Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti apo Prokuroria Speciale, a do ta detyrojë gjykata kryeministrin në detyrë të dëshmojë?

25/08/2025 - 10:59
në Lajme
A A
Kurti nuk shkoi për intervistim, Prokuroria tregon si do të veprojë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njohësit dhe monitoruesit e sistemit të drejtësisë thonë se në praktikë nuk ndodh që një person të mos paraqitet kaq gjatë për të dhënë dëshminë e tij në Prokurori, sikurse në rastin e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, që është thirrur si dëshmitar për rezervat shtetërore.

Në Prokurorinë Speciale disa herë u paraqit ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Aty shkuan edhe zyrtarë të partisë që udhëheq me shtetin, Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, duket se me vullnetin e tij nuk do të ndodhë që aty të shihet edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pasi insiston që një deklaratë të tillë ta jap në zyrën e tij në Qeveri.

Përkundër kësaj, Prokuroria i kërkoi Gjykatës që Kurtin ta detyrojw dhe ta sjell për të dëshmuar, por as kjo nuk ndodhi.

Krejt kjo tashmë, sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka mbetur në dorë të gjykatës, meqë prokuroria nuk ka më çka të veprojë.

“Çështja tashmë është në gjykatë, gjykata tash është e detyruar, nga ana e prokurorisë, që ajo të marrë vendim dhe të sigurojë prezencën e tij që të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale”, ka thënë Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

Edhe pse sipas Shalës ka mbetur vetëm një formë që Kurti të shkojë në prokurori.

“Prokuroria ka qenë e detyruar të kërkojë nga gjykata, saktë, gjyqtari i shqyrtimit paraprak, që të dërgojë një ftesë që ai të paraqitet në prokurori. Mirëpo, edhe pse nuk e ka shfrytëzuar këtë të drejtë, atëherë gjykata ka qenë e detyruar të marrë aktvendim dhe ta dënojë me gjobë dy herë. Tani nuk ka mbetur tjetër veçse kryeministri të shkojë i shoqëruar nga policia në prokurori, që i njëjti të japë deklaratën e tij si dëshmitar”, ka thënë Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

Kjo mund të zgjasë pafundësisht sipas ligjit, përkundër që në praktikën e përditshme këto raste nuk zgjasin kaq shumë, thotë Gzim Shala, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

“Kryesisht, në procedurë paraprake vendimet merren më shpejt, në raport me obligueshmërinë, dhe në raport me gjobën vendimet kanë qenë më të shpejta. Por tash nuk dihet çka ka ndodhur me rastin konkret, nuk dihet nëse pas vendimit të fundit të gjykatës ka pasur ndonjë kërkesë të re nga prokuroria apo jo. Pra, kanë kaluar disa muaj dhe nuk ka informacion në këtë drejtim”, ka thënë Gzim Shala, IKD.

Nëse kanë bërë kërkesë përsëri në Gjykatë, që Kurti të sillet në prokurori me çfarëdo forme, nuk kanë kthyer përgjigje as nga Prokuroria Speciale. /Dukagjini

JU REKOMANDOJMË

CNN: Kërkohet rrugëdalje, Trump përballet me zgjedhje të vështira për rrugën përpara në Iran

“U thashë, ‘jo’, faleminderit”, Trump: Irani më ofroi të isha liderit suprem i tyre
09/08/2026 - 12:51

Gjatë javëve të fundit, kryetari i Shefave të Shtabeve të Përbashkëta, gjenerali Dan Caine, u ka bërë të qartë privatisht këshilltarëve të tjerë të lartë se SHBA-ja duhet...

Më shumëDetails

MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd

MPJ e Shqipërisë i reagon Zelenskyt për deklaratat kundër pavarësisë së Kosovës në Beograd
09/08/2026 - 12:28

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka bërë një reagim për vizitën e presidentit ukrainas Zelensky në Beograd dhe deklaratën se shteti që ai udhëheq...

Më shumëDetails

“Frustrimi shpërtheu pas kërkesës së Kurtit”, “VV s’i ka votat për Presidentin”, CNN raporton për incidentin në Kuvend

“Frustrimi shpërtheu pas kërkesës së Kurtit”, “VV s’i ka votat për Presidentin”, CNN raporton për incidentin në Kuvend
09/08/2026 - 11:45

Për krizën politike në Kosovë ka raportuar edhe CNN, duke publikuar një video nga momenti i incidentit të djeshëm në Kuvend, ku deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj hodhi...

Më shumëDetails

Ahengu familjar përfundon me Polici në Podujevë – 53-vjeçari pranon se shtiu, gjenden 23 gëzhoja

“BMW”-ja më ndoqi nga fshati deri në Komoran, më gjuajti të më vr@s – 19-vjeçari denoncon tentim vr@sje, alarmon policinë
09/08/2026 - 11:24

Një aheng familjar në Llapashticë të Poshtme të Podujevës është shoqëruar me të shtëna, çka ka bërë që në vendin e ngjarjes të intervenojë Policia. Sinjali mëson se...

Më shumëDetails

Ky është i dyshuari që tentoi t’i korruptojë policët në Mitrovicë – ofroi 20 euro për t’i shpëtuar gjobës

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
09/08/2026 - 11:00

Një ndalim për tejkalim të shpejtësisë në Mitrovicë ka marrë tjetër drejtim, pasi shoferi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë për të shmangur gjobën. Sinjali...

Më shumëDetails

Shtetasi i Serbisë kontrollohet në Bërnjak, i gjendet sprej, shufër metalike e imitim armë

Kjo është gjendja në pikat kufitare
09/08/2026 - 10:44

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një kontrolli në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, një shtetasi të Serbisë i janë gjetur dy sprej, një shufër metalike dhe një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bie pak çmimi i naftës dhe benzinës në Kosovë, caktohen çmimet tavan për sot e nesër

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    207 Shpërndaje
    Shpërndaje 83 Tweet 52
  • Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë