Përparim Gruda, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka kursyer fjalët për kryesuesin e seancës konstituive, Avni Dehari.
Sipas Grudës, Dehari është personi që e drejton seancën në mënyrën më abuzive dhe më të turpshme të mundshme.
I ftuar në emisionin Paradoks me gazetarin Vehbi Kajtazi, Gruda ka treguar se çfarë i ka thënë Deharit pas përfundimit të seancës konstituive.
“Dje iu kam ofruar pas seancën dhe i thash se duhet me të ardhë turp. Përgjatë tërë vitit 2025 nuk na ka lënë një fjalë me fol me pretekstin se nuk lejohet debat në seancën konstituive, kurse Kurti e lejoi për 5 minuta me mbajt fjalim dje. I thash se duhet me të ardhë turp, përkundër se më vjen keq për moshën, mirëpo është turp”, ka thënë Gruda.












