Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se s’do të votonin Dimal Bashën në rrethana tjera, por mbajtën fjalën që kishin dhënë si PDK.
Ai tha se me zgjedhjen e Dimal Bashës, as vetë deputetët e VV-së s’janë të lumtur, pasi kanë menduar se nuk do të votohet.
“Albin Kurti dhe VV konsiderojnë që qytetarët më së miri i përfaqëson Dimal Basha. Në një botë paralele, asnjëherë nuk do ta votonim në krye të Kuvendit. Sot kemi votuar siç kemi thënë nga dita e parë, për ta çarë bllokadën e Albin Kurtit. Për PDK-në, kjo është më e rëndësishme. Kurti s’i ka mbajtë qëndrimet e tij. Fjalën që kemi dhënë e mbajtën, me Dimal Bashën s’janë të lumtur as deputetët e VV-së”, tha ai.