Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

PDK-ja mohon se nuk e mbajti fjalën për kryeparlamentarin: Na u mohua kërkesa për konsultim 10-minutësh

24/08/2025 - 18:01
në Kryesore, Lajme
A A
PDK-ja mohon se nuk e mbajti fjalën për kryeparlamentarin: Na u mohua kërkesa për konsultim 10-minutësh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koalicioni Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk arriti as sot të sigurojë shumicën e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ndërsa refuzimi i një pauze dhjetëminutëshe nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, rezultoi të ishte përcaktues – nga ajo çka kreu i PDK-së la të nënkuptohej – për fatin e kryetarit të ri të Kuvendit.

Në seancë, kandidati Hekuran Murati, i propozuar edhe seancën e kaluar, mori 55 vota pro, 46 kundër dhe 5 abstenime, rezultat i pamjaftueshëm për të marrë postin e kryeparlamentarit. Ish-ministri i Financave dështoi kështu për herë të dytë brenda pak ditësh.

Koalicioni u riorientua më pas te një emër i ri, ish-ministrja dhe deputetja Arbërie Nagavci, por edhe ajo u ndal në vetëm 55 votash pro.

Lëvizja e tretë – kandidatura e Dimal Bashës, e propozuar nga Nagavci – gjithashtu përfundoi pa sukses. Dështimi i Bashës, i cili nuk ishte funksion ekzekutiv në qeverinë Kurti 2, shkaktoi reagime të ndryshme në opinion.

Partia Demokratike e Kosovës u akuzua se nuk mbajti fjalën se deputetët e kësaj partie do të votojnë për kandidatin e VV-së për kryetar kuvendi vetëm ai apo ajo nuk ka qenë ministër apo ministre e Qeverisë Kurti.

Por, kjo parti e arsyetoi abstenimin ndaj Bashës me refuzimin e kërkesës për një pauzë 10‑minutëshe konsultimi nga kryesuesi Avni Dehari.

Sipas kryetarit Memli Krasniqi, kërkesa u shpërfill nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari. “Abelard Tahiri kërkoi një pauzë 10 minutëshe nga kryesuesi i seancës para se të ndodhte ky votim, por edhe këtë herë u injoruam. U munduam ta kemi edhe miratimin e kësaj kërkese, ai e shpërfilli duke mos na e mundësuar fare”.

”Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket deputetëve këta janë njerëz që kanë zgjedhë Albin Kurti. 10 minuta mos me t’i miratu së pari është disrespekt”.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, akuzoi Deharin për “arbitraritet” dhe “mungesë respekti institucional”.

Ajo publikoi edhe një video, ku thotë se vërtetohet jo vetëm që kryesuesi e ka dëgjuar kërkesën, por edhe përdorimi i një gjuhe të papranueshme ndaj deputetes së re, Sala Jashari. “Veç rri ti, veç rri. Edhe unë po i dëgjoj, sikur ti që i dëgjon,” dëgjohet Dehari në videon e shpërndarë nga Çitaku.

“Kryesuesi i Kuvendit, ashtu siç ka vepruar tash e gati pesë muaj, edhe sot udhëhoqi me arbitraritet – duke na e mohuar kërkesën krejtësisht legjitime për një konsultim 10-minutësh, para votimit për deputetin Dimal Basha – i cili edhe vetë dukej i befasuar nga ky propozim. Si pasojë, ne nuk votuam kundër, por abstenuam.” – shkroi ndër të tjera Çitaku.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ruajti qëndrimin. Deputeti Besian Mustafa rikujtoi se “qëndrimi i LDK-së ka qenë dhe mbetet konsistent”: partia nuk do të mbështesë asnjë kandidat të ndonjë subjekti tjetër në mungesë të një marrëveshjeje politike paraprake.

Një gjë të tillë e rikonfirmoi edhe kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, i cili tha se se partia e tij ka qëndruar në të njëjtin kurs politik prej fillimit, duke e bazuar çdo vendim mbi parime e konsistencë.

“Qëndrimet e LDK-së janë parimore dhe konsistente që nga dita e parë. Sepse janë të tilla, edhe po qëndrojnë mbi lojërat patetike politike. Pa marrëveshje nuk mund të ketë shumicë. Pa marrëveshje nuk mund të ketë votë – për askend dhe asnjërin! Marrëveshje uniteti ofruam, nuk e deshën. Tani le të bartin përgjegjësinë e bllokimit. Jemi të bindur gjithsesi, se duke sharë e ofenduar në vazhdimësi, nuk do të ndryshojnë mendimin e asnjërit.” – shkroi ai.

JU REKOMANDOJMË

Publikohen çmimet tavan të derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve, kaq kushton sot nafta
08/07/2026 - 10:29

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar çmimet tavan për derivate për sot. MINT njofton nafta do jetë me çmim 1.43 euro për litër. Benzina 1.36...

Më shumëDetails

Bajram Begaj i bie nëpër Kosovë, Policia njofton se në disa rrugë trafiku do të ndërpritet përkohësisht

Bajram Begaj i bie nëpër Kosovë, Policia njofton se në disa rrugë trafiku do të ndërpritet përkohësisht
08/07/2026 - 10:16

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot do të ndërmerren masa të veçanta sigurie me rastin e kalimit transit nëpër Kosovë të presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj. Sipas...

Më shumëDetails

CNN: Trump u këshillua me bashkëpunëtorët e tij në Turqi para se të urdhëronte sulmet ndaj Iranit

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
08/07/2026 - 10:11

Presidenti amerikan Donald Trump kaloi një pjesë të kohës së tij në Turqi të martën duke u këshilluar me bashkëpunëtorët e tij më të lartë lidhur me një...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
08/07/2026 - 09:45

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja ndaj Iranit, në kundërpërgjigje të sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së...

Më shumëDetails

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit
08/07/2026 - 09:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”....

Më shumëDetails

Hoxha: Nuk do të japim votë blanko për president, nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit

Hoxha: Nuk do të japim votë blanko për president, nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit
08/07/2026 - 09:18

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti nuk do të japë votë pa kushte për cilindo kandidat që mund...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë