Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Policia e ndalon një tentim kontrabande me migrantë, po barteshin me autobus të linjës Mitrovicë-Beograd

25/08/2025 - 09:24
në Lajme
A A
Policia e ndalon një tentim kontrabande me migrantë, po barteshin me autobus të linjës Mitrovicë-Beograd
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës e ka ndaluar një kontrabandë me migrantë të paligjshëm.

Ata ishin duke u bartuar me autobus të linjës Mitrovicë-Beograd.

Bëhet fjalë për 5 shtetas palestinez, 6 nga Bangladeshi e 7 egjiptianë.

Postimi:

Tentim kontrabande me migrantë të paligjshëm, parandalohet nga Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH), Departamenti i Kufirit, më datë 24.08.2025, ka ndërmarrë një veprim të suksesshëm operativ në pikën e kontrollit afër pikëkalimit kufitar Kosovë–Serbi (Jarinjë), ku është ndaluar një autobus me targa (NP), i linjës Mitrovicë–Beograd.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, është konstatuar se në katin e parë të autobusit ndodheshin 8 udhëtarë të rregullt të regjistruar në listën zyrtare, ndërsa në katin e dytë u gjetën 18 shtetas të huaj, të paregjistruar dhe pa të drejtë hyrjeje apo kalimi në territorin e Republikës së Kosovës.

Hetimet e para dhe intervistat me personat përgjegjës tregojnë një përpjekje të qëllimshme për kontrabandim të migrantëve. Pronari i kompanisë, G. A., dhe shoferi B. D., kanë tentuar të shmangin përgjegjësinë, por provat dhe verifikimet tregojnë përfshirje direkte në organizimin e transportit të migrantëve në mënyrë të paligjshme.

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se:

· 5 shtetas palestinez kishin hyrë në Kosovë me pasaporta jordaneze përmes Aeroportit të Prishtinës më 23.08.2025.

· 6 shtetas nga Bangladeshi posedonin viza pune, por ishin subjekt i vendimeve për largim nga Kosova.

· 7 shtetas egjiptian kishin hyrë në Kosovë përmes Shqipërisë dhe synonin kalimin në Serbi dhe më tej drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Te dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe janë dërguar në mbajtje.

Viktimat janë trajtuar sipas procedurave ligjore nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër migrimit të paligjshëm, kontrabandës me njerëz dhe çdo veprimtarie që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues.

JU REKOMANDOJMË

“Jo me e kap burrin për dore e me shku në sfilata”, Artan Behrami thotë se Presidentja duhet të reagojë ndaj bojkotit që LVV po i bën Kuvendit
Lajme

Deputeti i PDK-së: Vetëvendosje s’do zgjidhje e dialog, por imponim e diktat

25/08/2025 - 15:56
Mbrojtja e Thaçit kundërshton vazhdimin e mbajtjes së seancave të mbyllura: Duam të merret vesh e vërteta
Kryesore

Mbrojtja e Thaçit kërkon heqjen e aktakuzës për pengim të drejtësisë

25/08/2025 - 15:55
Çitaku para nisjes së seancës: Shpresojmë që Albin Kurti do të reflektojë, Kosova ka halle të mëdha
Lajme

PDK-ja e voton Dimal Bashën për kryetar Kuvendi, thotë Çitaku – “Veç deshëm të dimë a e kanë seriozisht”

25/08/2025 - 15:34
Përfaqësuesi i pushtetit, Alban Krasniqi, me parullë për Listën Srpska në mbledhje të KQZ’së
Kryesore

KQZ vendosë largimin e 1 mijë e 500 personave të vde’kur nga lista e votuesve

25/08/2025 - 15:29
Kurti bën homazhe në nderim të Komandantit Ismet Jashari
Kryesore

Kurti bën homazhe në nderim të Komandantit Ismet Jashari

25/08/2025 - 15:03
Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Lajme

Për herë të parë në gati 60 vjet, presidenti sirian do të mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

25/08/2025 - 15:01

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    Biznesmeni mitrovicas shpreh interesim të ndërtojë me mjete vetanake edhe një urë të re për vetura mbi lumin Ibër që lidh jugun me veriun

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    265 Shpërndaje
    Shpërndaje 106 Tweet 66
  • Thirrje për rezistencë në veri të Mitrovicës (Foto)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • I riu bie nga kati i 8-të i një ndërtese në Skenderaj, 27-vjeçari është në gjendje të rëndë (Emri)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pas hapjes së urave të reja, eksperti i sigurisë paralajmëron përshkallëzim të situatës në Mitrovicë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë