Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Punimet e Dimalit citohen në temat e studentëve serbë (Dokument)

30/08/2025 - 12:09
në Kryesore, Lajme
A A
Punimet e Dimalit citohen në temat e studentëve serbë (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Marko Pusevac, një student nga Beogradi, në vitin 2021 ia kishte mësyrë studimeve Master në universitetin e kryeqendrës serbe. Tema që ai kishte paraqitur para profesorëve titullohej  ‘Dimensioni fetar i terrorizmit shqiptar në Kosovë dhe Metohi’, ku si burim kishte përdorur edhe literaturën e Dimal Bashës.

DOKUMENT:

Artikulimi nga studenti që përdorte për referencë punimet e Bashës i ngjante më shumë artikujve ekstrem propagandistik të aparatit shtetëror serb mbi ngjarjet historike në Kosovë, sesa një punimi akademik. Aty ai e cilësonte si “terroriste” luftën për çlirim të UÇK-së. Thoshte se Kosova, “pas përpjekjes për shkëputje nga Jugosllavia, ishte bërë bastion i narko-terroristëve”.

DOKUMENT:

 

”…ideja e shkëputjes së Kosovës e Metohisë shfaqet gjatë viteve 1970. E gjithë kjo zgjati deri në bombardimin e Republikës Federale të Jugosllavisë-së në vitin 1999, kur terrorizmi nga ekstremistët shqiptarë u përshkallëzua ashtu si dhe agresioni ushtarak kundër Jugosllavisë dhe Serbisë. Kulmi në realizimin e ideologjisë irredentiste shqiptare u arrit në vitin 1999, kur terrorizmi nga ekstremistët shqiptarë u përshkallëzua. Aktivitetet terroriste kanë marrë përmasa të mëdha, deri në atë masë sa ato kanë karakteristikat e një kryengritjeje të armatosur kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë. Pas përpjekjes për shkëputje nga Republika e Serbisë, Kosova* është bërë një bastion i narko-terroristëve”, shkruante mes tjerash, në temën e tij për Master, ky student nga Beogradi.

DOKUMENT:

Ndryshe nga Beogradi, në Kosovë për punimin e Dimal Bashës nuk dihej deri të mërkurën e kësaj jave, 24 orë pasi ai zgjedhej Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Atë ditë në mbrëmje, në media dolën raportimet për një punim akademik të tij, i publikuar më 22 gusht 2012, ku në bashkëautorësi shkruante se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), bashkëpunoi me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës.

“Ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë etnikë brenda dhe jashtë Kosovës”, shkruante Basha në këtë punim, të realizuar bashkë me maqedonasen Jana Arsovska.

Basha shkruante se “fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në”.

“Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”, shkruante ai. /Voxkosova.com/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…
08/07/2026 - 22:39

Analisti Baton Haxhiu ka folë fjalë të rënda për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Ai në Pressing në T7 tha: “Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë...

Më shumëDetails

Hoxhaj: PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të Kurtit dhe as të bëjë koncesione

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
08/07/2026 - 22:31

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se partia e tij duhet të mbajë një qëndrim të qartë politik...

Më shumëDetails

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
08/07/2026 - 22:18

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Tutje Cakolli...

Më shumëDetails

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
08/07/2026 - 22:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik”...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
08/07/2026 - 22:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027....

Më shumëDetails

“Kurti e bëri Osmanin presidente kur pati vullnet, edhe sot mund të gjendet zgjidhja“

“Përfitove nga mbështetja e saj” – Ish-këshilltarja e Vjosa Osmanit i reagon Albin Kurtit
08/07/2026 - 21:41

Eliza Hoxha, deputete e zgjedhur nga PDK-ja, ka deklaruar se nëse ka vullnet politik nga ana e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mund të gjendet zgjidhje edhe për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • SHBA’ja rifillon sulmet ndaj Iranit

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë