Ish deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, i ka dhënë përkrahje deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila ka sulmuar me vezë Albin Kurtin në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Krasniqi ka thënë se është e patolerueshme që përpjekjen 100 vjeçare për shtet e pavarësi, ta lejojmë të na rrënojë një person për qejfet e tij personale, duke drejtuar gishtin të Albin Kurti.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Përkundër se nuk i dua as skenat as veprimet që nuk përkojnë me sjellje parlamentare, vërtetë është e vështirë të mos i japësh përkrahje në aktin e sotëm koleges deputetet, Time Kadrijaj.
Është e patolerueshme që përpjekjen 100 vjeçare për shtet e pavarësi, ta lejojmë të na rrënojë një person për qejfet e tij personale.
Albin Kurti duhet të ndalet, sepse ndryshe ndalet prosperiteti i Kosovës.













