Sot vijon seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit, me ç’rast do të zgjidhen nënkryetarët e legjislaturës së nëntë.
Seanca do të fillojë në orën 11:00.
Në seancën e së marrës, deputeti i LVV-së, DImal Basha, u zgjodh kryetar i Kuvendit, me shumicë votash.
Kuvendi zgjodhi edhe nënkryetarët nga partitë shqiptare.
Në pako për nënkryetarë të Kuvendit u votuan Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Po ashtu, Kuvendi zgjodhi nënkryetare edhe Emilija Rexhepin nga komunitetet tjera jo shumicë.
Ndërkaq nga radhët e partive serbe dështuan të zgjedhen Igor Simiq, Verica Qeraniq, Stefan Kovaçeviq dhe Nenad Rashiq.