Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

RTK s’e përfshin në edicionin qendror të lajmeve dorëheqjen e Liburn Aliut, veç pak orë pasi menaxhmenti tha se s’ka censurë

28/08/2025 - 09:50
në Kryesore, Lajme
A A
RTK s’e përfshin në edicionin qendror të lajmeve dorëheqjen e Liburn Aliut, veç pak orë pasi menaxhmenti tha se s’ka censurë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Radio Televizioni i Kosovës nuk e ka përfshirë fare në edicioni qendror të lajmeve dorëheqjen e Ministrit në detyrë të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliut, shkaku i zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të Kuvendit.

Në edicionin prej 34 minutash, as nuk përmendet Aliu.

Mospërfshirja e dorëheqjes së tij në lajme vjen vetëm disa orë pasi menaxhmenti i RTK’së hodhi poshtë pretendimet për censurë, e madje edhe me këtë reagim nisën lajmet.

Ndryshe, menaxhmenti i Radio Televizionit të Kosovës ka bërë një sqarim lidhur me përjashtimin e moderatorëve nga disa emisione duke thënë se këto janë vendime menaxheriale e s’kanë karakter ndëshkues, dhe se diçka e tillë po bëhet për shkak të rritjes së cilësisë në RTK, ndaj ka riorganizime të stafit, shkruan Reporteri.net.

Në komunikatë, RTK thekson se kontratat e tyre janë për redaktorë dhe të njëjtat mbesin të paprekura dhe se detyra e tyre lidhet me redaktim dhe mbikëqyrje editoriale, e jo me moderim.

Menaxhmenti i RTK-së thotë se lirimi nga pozita e moderimit është në përputhje me kontratat që ata kanë.

Sipas tyre, pretendimet për censurë nga redaktorët nuk qëndrojnë.

Madje në komunikatë RTK ka paralajmëruar pasoja për punonjësit të cilët siç thonë përhapin “dezinformata për të dëmtuar integritetin e institucionit”

‘Çdo deklarim i pabazuar në fakte, që përhap dezinformata duke dëmtuar integritetin e institucionit, nuk do të tolerohet tutje dhe të gjitha këto veprime do të trajtohen në përputhje me ligjin dhe rregulloret e RTK-së në fuqi”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

JU REKOMANDOJMË

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk

Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do ta sulmojnë Serbinë janë budallallëk
15/03/2026 - 22:42

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka deklaruar se nuk e kupton arsyen e armatosjes së Serbisë me sisteme raketore dhe pajisje të tjera ushtarake, duke theksuar se kjo...

Më shumëDetails

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)
15/03/2026 - 21:54

Gjatë vitit 2025 në Kosovë kanë vdekur 32 punëtorë në vendin e punëtorë. Kjo është një statistikë e frikshme, e cila pohohet nga kryetari i Sindikatës së Pavarur...

Më shumëDetails

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?

Ligji për të huajt: A po trajtohen ndryshe serbët nga shqiptarët e Luginës?
15/03/2026 - 21:41

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po ndjejnë sërish padrejtësinë që po ua bën Kosova. Me Ligjin për të huajt, serbëve u mundësohet pajisja me leje të përkohshme qëndrimi...

Më shumëDetails

Ndryshon moti, shi dhe borë në pesë ditët e ardhshme

Reshjet e dendura në rajon, a rrezikohet Kosova nga përmbytjet? Ja çfarë thonë nga IHMK
15/03/2026 - 21:09

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme priten ndryshime të motit. Në njoftim thuhet se nga dita e martë parashihen reshje, ku...

Më shumëDetails

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT

Prindon Sadriu ftohet nga Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë për Samitin FFT
15/03/2026 - 20:49

Zotëria i Parë i Kosovës do të marrë pjesë në takimin inaugurues të Koalicionit Global “Fostering the Future Together”. Zotëria i Parë i Republikës e Kosovës, Prindon Sadriu,...

Më shumëDetails

Hoxhaj: Shteti po rrëshqet drejt anarkisë

Hoxhaj për deklaratën e Kurtit rreth Listës Serbe: Kur i duhen votat e paraqet si çështje neutrale
15/03/2026 - 20:38

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar për situatën politike në vend, duke paralajmëruar për një krizë të thellë institucionale dhe rrezik për destabilizim të rendit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    178 Shpërndaje
    Shpërndaje 71 Tweet 45
  • Punëtorët e “Lin Projekt” u gjetën duke punuar në katin e 8-të pa skele, Inspektorati e gjobit minimalisht kompaninë (Dokument)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Real Madridi e merr vendimin për të ardhmen e Viniciusit

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Pas arrestimit të Gjestit, vjen reagimi nga pronari i “Onima”

    77 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 19

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë