Pas ngërçit disa-mujor, Kuvendi, arriti dje të zgjedhe Kryetarin por jo edhe të gjithë nënkryetarët.
Kryetari i sapozgjedhur, Dimal Basha, pas disa tentativash për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë, por pa sukses, ndërpreu seancën për të vazhduar nesër në ora 11:00.
Por çfarë pritet të ndodhë nesër dhe a mund të kemi konstituimin e plotë të Kuvendit?
Në lidhje me këtë çështje ka folur për“Gazeta Blic” njohësi i zhvillimeve politike në vend, Afrim Kasolli.
Kasolli tha se edhe nesër do të jetë situata e njëjtë sikur dje në Kuvend.
Sipas tij, LVV-ja, do të vazhdojë përpjekjet që ta shfaqë veten si partia që është duke bërë përpjekje titanike për çlirimin e institucioneve qendrore shtetërorë nga ndikimi politik i Listës Serbe.
Ai tha se kjo parti s’do të pajtohet me të nominuarit e Listës Serbe për pozitën e nënkryetarit të Kuvendit.
“Vështirë se mund të pritet një sjellje tjetër nga ajo që u pa dje. Përkundrazi, do të vazhdojë përpjekja e Lëvizjes Vetëvendosje që ta shfaqë vetën si partia që është duke bërë përpjekje titanike për çlirimin e institucioneve qendrore shtetërorë nga ndikimi politik i Listës Serbe si një agjente dhe instrument i Beogradit. Prandaj ajo nuk do të pajtohet në asnjë mënyrë me të nominuarin e partisë kryesore të serbëve të Kosovës, për pozitën në fjalë” tha Kasolli.
Kasolli potencoi se edhe partitë e tjera, ish-opozitare, për shkak të nënshtrimit ndaj këtij narracioni nuk do të kenë guxim të votojnë nesër.
“Në këtë drejtim edhe partitë tjera “opozitare” për shkak të nënshtrimit ndaj këtij narracioni nuk do të kenë guxim të votojnë sipas praktikave të deri tanishme paralemantare në zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga ky komunitet, pavarësisht faktit se qëndrime të tilla mund të bien në kundërshtim më normat kushtues edhe proceduat e themelimit të Kuvendit”
Sipas tij konstituimi i plotë i Kuvendit është shumë i largët.
Ai tha se kriza ka ndryshuar trajtë por se nuk është tejkaluar dhe sipas tij ajo mund të thellohet edhe me tej me implikime dhe pasoja shumë më serioze për vetë identetin e shtetit të Kosovës.
“Në këtë drejtim as që shihet në horizont zhbllokimi i konstitumit të Kuvendit të Kosovës. Përkundrazi, kriza ka ndryshuar trajtë po ajo nuk është tejkaluar. Madje ajo ka gjasa të thellohet edhe me tej me implikime dhe pasoja shumë më serioze për vetë identetin e shtetit të Kosovës, si është njohur dhe pranuar nga bashkësia ndërkombëtare” tha Kasolli