Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa” e dyshimet për korrupsion në EULEX – Krejt çfarë tha Bamieh

17/07/2022 - 09:32
në Lajme
A A
Prokuroria e fton menjëherë për intervistim pas konferencës për media ish-prokuroren e EULEX
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila kishte sinjalizuar për korrupsion brenda këtij misioni, të shtunën ka mbajtur një konferencë për media. Ajo ka folur për përfshirjen e zyrtarëve të EULEX-it në afera për mbylljen e rastit penal kundër Ilir Tolajt dhe për rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraqa”. Menjëherë pas përfundimit të konferencës, Bamieh mori ftesë për intervistim nga Prokuroria në Prishtinë.

Të shtunën para gazetarëve, Bamieh tha se në shpërthimin në lokalin “Sekiraça” kishte dy dëshmitarë.

“Për rastin e shpërthimit në lagjen “Bill Clinton”, kisha dy dëshmitarë që thonin se kishin paguar para për Florit, për lirimin e dy personave dhe mua më kritikonin pse kam lejuar dëshmitarët ta thonë këtë në gjyq dhe kjo shkaktoi turbulencë ndaj EULEX-it”, tha ajo dje.

Bamieh tregoi se ka pasur përgjime të ligjshme, të cilat përfshinin disa ndërhyrje.

“Unë kam pasur përgjime të ligjshme të cilat përfshinin disa ndërhyrje. Kolegu im gjerman i kishte përgjuar këto telefonata por aty nuk ishte dëgjuar të ishin thënë ato gjëra në ato përgjime, por unë pastaj nga një informator dëgjova se Ilir Tolaj e posedonte një telefon në burg dhe pastaj e mora një urdhëresë të gjykatës për përgjimin e atij telefoni të cilin e posedonte Tolaj”, tha ajo.

Bamieh deklaroi se nga përgjimet zbuloi se gjyqtari i rastit të Tolajt po takohej me ndërmjetësues të ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Nga këto përgjime unë dëgjova se gjyqtari francez po takohej me ndërmjetësuesit e z. Tolaj. Ata ishin takuar në Villa Gërmia me gjyqtarin Francesco Flori dhe prokurores Jaroslava Novotna dhe unë u shkova këtyre përgjimeve në detaje. Ato të gjitha ishin të rëndësishme”, tha ajo të shtunën.

“Ata po mundoheshin që ta zhduknin këtë rast”, tha Bamieh. “Ata donin nga gjyqtari Flori që t’i garantonte atyre që Tolaj do të lirohej dhe se rasti do të përfundonte”.

Bamieh deklaroi se grupi i Tolajt “kishin një aleancë të fortë politike brenda Qeverisë së Kosovës dhe ata në këto përgjime, po i referoheshin këtij politikani të fuqishëm si personi nga Kaltrina”.

Menjëherë pas kësaj konference, Bamieh u ftua për intervistim nga Prokuroria në Prishtinë. Këtë e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që sot menjëherë pas konferencës për shtyp një zyrtar policor më dorëzoi një ftesë për intervistim nga prokurorja Fitore Sadikaj nën dyshimin që kam kam kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete. E pranova ftesën dhe e njoftova zyrtarin policor që do të bashkëpunoj plotësisht me autoritetet kosovare”, ka shkruar Bamieh në Facebook.

Express dje ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore në Prishtinë për të kuptuar arsyet e kësaj ftese. Zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj, tha se ftesa është bërë për shkak të pamundësisë për sigurimin e deklaratës së Bamieh viteve të kaluara.

“Mund t’ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë për shkak të pamundësisë për sigurimin e deklaratës nga znj. Maria Bamieh viteve të kaluara, i ka bërë ftesë për intervistim të njëjtës, pas zhvillimit të konferencës së sotme”, ka thënë Ulaj të shtunën për Express.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar misioni i EULEX-it.

EULEX në një komunikatë për media ka thënë se Bamieh ka përsëritur akuza e thashetheme, si dhe ka bërë “përgojime të pabazuara”.

Sipas EULEX, Bamieh nuk prezantoi asnjë provë të re.

Tutje, ky mision ka thënë se edhe hetimet nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 kanë vërtetuar se nuk ka pasur shkelje nga gjyqtarët e tyre.

Britanikja kishte denoncuar korrupsionin në misionin më të madh të BE-së në Kosovë për Rend dhe Ligj, EULEX. Bamieh para disa ditësh ka rënë dakord për një marrëveshje me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar për t’i marrë 423 mijë funta. Maria Bamieh, pretendoi se gjatë tetë viteve të fundit se Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar dështoi t’i ofrojë mbështetje pasi ajo u përpoq të ekspozonte bashkëpunimin e mundshëm midis zyrtarëve të BE-së dhe kriminelëve të dyshuar në Kosovë. /GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë