Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A është legjitim shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit?

29/08/2025 - 10:54
në Lajme
A A
A është legjitim shorti për nënkryetarin serb të Kuvendit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës tani ka mbetur peng i votimit për nënkryetarin serb. Pasi Lista Serbe refuzoi ta ndryshonte kandidatin, kur i propozuari i saj dështoi tri herë t’i merrte votat e nevojshme, kryekuvendari vendosi që emri i ri të përcaktohej me short. Në këtë proces u përfshi edhe Nenad Rashiq, nga një tjetër parti serbe. Juristët theksojnë se këto zhvillime bien ndesh me Kushtetutën. Çfarë tani?

Pas zgjedhjes së kryetarit dhe tre nënkryetarëve nga radhët e komunitetit shumicë shqiptar, Kuvendit të Kosovës i mbeti edhe detyra për t’i zgjedhur dy nënkryetarë nga komunitetet joshumicë: një nga pakicat joserbe, dhe një nga minoriteti serb.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur për këta dy nënkryetarë votohej në pako, këtë vit votimi është ndarë. Juristët vlerësojnë se një gjë e tillë është kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.

Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.

Çfarë thotë Kushtetuta dhe Rregullorja për nënkryetarin serb?

Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit. As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme, ndërkohë që juristët vënë në dyshim edhe kushtetutshmërinë e një zgjedhjeje të mundshme të tij.

Pse? Sepse Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.

Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.

Rashiq tha për Radion Evropa e Lirë se një zgjedhje eventuale e tij nuk do të ishte kundërkushtetuese, dhe se, në këtë rast, ai i referohet asaj që shkruan në Kushtetutë, e jo në Rregulloren e Kuvendit.

Kryekuvendari Basha, duke u thirrur në një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, tha se secili kandidat i propozuar mund të hidhet në votim më së shumti tri herë.

Meqë asnjëri prej kandidatëve nuk arriti të zgjidhej më 26 gusht, procesi u vazhdua dy ditë më vonë. Por, situata mbeti e njëjtë: askush nuk i mori 61 votat e nevojshme më 28 gusht. Lëvizja Vetëvendosje e mbështeti vetëm Rashiqin, por votat e saj nuk mjaftuan.

Seanca u ndërpre, për të vazhduar më 30 gusht. Rashiq ka edhe një shans tjetër, pasi dy deri tani janë shfrytëzuar.

Megjithatë, ekspertët thonë se i gjithë ky proces është jokushtetues.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se në bazë të Kushtetutës, praktikës së drejtësisë kushtetuese dhe praktikës parlamentare, në parim mënyra e votimit të nënkryetarëve bëhet në bazë të propozimit me shkrim të një kandidati që ka shumicën e votave të deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo procedurë anashkalohet vetëm nëse nuk vjen fare propozimi nga përfaqësuesit në Kuvend.

“Andaj, shorti dhe votimi është duke u bërë në kundërshtim me Kushtetutë dhe me Rregullore. Çdo vendim që vjen si rezultat i kësaj forme është kundërkushtetues. Fatkeqësisht, edhe kjo fazë e ngërçit politik, siç duket, duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, në mungesë të vullnetit politik për të zbatuar Kushtetutën dhe praktikën parlamentare”, tha Miftaraj.

Ai shtoi se kandidatura e Rashiqit është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, praktikën gjyqësore, praktikën parlamentare dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, pasi i njëjti nuk ka shumicën ose gjashtë nënshkrime nga deputetët e komunitetit serb.

“Në aspektin juridik, tërë këto votime janë të pavlefshme dhe s’kanë asnjë vlerë kushtetuese apo juridike”.

Çfarë nëse diskualifikohen të gjithë deputetët serbë?

Duket se votimi me short do të vazhdojë, por çfarë ndodh nëse, për shkak të mungesës së votave, pasi secili të ketë dështuar nga tri herë, diskualifikohen të gjithë deputetët serbë?

“Nëse asnjë kandidat nuk merr 61 vota, atëherë vijmë në një situatë të re, që nënkupton se Kuvendi ka dështuar të konstituohet. Nuk ka dispozitë që lejon votimin e ri nga fillimi për të njëjtët kandidatë”, tha Miftaraj.

Lista Serbe tashmë ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me ankesë.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se “po bëhet gjithnjë e më e qartë se vendi po shtyhet me vetëdije drejt një krize të re kushtetuese, edhe më të thellë se ajo për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit”.

“Me konsumimin procedural të të gjitha kandidaturave të mundshme nga radhët e komunitetit serb – sado që vetë procedura e ndjekur nuk është në harmoni me aktgjykimet e Kushtetueses – pas seancës së ardhshme, Kuvendi mund të mos ketë më as për çka të mblidhet, pasi nuk do të ketë më asnjë kandidat që mund të propozohet”.

Mbetet të shihet se çfarë do të prodhojë vazhdimi i seancës së të shtunës…/REL/

JU REKOMANDOJMË

“Big Brother” në Aeroport? Sinjalizimet për monitorim i kamerave nga telefoni privat përplasin Doganën me Agjencinë për Privatësi

“Big Brother” në Aeroport? Sinjalizimet për monitorim i kamerave nga telefoni privat përplasin Doganën me Agjencinë për Privatësi
05/08/2026 - 16:54

Një hulumtim i bazuar në dokumente, sinjalizime dhe dëshmi nga brenda Doganës së Kosovës ngre dyshime për një sistem të monitorimit që, sipas burimeve, mund të ketë tejkaluar...

Më shumëDetails

Takohen sërish Abdixhiku me Kurtin

Sonte në orën 18:00 takimi i ri, ku e kishin lënë muhabetin Kurti e Abdixhiku pas takimit në korrik?
05/08/2026 - 16:45

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, aktualisht janë duke zhvilluar një takim. Kështu ka mësuar Ekonomia Online nga burimet e saj. Kurti e...

Më shumëDetails

Seanca konstituive e Kuvendit nesër në ora 10:00, ky është rendi i ditës

Dy ish-deputete të Vetëvendosjes do të aderojnë në partitë opozitare, njëra në PDK e tjetra në LDK!
05/08/2026 - 16:41

Seanca konstituive e Kuvendit nesër do të mbahet në ora 10:00. Ky do të jetë rendi i ditës. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe...

Më shumëDetails

Prokuroria Speciale: Liburn Aliu u intervistua në kuadër të hetimeve për keqpërdorim detyre, s’mund të ndajmë informacione më tej

PSRK e intervistoi si të dyshuar, Aliu: Asgjë s’mund të më ndërlidh me këtë proces, kam punuar sipas ligjit
05/08/2026 - 16:29

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se ka intervistuar ish-ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, si të dyshuar. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton...

Më shumëDetails

A do ketë takim sot me Kurtin, flet Abdixhiku pas takimit të GP: Më lejoni pak kohë, nuk ka asgjë tjetër

Çështja e Presidentit/ Një orë nga takimi Kurti-Abdixhiku
05/08/2026 - 16:02

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se aktualisht nuk ka asgjë të re sa i përket mundësisë së një takimi me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje për ndonjë...

Më shumëDetails

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim

Abdixhiku pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, pyetet nëse do të ketë takim sot me Kurtin: Jo, s’ka takim
05/08/2026 - 16:00

Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ishte i pari që doli nga mbledhja, por nuk pranoi të deklarohej...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • PROEX Sh.P.K (Interex) iu gjetën disa produkte me vaj palme të padeklaruar

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arrestohen dy kosovarë (F.R. dhe T.T.) në Shkup, dyshohen për falsifikim të parave, iu konfiskohen 230 mijë euro (Pamje)

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • ABI i reagon AUV-it: Produktet tona janë në rregull, ja dëshmitë – publikoni raportet e analizave e jo tabela me PowerPoint

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë