Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin Visar Krasniqi, veç pse e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova

27/08/2025 - 10:36
në Kryesore, Lajme
A A
Skandal: RTK-ja e largoi nga lajmet qendrore redaktorin Visar Krasniqi, veç pse e citoi intervistën e Thaçit në Klan Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 24 korrik, ish-presidenti Hashim Thaçi dha një intervistë në emisionin Rubikon në Klan Kosova. Pavarësisht shumë reagimeve që nxiti ne publik, RTK-ja në portalin e saj, nuk e publikoi asnjë lajm.

E kur pjesë të intervistës u publikuan të nesërmen më 25 korrik në edicionin qendror të lajmeve në RTK, kjo nuk kaloi në heshtje. Gazeta Nacionale ka marrë vesh se redaktori i lajmeve qendrore i asaj dite, Visar Krasniqi, është larguar nga pozita që e mbante.

Kronika me deklaratat e Thaçit u transmetua kah gjysma e edicionit, me disa prej deklaratave e reagimeve, një kronikë pak më e gjatë se dy minuta.

Por, pasojat për personin që vendosi ta citonte intervistën e ta kishte në edicion të lajmeve, u vërejtën tek më pas. Nacionale ka mësuar detajet e këtij vendimi që ka ardhur nga U.D kryeredaktori, Blerim Haxhihaj, njeriu i famshëm i intervistës me Albin Kurtin.

Sipas burimeve të Nacionales, me vendim të Haxhiajt, Visar Krasniqi u largua nga pozita e redaktorit të edicionit të lajmeve qendrore në RTK. Njoftimi dhe vendimi u mor përgjatë kohës që Krasniqi ishte në pushim vjetor, mëson Nacionale.

Pavarësisht, se në formë të shkruar, atij nuk i ishte dhënë asnjë aryse për largim, Nacionale ka mësuar se citimi i intervistës së Thaçit ishte arsyeja kryesore. Madje, këtë e kishte thënë edhe vetë U.D kryeredaktori Blerim Haxhihaj në disa takime joformale.

“Në disa takime me redaktorë e redaktorë përgjegjës, Blerim Haxhiaj ka thënë se Visar Krasniqin e kanë largu për arsyen e intervistës së Thaçit”, kanë thënë burime të Nacionales brenda RTK-së.

Pas kthimit nga pushimi, redaktori Krasniqi veç e kuptoi që nuk e ka vendin e punës të njëjtë ku e kishte lënë para se të shkonte në pushim.

Gazeta Nacionale për këtë çështje ka dërguar pyetje në adresë të Blerim Haxhiajt, Rilind Gërvallës e menaxhmentit të RTK-së, madje edhe Bordit, por që nuk ka pranuar asnjë përgjigje.

Ky vendim vjen në kohën kur RTK-ja u përfshi në një fushatë të ‘spastrimit’ të disa redaktorëve duke i larguar nga moderimi. Kjo pas presioneve e sfidimit që këta moderatorë ua bënë zyrtarëve të pushtet.

Blerta Foniqi-Kabashi, Jehona Zhitia, Arton Mulliqi, Meneta Zekaj e Valon Bajrami dhe Edona Musa-Mustafa, dolën me reagim duke alarmuar për ndërhyrje dhe presione.

Nacionale edhe në të kaluarën kishte raportuar për shumë largime e ndryshime të pozitave në RTK, duke u ngritur dilema për avancime e degradime me qëllime politike e partiake.

Në krye të televizionit në RTK është ish-anëtari i VV-së, Rilind Gërvalla.

Radio Televizioni i Kosovës kishte dhënë edhe një dëshmi së është i kapur nga partia e Albin Kurtit. Televizioni Publik, i cili financohet nga taksat e qytetarëve të Kosovës, kishte injoruar në tërësi intervistën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Hashim Thaçi, që është realizuara prej Hagës nga gazetari Adriatik Kelmendi.

Ndonëse në 24 orë, kjo intervistë përbënte lajmin kryesore në vend, RTK nuk kishte dhënë asnjë lajm nga kjo intervistë.

Derisa në mediat tjera vendore shikon dhe lexon dhjetëra deklarata që ish-presidenti i Kosovës ka dhënë për tema të ndryshme në këtë intervistë, në portalin e televizionit publik “RTKLive” nuk e gjeje asnjë të tillë.

RTK-ja nuk ka raportuar as për reagimet dhe komentimet e shumta të kësaj interviste nga politikanët dhe analistët kosovarë dhe me gjerë.

Injorimi i kësaj interviste dëshmon së ky televizion është kapur fort nga njerëzit e Albin Kurtit.

Shtrëngimi i RTK-së nga Qeveria Kurti është konfirmuar edhe në intervistën e fundit që Albin Kurti ka dhënë për RTK-në.

Në këtë intervistë, ushtruesi detyrës së kryeredaktorit të RTK-së, Blerim Haxhiaj, e kishte “ledhatuar” me pyetje kryetarin e VV-së.

Kurse, para disa jave është raportuar se OJQ-ja “Cult Club”, e cila udhëhiqet nga bashkëshortja e Blerim Haxhiajt, kishte përfituar mbi 100 mijë euro nga Qeveria Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Brazili alarmon për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

Brazili alarmon për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
08/07/2026 - 14:37

Vendimi i SHBA-ve për të cilësuar dy grupet më të mëdha kriminale të Brazilit si organizata terroriste mund të shërbejë si pretekst për ndërhyrje ushtarake, paralajmëroi Ministria e...

Më shumëDetails

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes

Uji në Badoc e Batllavë ende në nivel të ulët të mbushjes
08/07/2026 - 14:24

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badocit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes. Sipas...

Më shumëDetails

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
08/07/2026 - 14:23

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, nga data 8 deri 12 qershor 2026, ka realizuar plani operativ “Ditët e veprimit të përbashkët...

Më shumëDetails

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan

“Diversifikoni furnizimin me energji”, Prattipati i bën sërish thirrje Kosovës që të investojë në gazin e lëngshëm amerikan
08/07/2026 - 14:17

E ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka avokuar sërish që Kosova të diversifikojë furnizimin me energji me gaz natyror të lëngshëm amerikan...

Më shumëDetails

Ramadani sfidon pushtetarët: Bëjeni narko-testin, unë e bëra

Ramadani sfidon pushtetarët: Bëjeni narko-testin, unë e bëra
08/07/2026 - 14:03

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës, Burim Ramadani, ka dalë me një kërkesë interesante, duke sfiduar politikanët dhe zyrtarët e qeverisë së vendit....

Më shumëDetails

Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta
08/07/2026 - 13:42

Një lojë shpërblyese e organizuar me bujë të madhe në Gjilan ka përfunduar në dyert e gjykatës, vetëm pak orë para se të shpallej emri i fituesit të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    Policia e Hungarisë zbulon kallashnikovë në autobusin e Meti Comerc nga Gjakova (Foto/Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë