Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni.
Siç e ka konfirmuar Policia, nga shembja janë lënduar pesë persona.
“Më 28.10.2026, rreth orës 12:30, Policia ka pranuar informacion nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren se aty ndodheshin disa persona të lënduar në vendin e punës.
Njësitet policore kanë dalë në spital, ku kanë marrë informacion se në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren ishte shembur një pllakë betoni, si pasojë e së cilës të paktën pesë punëtorë kishin pësuar lëndime të lehta.
Sipas informacioneve fillestare, pas trajtimit mjekësor, të gjithë të lënduarit, me përjashtim të njërit, janë liruar nga spitali.
Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti”, ka njoftuar Policia.
















