Aliu tha se largimi i tij vjen zgjedhjes së djeshme të Kryetarit të Kuvendit.
Në lidhje me dorëheqjen e Aliut ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i zhvillimeve politike në vend, Avni Arifi.
Arifi tha se zgjedhja e Dimal Bashës në postin e kryeparlamentarit është goditje për shumë individë që me shumë sakrifica personale kanë kontribuar për atë se ku është VV-ja sot.
“Zgjedhja e Dimalit është goditje për shumë individë që me shumë sakrifica personale kanë kontribuar për atë se ku është VV-ja sot” tha Arifi.
Ai potencoi se ‘doreheqjen e Liburn Aliut e shesh si akt proteste ndaj vendimarrjes në VV e cila është ngushtuar tek Kurti dhe Dejona’.
“E shoh dorëheqjen e Liburnit si akt proteste ndaj vendimarrjes në VV e cila qartë është ngushtuar tek Kurti, Dejona dhe nje apo dy persona të tjerë. Të tjerët jane shërbyes tha Arifi shkurt për “Gazeta Blic”.
Kujtojmë se pas një ngërçi disa mujor, Dimal Basha, arriti dje të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kontribuan në zgjidhjen e ngërçit politik, duke dhënë votën e tyre pro kanduidatit Basha.
Nesër pritet të mbahet seanca e ardhës për zgjedhjen e nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve.