Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

04/08/2026 - 13:50
në Kryesore, Lajme
A A
Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, brenda LDK-së po zhvillohen lëvizje që mund të çojnë drejt një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Duke folur në emisionin e “Kosova Today”, Krasniqi tha se një pjesë e deputetëve të LDK-së, të cilët janë konsideruar kundërshtarë të një bashkëpunimi me kryeministrin Albin Kurti, mund të ndryshojnë qëndrim.

“Lajmi është që ajo gjashta e LDK-së që janë kategorikisht kundër Kurtit, mund të mos jenë edhe kundër Kurtit, për shkak se aty ka disa emra që kanë qenë kundër Lumir Abdixhikut për ta vazhduar lojën, por mund të jenë edhe ministra. Hykmete Bajrami është dëshira e Albin Kurtit, Armend Zemaj është çka mund të japë Lumir Abdixhiku. Njëri prej politikanëve brenda LDK-së, për çka kam unë informacione, ka filluar dhe është pajtuar me hy në koalicion dhe me vazhdu tutje me Lumirin, është Armend Zemaj”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

Ai shtoi se, sipas tij, po diskutohet edhe mundësia që ish-presidentja Vjosa Osmani të marrë postin e kryetares së Kuvendit, duke ushtruar njëkohësisht edhe detyrën e presidentes për një periudhë të caktuar.

“Edhe Vjosa Osmanit mund t’i urojmë mirëseardhje si kryetare e Kuvendit, dhe ushtruese e detyrës për ca kohë. Pak a shumë është një pajtueshmëri në parim, për momentin. Kjo është kushti që nëse dikush duhet të jetë kryeparlamentar, ndërsa Konjufca alternativa e presidentit, që me i lëshu pak kohë LDK-së për me marrë ministrin e Jashtme”, deklaroi ai.

Sa i përket kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Krasniqi tha se po përflitet se ai mund të marrë postin e zëvendëskryeministrit në rast të arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet dy partive.

JU REKOMANDOJMË

Nata e 10-të, qytetarët protestojnë kundër vendimit të Speciales

Nata e 10-të, qytetarët protestojnë kundër vendimit të Speciales
25/09/2026 - 21:08

Qytetarë janë tubuar sonte në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e 10-të të protestave kundër vendimit dënues të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së,...

Më shumëDetails

Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim

Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
25/09/2026 - 20:53

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, iu është drejtuar protestuesve në Drenas, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar vendimin dënues të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve...

Më shumëDetails

Konjufca në New York: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi që duhet të korrigjohet

Konjufca në New York: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi që duhet të korrigjohet
25/09/2026 - 20:48

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë vjetore të Albanian American Relations Council (AARC),...

Më shumëDetails

Ministri Gashani pret në takim karateistin Islam Selmani, kampion i Lojërave Mesdhetare

Ministri Gashani pret në takim karateistin Islam Selmani, kampion i Lojërave Mesdhetare
25/09/2026 - 20:43

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në takim katateistin dhe kampionine e Lojërave Mesdhetare, Islam Selmanin, i shoqëruar nga kryetari i Federatës së Karatesë...

Më shumëDetails

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë
25/09/2026 - 20:28

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Në fillim të fjalës së tij, ai u fokusua tek Inteligjenca Artificiale dhe...

Më shumëDetails

Gucati insiston për largimin e Gërvallës: Duhet të largohet dhe t’i kërkojë falje opinionit

Gucati insiston për largimin e Gërvallës: Duhet të largohet dhe t’i kërkojë falje opinionit
25/09/2026 - 20:04

Hysni Gucati nga OVL UÇK, në një lidhje direkte për Frontal T7, ka thënë se Donika Gërvalla duhet të largohet nga pozita ministrore. Gucati ka shtuar se Gërvalla...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    192 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • “Seks or*l me detyrim, drogë me shokët e shefit, trafikim”-Supremeja vërteton dënimin me burgim për pronarin e stript-klubit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Gërvalla pyetet për vendimin e Speciales, kjo është përgjigjja e saj?

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë