Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Supremja e rrëzon ankesën e kandidatit të PDK’së për Kryetar të Deçanit, nuk certifikohet

28/08/2025 - 15:23
në Lajme
A A
Supremja e rrëzon ankesën e kandidatit të PDK’së për Kryetar të Deçanit, nuk certifikohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Supreme ia ka refuzuar ankesën kandidatit të PDK’së për Kryetar të Deçanit, Korab Mushkolajt, ndaj vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ai ishte ankuar në PZAP pas refuzimit për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

“Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar si të pabazuar ankesën administrative të parashtruesit Korab Mushkolaj nga Komuna e Deçanit, kandidat i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Kryetar të Komunës së Deçanit, e paraqitur kundër Vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me numër A.nr.4/2025, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të refuzimit për certifikim të kandidatit, për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datë 12 tetor 2025”, thuhet në njoftim.

Në vendimin e Supremes, thuhet se “ankuesi, me pretendimet ankimore, nuk ka arritur që të vë në dyshim vendimin e ankimuar të PZAP-it, i cili, për arsyet e sipër cekura, është i drejtë dhe i ligjshëm, andaj, kjo Gjykatë, ankesën e parashtruar nga paraqitësi i sipër përmendur, kundër vendimit të kontestuar e refuzoi si të pa themeltë.”

Vendimi i PZAP-së erdhi pas refuzimit të mëhershëm nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), i cili bazoi qëndrimin e tij në opinionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Sipas këtij institucioni, Mushkolaj është ende i angazhuar me aktemërim të përhershëm si zyrtar i lartë në Divizionin e Ceremonialit të Departamentit të Protokollit të Shtetit – një pozitë që konsiderohet si pjesë e Shërbimit të Jashtëm dhe përfaqësimit diplomatik të Kosovës.

Ligji aktual ndalon kandidimin e personave që janë pjesë e Shërbimit të Jashtëm për pozita publike përfaqësuese.

JU REKOMANDOJMË

Digjet një veturë në Sllatinë, publikohen pamjet

Digjet një veturë në Sllatinë, publikohen pamjet
05/08/2026 - 20:57

Një veturë është përfshirë nga zjarri, pasditën e sotme. Incidenti ndodhi në rrugën Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Sllatinë, raporton IndeksOnline. Në pamjet e siguruara shihen disa udhëtarë të...

Më shumëDetails

Kolona në kufi: Kaq po presin mërgimtarët për dalje nga Kosova

Deri në 2 orë e gjysmë pritje për hyrje në Kosovën në Dheun e Bardhë
05/08/2026 - 20:45

Pritjet më të gjata në pikat kufitare janë regjistruar në dalje nga Kosova, ku qytetarët po përballen me vonesa deri në 40 minuta. Sipas të dhënave të fundit...

Më shumëDetails

MINTI nis aksionin e kontrolleve për qumështin: Produktet me etiketa të pasakta do të hiqen nga tregu

MINTI nis aksionin e kontrolleve për qumështin: Produktet me etiketa të pasakta do të hiqen nga tregu
05/08/2026 - 20:35

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka bërë të ditur se nga 6 gushti do të nisë kontrolle të intensifikuara për përbërjen dhe etiketimin e qumështit...

Më shumëDetails

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat e punës 9 zyrtarëve, Pacolli: Kanë munguar vazhdimisht në punë

Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat e punës 9 zyrtarëve, Pacolli: Kanë munguar vazhdimisht në punë
05/08/2026 - 20:02

Fitore Pacolli, ministre në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, njofton se janë shkëputur kontratat e punës për “7 zyrtarë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës...

Më shumëDetails

“Kam besim që LDK dhe VV do të gjejnë rrugën për marrëveshje, janë në rrugë të mirë”

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
05/08/2026 - 19:33

Kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se ka besim që LDK dhe VV do të gjejnë një marrëveshje për koalicion qeverisë. Ai ka thënë se këto dy...

Më shumëDetails

Arifi: Kurti nuk e ka problem rrenën, por vështirë se do t’i shitet

Arifi: Kurti nuk e ka problem rrenën, por vështirë se do t’i shitet
05/08/2026 - 19:21

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Avni Arifi i ftuar në emisionin “DPT Te Fidani” në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të përpiqet që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë