Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Berberi i VIP-ave kapet në shkelje të rëndë: Riza gjobitet nga shteti për ‘mjekë’ të rremë që mbjellnin flokë

27/08/2025 - 20:46
në Lajme, Pa kategori, ShowBiz
A A
Berberi i VIP-ave kapet në shkelje të rëndë: Riza gjobitet nga shteti për ‘mjekë’ të rremë që mbjellnin flokë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Frizeri më i shtrenjtë në rajon”, Rizah Bajrami – i njohur ndryshe si Rizza, emër i njohur në rrjetet sociale për çmimet e larta – është kapur në shkelje të rëndë ligjore. Në nëntor të vitit 2024, Inspektorati Shëndetësor i Kosovës zbuloi se në klinikën “Rizza Hair Clinic” po punonin tre persona të pa licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët ofronin shërbime për mbjellje flokësh dhe estetike pa asnjë leje pune. Për këtë shkelje të rëndë të Ligjit për Shëndetësi, klinika u gjobit me 5,000 euro.

Inspektorati Shëndetësor i Kosovës, pas konstatimit të shkeljeve serioze ligjore gjatë një inspektimi të zhvilluar më 19 nëntor 2024 në Fushë Kosovë, e ka gjobitur me 5 mijë euro klinikën për mbjellje të flokëve dhe ndërhyrje estetike “Rizza Hair Clinic L.L.C”, me themelues Rizah Bajramin, ndërsa pronare figuron emri i Igballe Bunjakut.

Sipas vendimit të siguruar nga Insajderi, përmes kërkesës për qasje në dokumente zyrtare në Ministrinë e Shëndetësisë, klinika është kapur duke ofruar shërbime shëndetësore pa licencën e nevojshme për tre mjekë që ishin duke ushtruar aktivitetin.

 

Në raportin e inspektimit janë hasur tre persona që nuk kishin autorizim për të ushtruar aktivitetin shëndetësor. Ndërkohë, specialistja e regjistruar nga klinika në Ministrinë e Shëndetësisë, e cila kishte edhe licencë valide, nuk është gjetur në klinikë. Sipas raportit, siç është cituar nga menaxherja, ajo nuk ofron shërbime prej më shumë se një muaji.

Për më tepër, në hapësirat e klinikës janë gjetur produkte të ekspozuara për shitje pa përshkrim mjekësor, çka përbën një tjetër shkelje të rregullave në fuqi për institucionet shëndetësore.

Drejtori i Klinikës, Rizah Bajrami ka thënë për Insajderin se nuk është në dijeni për ndonjë gjobë duke mohuar se ka staf pa licencë në klinikën e tij.

“Na qëndrojna me staf me krejt në rregull që shumë vite. Na këna dal që jena në rregull. Nuk kemi informacion që kemi marr gjobë sepse unë jam drejtor i klinikës nuk jam pronar. Duhet me bisedu me staf të brendshëm”, ka thënë berberi Riza./ Gazeta Insajderi/

JU REKOMANDOJMË

Vizita në Shkup, Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore nga Gashi

Vizita në Shkup, Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore nga Gashi
27/10/2026 - 10:36

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, ajo është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu...

Më shumëDetails

Tahiri: Prokuroria, Policia, Qendrat për Punë Sociale duhet të mbajnë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
27/10/2026 - 10:25

Shefi i Grupit Parlament të Aleancës, besnik Tahiri, ka treguar se kush duhet të mbajë përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt. Ai ka vlerësuar se vrasja e Arlinda...

Më shumëDetails

Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!
27/10/2026 - 10:09

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.S., për shkak të dyshimit...

Më shumëDetails

Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur

Shaip Kamberi pritet të jetë edhe për një mandat tjetër deputet në Parlamentin e Serbisë
27/10/2026 - 10:02

Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet të shihet nëse Lista Studentore, pas formimit të qeverisë së re në Serbi, do t’i...

Më shumëDetails

Mesazhet që zbulojnë dosjen e Banjskës: “Dardhat” për granatat, skema e grupit, lëvizjet para sulmit dhe përpjekjet për të hyrë në dosjen e hetimeve

Mesazhet që zbulojnë dosjen e Banjskës: “Dardhat” për granatat, skema e grupit, lëvizjet para sulmit dhe përpjekjet për të hyrë në dosjen e hetimeve
27/10/2026 - 09:42

Një fotografi e korrikut 2023, ku emri i tij shfaqet në strukturën e një grupi të organizuar. Dhjetëra telefonata me persona të akuzuar për sulmin në Banjskë. Biseda...

Më shumëDetails

Lidhja e shkurtër/ZRRE-ja i jep kontratë rreth 800 mijë € biznesmenit të afërt me LDK-në

Lidhja e shkurtër/ZRRE-ja i jep kontratë rreth 800 mijë € biznesmenit të afërt me LDK-në
27/10/2026 - 09:21

Mbi 13 mijë euro në muaj, apo rreth 160 mijë euro në vit, i paguan Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) nga 1 gushti i këtij viti kompanisë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    Skandal në “ProLab Medical Center” të Haxhijahës e Kurshumliut: Analiza pa biokimist e teste gjenetike pa licencim – Inspektorati vendos ndalesa (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të …

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    221 Shpërndaje
    Shpërndaje 88 Tweet 55
  • Prokuroria tregon se për çfarë akuzohet ish-burri i Arlinda Zekës: Ia nxori rrobat nga rrobalarësja në oborr…!

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë