Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vuçiq thotë se bisedoi me Lavrovin për Kosovën

26/08/2025 - 16:46
në Lajme
A A
Vuçiq thotë se bisedoi me Lavrovin për Kosovën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon.

Vuçiq tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisë ruse për situatën në Kosovë dhe, siç shkroi ai, për “përpjekjet e vazhdueshme për dëbimin e popullsisë sonë nga vatrat shekullore, si dhe për heshtjen e shumicës së bashkësisë ndërkombëtare”.

Temë bisede, sipas Vuçiqit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë.

“Diskutuam mbi situatën në Bosnje e Hercegovinë, krizën e shkaktuar nga jashtë, me sulme të vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika Sërpska”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Ai, më herët, pas vendimit në Bosnje e Hercegovinë për t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i atij entiteti, kishte deklaruar se Beogradi “gjithmonë do të qëndrojë pranë popullit tonë dhe Republikës Sërpska”.

Dodikut iu hoq mandati pasi u dënua me një vit burgim dhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Ky lider prorus, që drejton partinë kryesore të serbëve në Bosnje, gëzon mbështetjen e Moskës.

Vuçiq ka thënë se, gjatë një “bisede të gjatë dhe miqësore” me Lavrovin, u ra dakord që të vazhdohet me zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të ndryshme dhe të thellohet komunikimi në forume, organizata dhe institucione ndërkombëtare.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Edhe pse Serbia është kandidate për anëtarësim në BE, autoritetet refuzojnë t’i bashkohen sanksioneve kundër Rusisë.

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar ka marrë mbështetje edhe përballë protestave kundër qeverisë, ku demonstruesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./REL/

JU REKOMANDOJMË

I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem
08/08/2026 - 23:23

I dyshuari kryesor për plagosjen me armë zjarri në fshatin Orroberdë të Istogut, Vezir Haziraj, është shfaqur publikisht me një video në rrjetin social TikTok. Ai ndodhet në...

Më shumëDetails

Veteranët e UÇK e quajnë komedian Zelenskyn pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd

Veteranët e UÇK e quajnë komedian Zelenskyn pas deklaratave kundër Kosovës në Beograd
08/08/2026 - 23:02

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili gjatë vizitës në Serbi, ka thënë se qëndrimi...

Më shumëDetails

Deklarata e Zelenskyt, Ramadani ndan momentin e vendimit të GJND’së për pavarësinë e Kosovës: Urojmë që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë

Deklarata e Zelenskyt, Ramadani ndan momentin e vendimit të GJND’së për pavarësinë e Kosovës: Urojmë që Ukraina ta fitojë luftën kundër Rusisë
08/08/2026 - 22:51

Gjatë vizitës së tij në Serbi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se qëndrimi i shtetit të tij për mosnjohjen e Kosovës si shtet të pavarur, nuk...

Më shumëDetails

Temperatura të larta edhe të dielën, maksimalja pritet të arrijë deri në 34 gradë, pasdite mund të ketë reshje shiu në disa zona

Temperatura të larta edhe të dielën, maksimalja pritet të arrijë deri në 34 gradë, pasdite mund të ketë reshje shiu në disa zona
08/08/2026 - 22:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme pritet të mbaj mot me temperatura të larta. Nga IHMK shtohet se, temperaturat minimale pritet të jenë...

Më shumëDetails

Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor

Taravari: Përfaqësuesit shqiptarë në qeverinë e Mickoskit janë sa për dekor
08/08/2026 - 22:35

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i ka kritikuar përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut (VLEN), të cilën shërbejnë në qeverinë e këtij shteti. Ai vlerësoi se...

Më shumëDetails

Irani i vendos kushte SHBA-së për rihapjen e ngushticës së Hormuzit

Irani i vendos kushte SHBA-së për rihapjen e ngushticës së Hormuzit
08/08/2026 - 21:54

Kreu i sigurisë kombëtare të Iranit, Mohammad Bagher Zolghadr, ka paraqitur një listë kërkesash që SHBA-ja duhet t’i përmbushë përpara se Irani të rihapë ngushticën e Hormuzit. Mediat...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • I dyshuari për plagosjen që ndodhi mbrëmë, mesazh policisë: Nuk dorëzohem, kur nuk ka drejtësi, unë e kom trunin tem

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Bosch alarmon pas takimit Zelensky-Vuçiq: Ukraina po bëhet kërcënim për Kosovën dhe Ballkanin

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë