Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është futur në Kuvendin e Kosovës, duke mos e thënë asnjë fjalë para gazetarëve, siç ka vepruar rëndom që një kohë.
Kurti i cili ka heshtur për zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar dhe punimin ku ky i fundit është bashkautor dhe flitet kundër UÇK-së, dorëheqjen e shokut të partisë – ish ministrit Liburn Aliu, sot iku edhe vet nga deklarimet për këto zhvillime.
Ndryshe, deputetët sot pritet të votojnë për nënkryetarin serb për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit.Më 26 gusht, ata zgjodhën kryetarin dhe katër nënkryetarë.