Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila: Lista Serbe ka qëndrimet e njëjta me të PDK-së dhe LDK-së

24/08/2025 - 19:50
në Kryesore, Lajme
A A
Kusari: S’ka argument që mund të përdoret për parandalimin e hapjes së Urës së Ibrit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mimoza Kusari-Lila e Vetëvendosjes thotë se Lista Serbe ka të njëjtat qëndrimet me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për më tepër, Kusari-Lila kërkon “sa më parë zgjedhje të reja”.

“Nuk ka më legjitimitet dhe as vullnet politik për të vazhduar me këtë strukturë të Kuvendit. Zgjedhje sa më parë, për zgjidhje më të mirë, për demokraci funksionale!”, tha Kusari-Lila.

Postimi i plotë:

Situata e sotme në Kuvendin e Kosovës nuk ishte asgjë e re, përveç përsëritjes së qëllimit të opozitës së deritashme: mbajtja e bllokadës në Kuvendin e Kosovës.

Asnjë nga deklaratat e tyre publike nuk u respektua:

LDK që në fillim të prillit, deklaroi se nuk do ta bllokojë konstituimin e Kuvendit, por po bën të kundërtën.
PDK deklaroi se do të votojë këdo nga deputetët e zgjedhur që nuk ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar, por sot dëshmoi të kundërtën.
Lista Serbe, që nga fillimi, ka mbajtur të njëjtin qëndrim me dy të parat.
E ndërkohë, prapë përmendet Gjykata Kushtetuese për zgjidhje pas 30 ditëshit.

Gjykata, Prokuroria – këto janë kryefjala e secilës deklaratë të eksponentëve të opozitës. Ajo që nuk u fitua përmes procesit të vetëm legjitim të demokracisë – zgjedhjeve – po tentohet të fitohet në sallat e gjykatës dhe me vendimet e Prokurorisë, sidomos asaj speciale.

Prandaj, është urgjente gjetja e zgjidhjes për të shpallur zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale. Demokracia buron nga vullneti i sovranit. E kur ky vullnet nuk respektohet, ai duhet të rikonfirmohet.

Nuk ka më legjitimitet dhe as vullnet politik për të vazhduar me këtë strukturë të Kuvendit. Zgjedhje sa më parë, për zgjidhje më të mirë, për demokraci funksionale!

JU REKOMANDOJMË

CNN: Trump u këshillua me bashkëpunëtorët e tij në Turqi para se të urdhëronte sulmet ndaj Iranit

Trump: Iranianët e rrëzuan helikopterin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit
08/07/2026 - 10:11

Presidenti amerikan Donald Trump kaloi një pjesë të kohës së tij në Turqi të martën duke u këshilluar me bashkëpunëtorët e tij më të lartë lidhur me një...

Më shumëDetails

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të reja të SHBA’së ndaj Iranit dhe rivendosjes së sanksioneve

Ministria publikon çmimet tavan të derivateve- kaq do shitet sot nafta në Kosovë
08/07/2026 - 09:45

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm pasi Shtetet e Bashkuara kryen sulme të reja ndaj Iranit, në kundërpërgjigje të sulmeve të tij ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së...

Më shumëDetails

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit

Rutte mbështet sulmet e SHBA ndaj Iranit
08/07/2026 - 09:27

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka mbështetur sulmet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj objektivave ushtarake iraniane, duke i cilësuar ato si “absolutisht të nevojshme”....

Më shumëDetails

Hoxha: Nuk do të japim votë blanko për president, nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit

Hoxha: Nuk do të japim votë blanko për president, nuk jemi makina të lëvizjeve të dorës së dëshirave të Kurtit
08/07/2026 - 09:18

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka deklaruar se kjo parti nuk do të japë votë pa kushte për cilindo kandidat që mund...

Më shumëDetails

Irani thotë se ka sulmuar bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt

Irani thotë se ka sulmuar bazat amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt
08/07/2026 - 09:08

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se kanë goditur objekte ushtarake amerikane në Bahrejn dhe Kuvajt, si kundërpërgjigje ndaj valës së fundit të sulmeve ushtarake...

Më shumëDetails

Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla

Gjetja e zollave në Mitrovicë, Sveçla thotë se ka “gisht” Beogradi
08/07/2026 - 08:55

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur në rrjete sociale ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Sipas raportit 24...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    SPAK godet biznesin në Prishtinë, pronari dyshohet se pastroi 600 mijë € me tokën e blerë nga Raiffeisen Bank

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Ambasadori i Kosovës në Gjermani jep një “lajm të jashtëzakonshëm”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Dosja e kontrabandës me naftë- Zbulohet se çfarë gjeti prokuroria në lokacionet e bizneseve të familjes Mazrek në Mamushë

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë