Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka thuhet në kapitullin e tretë që Basha po pretendon se e ka shkruar? – Përmendet edhe Shefqet Krasniqi

27/08/2025 - 22:57
në Lajme
A A
Çka thuhet në kapitullin e tretë që Basha po pretendon se e ka shkruar? – Përmendet edhe Shefqet Krasniqi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili ka reaguar në lidhje me pamfletin anti-UÇK të botuar në vitin 2012 ku ai është bashkautor, ka thënë se ai e ka shkruar vetëm kapitullin e tretë që ka të bëjë me depërtimin e siç thotë ai Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore.

Basha në reagimin e tij ka thënë se ai çmon luftën e UÇK-së dhe nuk ka shkruar asnjëherë kundër saj.

Por cka thotë kapitulli i tretë për të cilin Basha po pretendon se e ka shkruar vetëm këtë.

Në këtë kapitull përmendet roli i lëvizjes salafiste në vend.

“Lëvizja Salafi që është aktualisht aktive në Kosovë, sipas shumë ekspertëve, ka qenë shtysa kryesore për zbatimin e Islamit fundamental në Kosovë. Duket se, si rezultat, sot ka konflikte të shpeshta në rajon midis klerikëve të moderuar myslimanë nga njëra anë dhe klerikëve të trajnuar Salafi që u vendosën në Kosovë pas vitit 1999, nga ana tjetër”.

Në tekst përmendet edhe emri i hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili përshkruhet si shembull i produkteve të shkollimit fetar në vendet arabe.

“Shumë nga njerëzit përgjegjës për përhapjen e besimeve të tilla themelore fetare janë individë që janë arsimuar në shkolla fetare në shtete të ndryshme islame (Lang, 2003). Shefqet Krasniqi, për shembull, është një klerik islamik shqiptar i arsimuar në Arabinë Saudite dhe Egjipt. Ai është një shembull i këtyre produkteve saudite dhe ndikimi i tij është rritur vazhdimisht dhe shumë nga vërejtjet e tij krijuan përçarje dhe urrejtje midis komunitetit shqiptar”, thuhet në shkrim.

Në një pjesë tjetër të punimit citohet eksperti amerikan Vali Nasr, i cili shkruan se paralajmëron për ndikimin e shkollave fetare saudite tek gjeneratat e reja të predikuesve.

“Ndikimi i këtyre predikuesve të trajnuar islamik të arsimuar në doktrinën vehabiste paraqet një kërcënim për shumë shoqëri për shkak, siç u përmend më sipër, të besimeve të tyre themelore që destabilizojnë strukturën shoqërore dhe janë shumë të ngarkuara politikisht. Për shembull, Vali Nasr, një profesor i shkencave politike në Universitetin e San Diegos, i specializuar në politikat e ekstremizmit islamik në Azinë Jugore, i tha Frontline në vitin 2001 (PBS) se studentët që mësojnë në shkollat ​​fetare saudite bëhen predikues radikalë që i inkurajojnë ndjekësit e tyre të luftojnë të krishterët dhe përpiqen të rekrutojnë njerëz midis ndjekësve të tyre për të kryer akte terroriste. Studiuesit islamikë gjithashtu pohojnë se pavarësisht faktit se shumë figura politike dhe njerëz të thjeshtë i dënuan aktet e bin Ladenit, ata nuk e dënuan mesazhin e tij (Frontline, 2001)”.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja
08/08/2026 - 13:14

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja Kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media pas...

Më shumëDetails

“Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër

“Ja ka shitë gjakun e Arbënorit e Astritit”, Krasniqi i ashpër ndaj Deharit, e quan paqavër
08/08/2026 - 13:00

Ndaj veprimeve abuzimeve me thirre e ndërprerje të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës nga deputeti i VV-së, Avni Dehari, ka reaguar ish kandidati i AAK-së për deputet,...

Më shumëDetails

Krasniqi e LDK-së i jep përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj që sulmoi me vezë Albin Kurtin

Krasniqi e LDK-së i jep përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj që sulmoi me vezë Albin Kurtin
08/08/2026 - 12:42

Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka dhënë përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka sulmuar me vezë Albin Kurtin në seancën konstituive të Kuvendit...

Më shumëDetails

Arian Tahiri pasi Kurti kërkoi kohë shtesë: Po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Arian Tahiri pasi Kurti kërkoi kohë shtesë: Po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike
08/08/2026 - 12:38

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, ka kritikuar ashpër situatën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka...

Më shumëDetails

Lushaku i bën thirrje LVV-së që ta propozojë emrin për kryeparlamentar

Vjosa Osmani pjesë e listës së LDK-së nëse shkohet në zgjedhje? Kështu përgjigjet Lushaku
08/08/2026 - 12:36

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, i ka bërë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit pasi kryetari i saj Albin Kurti kërkoi kohë shtesë...

Më shumëDetails

Përkundër kalimit të afatit kushtetues, Kurti kërkon përsëri kohë shtesë

Përkundër kalimit të afatit kushtetues, Kurti kërkon përsëri kohë shtesë
08/08/2026 - 12:26

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar sërish kohë shtesë për bisedime me kryetarët e partive të tjera për presidentin. Në nisje të seancës konstituive kur ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    Policia e Maqedonisë së veriut arreston biznesmenin kosovar Sedat Bashota, po kërkohej me urdhër-arrest nga Gjermania

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Policia në veri zbulon armë e eksploziv në banesën e pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës dhe pajisje ushtarake në një kanal afër stacionit policor

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Gruda paralajmëron ndryshime te PDK-ja: Prej nesër do të ndërtojmë një strategji të re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti i shkruan Hamzës, ia ofron PDK-së këtë pozitë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Lamtumirë, Lorik” – familja me fjalë prekëse pas aksidentit fatal të kosovarit me motoçikletë në Shqipëri

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë