Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Si Dimali mendon e gjithë VV-ja – Vota për të është tradhti ndaj qytetarëve që më besuan

27/08/2025 - 20:13
në Lajme
A A
Musliu akuzon deputetet e VV-së për bullizim ndaj Paris Gurit: Qasja e tyre është e papranueshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar artikullin e kryetarit të kuvendit, Dimal Bashës, ku më 2012 pretendonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës u financua nga trafikantë të drogës dhe mafia shqiptare.

Musliu thotë se artikulli i sotëm e ka konfirmuar atë që ka deklaruar dje pas votës kundër.

Deputetja e PDK-së, në një prononcim për GazetaBlic, thotë se nuk mund ta votojë për kryetar Kuvendi një person që karrieren politike e ka ndërtuar mbi urrjetje dhe përçarje.

“Artikulli i sotem e ka konfirmu ate qe e kam deklaru dje pas votimit kunder. Unë i them JO Dimal Bashës. Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizionin e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje. Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlitimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit”, tha ajo për Blic.

Musliu shtoi se vota për një figurë si Basha do të ishte tradhti ndaj besimit të mijëra qytetarëve që i kanë besuar asaj ndër vite.

“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhëti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet. Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike. Ne kemi nevojë për dinjitet! Ky nuk është inat- ËSHTË PARIM”, theksoi deputetja e PDK-së.

Ajo thotë se individë si Dimal Basha do duhej të jepnin llogari për propagandë anti UÇK e jo të votoheshin për deputet e së fundmi edhe për të parin e Kuvendit.

Musliu kërkon që ata që synojnë poste të larta shtetërore të futen në disa filtra kontrollues.

“Individë si Dimal Basha do duhej të jepnin llogari për propagandë anti UÇK e jo të votoheshin për debutet e së fundmi për të parin e Kuvendit. Ndoshta do të mirret si precedent që në të ardhmen ata që synojnë poste të larta shtetërore të futen në disa filtra kontrollues”, u shpreh ajo.

Ndër të tjera ajo thekson se njësoj si Dimali mendon e gjithë VV-ja, ku shpreson që populli ta ketë parë karakterin e tyre të vërtetë.

“Si Dimali mendon e gjithë VV-ja. Shpresoj që populli të ketë parë karakterin e tyre të vërtetë dhe shpresoj që edhe krahu i luftës të mbrojë kauzën e tyre me më vendosmëri kudo që janë e veçanërisht kur mbajnë ulëse në Kuvend”, përfundoi ajo.

JU REKOMANDOJMË

Incidente e bllokadë në Kuvend, Ambasada britanike: Përgjegjësia është e politikanëve, jo e sistemit

Incidente e bllokadë në Kuvend, Ambasada britanike: Përgjegjësia është e politikanëve, jo e sistemit
08/08/2026 - 15:19

Ambasada e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një reagim pas vazhdimit të bllokadës në Kuvendin e Kosovës. Nga Ambasada kanë thënë se Kosova ka humbur shumë ditë duke...

Më shumëDetails

Lladrovci: Kurti, opozitari i djeshëm, me të dyja këmbët e shkeli Kushtetutën

Lladrovci: Kurti, opozitari i djeshëm, me të dyja këmbët e shkeli Kushtetutën
08/08/2026 - 15:07

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar ashpër situatën e krijuar dhe duke rikujtuar deklaratat e mëhershme...

Më shumëDetails

Kurtit i duken qartë në pantallona njollat e vezëve të hedhura nga Time Kadriajt

Kurtit i duken qartë në pantallona njollat e vezëve të hedhura nga Time Kadriajt
08/08/2026 - 14:43

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është detyruar që ta heq sakon e tij pasi është goditur me vezë nga deputetja Time Kadriaj. Megjithatë shenjat nga goditjet me vezë...

Më shumëDetails

Miftaraj ironizon Avni Deharin dhe Avni “Zogun”: Për servilitetin ndaj VV-së dhe Albinit paguhen nga taksat e qytetarëve

Miftaraj: KPK ose KGJK të deklarohen se kush ka dështuar për rastin Hidrocentralet dhe rastin e Ukë Rugovës
08/08/2026 - 14:33

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Deharin, dhe Avni Zogun, duke i akuzuar për, siç ka...

Më shumëDetails

Gruda për Avni Deharin: Personi që e drejton seancën në mënyrën më abuzive

Gruda i PDK-së pyet Haxhiun: Ministre, ku janë mostrat e Astrit Deharit?
08/08/2026 - 14:05

Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka kursyer fjalët për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari. Sipas Grudës, Dehari është personi që e drejton seancën...

Më shumëDetails

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar
08/08/2026 - 13:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se qëndrimi i vendit për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. “Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Blerim Isufaj në terren, Policia publikon pamjet nga arrestimi i të dyshuarit për krime lufte

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë