Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berberi i VIP-ave kapet në shkelje të rëndë: Riza gjobitet nga shteti për ‘mjekë’ të rremë që mbjellnin flokë

27/08/2025 - 20:46
në Lajme, Pa kategori, ShowBiz
A A
Berberi i VIP-ave kapet në shkelje të rëndë: Riza gjobitet nga shteti për ‘mjekë’ të rremë që mbjellnin flokë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Frizeri më i shtrenjtë në rajon”, Rizah Bajrami – i njohur ndryshe si Rizza, emër i njohur në rrjetet sociale për çmimet e larta – është kapur në shkelje të rëndë ligjore. Në nëntor të vitit 2024, Inspektorati Shëndetësor i Kosovës zbuloi se në klinikën “Rizza Hair Clinic” po punonin tre persona të pa licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët ofronin shërbime për mbjellje flokësh dhe estetike pa asnjë leje pune. Për këtë shkelje të rëndë të Ligjit për Shëndetësi, klinika u gjobit me 5,000 euro.

Inspektorati Shëndetësor i Kosovës, pas konstatimit të shkeljeve serioze ligjore gjatë një inspektimi të zhvilluar më 19 nëntor 2024 në Fushë Kosovë, e ka gjobitur me 5 mijë euro klinikën për mbjellje të flokëve dhe ndërhyrje estetike “Rizza Hair Clinic L.L.C”, me themelues Rizah Bajramin, ndërsa pronare figuron emri i Igballe Bunjakut.

Sipas vendimit të siguruar nga Insajderi, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, klinika është kapur duke ofruar shërbime shëndetësore pa licencën e nevojshme për tre mjekë që ishin duke ushtruar aktivitetin.

 

Në raportin e inspektimit janë hasur tre persona që nuk kishin autorizim për të ushtruar aktivitetin shëndetësor. Ndërkohë, specialistja e regjistruar nga klinika në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila kishte edhe licencë valide, nuk është gjetur në klinikë. Sipas raportit, siç është cituar nga menaxherja, ajo nuk ofron shërbime prej më shumë se një muaji.

Për më tepër, në hapësirat e klinikës janë gjetur produkte të ekspozuara për shitje pa përshkrim mjekësor, çka përbën një tjetër shkelje të rregullave në fuqi për institucionet shëndetësore.

Drejtori i Klinikës, Rizah Bajrami ka thënë për Insajderin se nuk është në dijeni për ndonjë gjobë duke mohuar se ka staf pa licencë në klinikën e tij.

“Na qëndrojna me staf me krejt në rregull që shumë vite. Na këna dal që jena në rregull. Nuk kemi informacion që kemi marr gjobë sepse unë jam drejtor i klinikës nuk jam pronar. Duhet me bisedu me staf të brendshëm”, ka thënë berberi Riza./ Gazeta Insajderi/

JU REKOMANDOJMË

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb

“Tri lloje detyrash”, Latifi pas arrestimit të Fehim Salit: Vahabizmi në Kosovë vazhdon të jetë një nga projektet e shërbimit serb
14/08/2026 - 21:34

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të spiunit të dyshuar i BIA-s serbe, Fehim Sali. Latifi, në reagimin e tij ka shtjelluar...

Më shumëDetails

Bëri thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit

Bëri thirrje për push’katimin e Ramush Haradinajt – Gjykata ia cakton një muaj paraburgim Skender Llugiqit
14/08/2026 - 21:20

Gjykata Themelore në Prishtinë, ia ka caktuar një muaj paraburgimit Skender Llugiqit, pasi që i njëjti ka bërë thirrje për vrasjen e ish-kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt. Kështu...

Më shumëDetails

Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit

Kabashi-Ramaj: Kemi të bëjmë me dikë që e ka uzurpuar pozitën e kryeministrit
14/08/2026 - 21:12

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj në emisionin “Gazeta” ka folur rreth situatës politike në Kosovë, duke e cilësuar atë si të paprecedentë dhe shqetësuese. Kabashi-Ramaj ka kritikuar partinë...

Më shumëDetails

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore

Aksion në tri lokale në Prishtinë, Dogana ndalon mbi 23 mijë artikuj të ndryshëm, njoftohet edhe Prokuroria Themelore
14/08/2026 - 21:03

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se ka ndaluar 23,918 artikuj në tri lokale të Prishtinës. Në njoftim shtohet se, ndër mallrat e ndaluar janë 16,394 mbrojtëse për telefona,...

Më shumëDetails

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Daçiq thotë se Serbia ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte në Kosovë
14/08/2026 - 20:55

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq. I arrestuari,...

Më shumëDetails

Elijona “ndez” rrjetet sociale, publikon foto verore në bikini

Elijona “ndez” rrjetet sociale, publikon foto verore në bikini
14/08/2026 - 20:44

Elijona Binakaj ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga ditët e saj të pushimeve, duke sjellë fotografi në një atmosferë të relaksuar dhe verore....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë