Dimal Basha ka mbajtur fjalën e parë si kryetar i Kuvendit.
“Ky institucion është zemra e demokracisë, vendi ku përfaqësohen zërat e të gjithë qytetarëve. Republika jonë është e ndërtuar mbi sakrifica se liria e shtetit, janë më të mëdha se çdo interes. Është e ndërtuar mbi sakrifica, mundin, gjakun e qëndresën e atyre që besuan se e ardhmja e kombit ishte më e rëndësishme se e ardhmja tyre. Një përulje u takon grave, nënave, tona që ofruan dashni e përkushtim, ishin e mbeten themeli i një shoqërie të shëndoshë”, tha Basha.