Ai ka thënë se qëllimshëm po vazhdohet me bllokadë, derisa në mënyrë kundërkushtetuese po tentohet të zgjedhet nënkryetari i Kuvendit dhe komuniteti joshumicë serb.
Postimi i tij i plotë:
PDK e mbajti fjalën dhe e zhbllokoi ngërçin politik, në përputhje me kushtet e përcaktuara.
AAK, apo një pjesë e partisë, njejtë ndihmoi në zhbllokim.
Por, saga me konstituim të Kuvendit NUK përfundoi.
Kundërkushtetues mbetet votimi për nënkryetarët e komuniteteve joshumicë që NUK bëhet ndaras e as që mund të imponohen kandidatët nga deputetët e tjerë.
Ndoshta edhe këtë do ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.
Qëlimshëm po vazhdohet me bllokadë!