajme tërësisht të rreme, në fund të fundit, më shumë sesa sulm ndaj individëve të caktuar janë sulm frontal kundër së vërtetës dhe faktit. Dhe nëse e vërteta në vetvete është nën sulm, atëherë beteja për mbrojtjen e saj merr një dimension të ri. Sulmet e përziera me gënjeshtra të kulluara nuk është se janë dukuri e shpikur në Kosovë. “Fake Neës” janë kthyer në rrezik serioz, madje edhe për demokraci më të qendrueshme dhe më të dëshmuara se e jona. Përgjegjësi e një qeverie është jo vetëm që të kujdeset për hartimin dhe zbatimin e politikave të veta. Shumë më i rëndësishëm është roli i saj si garantuese e lirisë dhe demokracisë së qytetarëve të saj. Dhe prandaj mbrojtja e vendit nga sulmi ndaj së vërtetës dhe faktit, nga jashtë apo nga brenda, është një detyrim kyç.

Nuk është hera e parë që dëshmojmë vendosmërinë tonë të sprovuar në kohët më të errëta të pushtimit serb dhe në epokën e mbajtjes peng nga bandat e korruptuara dhe elitat e korruptuara politike.

Në anën tjetër, asgjë nuk ka të papritur në qasjen e atyre që po humbasin jo vetëm privilegjet dhe paratë, por që po e shohin çdo ditë e më tepër që kontrolli i tyre në vendin tonë po dobësohet dita-ditës.

Edhe më shumë ankesa dhe klithma do të mund dëgjoni gjatë javëve të ardhshme, atëherë kur në kuadër të strukturës së re të një ministrie moderne dhe efektive të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, do të hyjmë në fazën e verifikimit të kompetecës, në implementimin e plotë të kritereve profesionale dhe transparencës tek të gjitha postet drejtuese brenda kësaj ministrie.
Stuhia e pafund e ankesave do të vazhdojë edhe në javët në vijim. Të gjithë ata që janë dërguar në ambasadat dhe konsullatat tona jashtë vendit në kundërshtim me ligjin ose që nuk i kanë përmbushur pritjet elementare të një diplomati, do të kthehen gradualisht në Prishtinë. Pas gjithë atyre viteve pa ligjshmëri, ligjin do të zbatohet përfundimisht edhe në këtë fushë. Por shteti ligjor është shtet ligjor dhe jo shtet i nepotizmit, i privilegjeve të pafundme dhe i tradhtisë ndaj taksapaguesve dhe djersës së tyre. Pra, nga cilësia e karakterit bazë njerëzor dhe profesionalizmi, nga dija dhe zelli do të varet se a do ta gëzojë dikush privilegjin ta përfaqësojë vendin tonë krenar.

Zyrtarët e Kosovës në ambasada, konsullata dhe në ministri në fund të fund shef e kanë ligjin dhe sovranin, pra qytetarin e Republikës së Kosovës, atë që jeton brenda por edhe jashtë vendit. Kush nuk e kupton këtë parim bazë, kush nuk e kupton që është privilegj i jashtëzakonshëm të shërbesh, nuk meriton të shërbejë në misionet e tona diplomatike.
Ja një shembull:

Dikush vjen një ditë tek unë në zyrë dhe ankohet për kërkesën time për të ndaluar praktikën e udhëtimeve të pakuptimta dhe të shtrenjta jashtë vendit, të cilat nuk i shërbejnë synimeve as të diplomacisë dhe as të politikës së jashtme, por thjesht organizohen për shkak të mëditjeve që merren. Gjatë bisedës e kupton që kredia personale që ky person e kishte marrë në bankë ishte gati dyfish më e lartë se rroga e tij dhe ishte paguar në të kaluarën duke llogaritur në mëditje. Ti pyet veten se çfarë nuk shkon me këta njerëz që presin që taksapaguesi jo vetëm të paguajë për fluturime dhe akomodime të kushtueshme dhe të shtrenjta – por edhe për banesat e tyre private.

Një matje e efektivitetit të punës në MPJD tregon se ka shumë hapësirë për përmirësim. Praktika e deritanishme e mosrespektimit të orarit i dëmton financat publike, por njëkohësisht dëmton edhe të gjithë ata kolegë në MPJD, të cilët jo rrallë punojnë jo vetëm gjatë orarit të rregullt, por edhe deri në 12 orë në ditë për të kompensuar mospunën e disave.
Sigurisht që ata, të cilët për herë të parë pas shumë vitesh do të detyrohen ose të punojnë si gjithë të tjerët, ose të largohen, nuk janë të lumtur me ndryshimet që kanë ndodhur. Kosova dhe qeveria e saj përballen me rezistencën e atyre që ende mendojnë se nuk është privilegj të punosh për vendin tonë krenar.

Por ndryshimi në Kosovë, edhe pse diku diku ende i ngadalshëm, tashmë është i pandalshëm. Gabon kush dyshon në vendosmërinë tonë për ta mundur të keqen dhe për ta ndërtuar të ardhmen duke i shërbyer Republikës sonë krenare dhe qytetarëve të saj. Për të realizuar premtimin që dhamë dhe për të cilin u zgjodhëm. Kësaj rruge i kemi hyrë së bashku dhe nuk do të lëkundemi. As qeveria dhe as qytetarët.

JU REKOMANDOJMË

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit

Haradinaj: Mbiemri ynë po ndërlidhet me vrasjen e Zekajt sepse s’iu nënshtruam regjimit të Kurtit
28/10/2026 - 13:28

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se mbiemri i familjes Haradinaj në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, po përdoret pasi Aleanca nuk i është nënshtruar regjimit...

Më shumëDetails

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar

Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, 5 të lënduar
28/10/2026 - 13:18

Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni. Siç e ka konfirmuar Policia, nga shembja janë lënduar...

Më shumëDetails

Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Deklarimi i Jeton Sylajt para Gjykatës: Ndiej keqardhje për këtë çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj
28/10/2026 - 13:07

Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sylaj është...

Më shumëDetails

Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme

Këto janë vendimet e Qeverisë në mbledhjen e sotme
28/10/2026 - 12:39

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e drejtësisë, raporte për mjedisin...

Më shumëDetails

Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare

Pushteti pakicë në Kuvend Komunal të Mitrovicës, por 3 asamblistë të PDK-së po e sabotojnë krijimin e shumicës opozitare
28/10/2026 - 12:32

Qeverisja komunale e Mitrovicës që udhëheqet nga kryetari Faton Peci, nuk e ka shumicën në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, pasi që VV dhe GUXO kanë vetëm 11 asamblistë...

Më shumëDetails

Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie

Procesohen pagesat për përfituesit e kësaj kategorie
28/10/2026 - 12:25

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se sot janë procesuar pagesat e asistencës sociale për muajin tetor . Lajmi është bërë i ditur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    Tragjedi: Burri vret gruan me armë, pastaj vetën

    220 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Ky është gjyqtari që caktoi distancën prej vetëm dy metrash për Arlinda Zekajn, që sot nuk jeton më – kaq paguhet nga shteti

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ky është punëtori që vdiq sot në vendin e punës në Dubravë, është nga ky fshat i Skenderajt (Emri dhe mbiemri)

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ish-zyrtarja shtetërore ndan një histori për publikun: Kam vendosur të flas, bëhet fjalë për një kryeshef…

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Pamje/Momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë