Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!

08/08/2026 - 20:25
në Lajme
A A
Burim Ramadani: Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për situatën politike dhe për shkeljet e kushtetutshmërisë lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja.

Ramadani thekson se Aleanca nuk e konteston fitoren e VV-së në zgjedhjet e 7 qershorit, e as të drejtën e saj për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit dhe Qeverinë, por kërkon që ky mandat të zbatohet në praktikë.

Sipas tij, Aleanca ka ofruar mbështetje për zgjedhjen e Presidentit përmes një pakete me gjashtë propozime, pa kërkuar asnjë pozitë apo përfitim partiak.

“Ne nuk kontestojmë fitoren e VV-së. Duam që në zgjedhjet e ardhshme të fitojmë ne, por momentalisht fitoren e ka pasur VV”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar VV-në për refuzimin, sipas tij, për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit, duke theksuar se kjo po e pengon konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

Ramadani ka thënë gjithashtu se Aleanca nuk ka marrë asnjë përgjigje për ofertën e saj 6-pikëshe që nga 26 qershori, përmes së cilës kishte ofruar shtatë votat e saj për kuorumin e nevojshëm në procesin e zgjedhjes së Presidentit.

“Duke mos konstituuar Kuvendin, nuk po e bëjnë Qeverinë e re, për të cilën populli e ka votuar më 7 qershor. Pra, po e lënë Kosovën pa Parlament e pa Qeveri”, ka deklaruar ai.

Në fund, deputeti i Aleancës ka paralajmëruar se do të vazhdojë të ngrejë zërin për shkeljet e Kushtetutës.

“Prandaj, ne alarmojmë për shkeljen e Kushtetutshmërisë. Ne jemi aktiv dhe do të jemi vazhdimisht në promovim e mbrojtje të kushtetutshmërisë. Mbajeni pushtetin, por harrojeni që mund ta prishni shtetin!”, ka përfunduar Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden – I përhapet në kocka kanceri i prostatës

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden – I përhapet në kocka kanceri i prostatës
08/08/2026 - 20:17

Kanceri i prostatës së ish-presidentit amerikan Joe Biden është përhapur në pjesë të tjera të trupit dhe po i shkakton dhimbje, ndërsa ai vazhdon të flasë publikisht për...

Më shumëDetails

Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës

Bushati për deklaratat e Zelenskyt në Serbi: Mund të kishte treguar më shumë vlerësim për Kosovën, ka qëndruar fuqishëm krah Ukrainës
08/08/2026 - 20:02

Ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka komentuar vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelennskyy në Serbi, të cilën vizitë, ka thënë ai, duhet kuptuar në kontekstin...

Më shumëDetails

“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt

“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt
08/08/2026 - 19:45

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshe Kyeziu-Hyseni, ka reaguar ndaj Time Kadrijajt, e cila sot e gjuajti me ve kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Hyseni ka shkruar se pantallonat...

Më shumëDetails

Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci

Zelensky s’e njeh Kosovën, Bilalli: Kosova e Shqipëria s’duhet të rrinë duarkryq në diplomaci
08/08/2026 - 19:41

Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli, ka komentuar deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Serbi, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet...

Më shumëDetails

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës

Ndalet në Jarinjë një pjesëtar i MUP-it serb, MPB-ja i heq shtetësinë e Kosovës
08/08/2026 - 19:32

Një pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) është ndaluar të enjten në mbrëmje në pikëkalimin kufitar në Jarinjë. Policia e Kosovës e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Selmanaj për VV-në: Dikur tentonin ta ndalnin Qeverinë, sot po e ndalin Kosovën

LDK e AAK thirrje Qeverisë: Çështjet e brendshme të Kosovës s’duhet të diskutohen në dialogun me Serbinë
08/08/2026 - 19:13

Ish-deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka reaguar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke e akuzuar se po e mban Kosovën peng dhe po bllokon funksionimin e institucioneve. Selmanaj ka shkruar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • “Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “M*ta, m*ta”, Time Kadrijaj sulmon me vezë Albin Kurtin (Video)

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë