Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngërçi i ri, Osmanit i kërkohet të mos e caktojë mandatarin për qeverinë, Cakolli: Gjykata me gjasë del me masë të përkohshme

31/08/2025 - 16:06
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani reagon pas sulmit në Gjermani: Përballë tragjedive të tilla, të qëndrojmë të bashkuar

PRISHTINË (AA) – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani (foto) ka pritur në takim Emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare, raporton Anadolu. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vendi është kurthuar në një ngërç të ri, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje konsideron se ka kryer punë me Kuvendin, të cilin e quan të konstituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komunteti serb.

Partitë tjera dhe ekspertët ligjorë përgjithësisht thonë se partia e Albin Kurtit, përmes kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, devijoi nga rendi kushtetues.

Eugen Cakolli nga koalicioni i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim i tha Gazetës Express se nuk ka “as arsye kushtetuese, as objektive”, në konstatimin e Bashës të shtunën se Kuvendi është konstituuar. Kjo situatë, sipas tij, tregon vetëm “mungesën e vullnetit politik nga Lëvizja Vetëvendosje” për t’u angazhuar për formimin e një shumice të re në Kuvend dhe formimin e një qeverie të re.

“Në radhë të parë, Kuvendi nuk është i konsitutuuar. Pra, konstatimi se Kuvendi është konstituuar, perveçse pa sens politik, është juridikisht nul, në kuptimin që nuk prodhon asnjë pasojë juridike”, thotë ai.

Presidentja Vjosa Osmani, e cila të premten kërkoi që Kuvendi dhe Qeveria të bëhen “urgjentisht”, do të duhej t’i ftonte partitë politike parlamentare për konsultime dhe t’ia propozonte Kuvendit kandidatin për kryeministër, i cili do të duhej ta krijonte qeverinë e re. Kjo, vetëm nëse ajo e konsideron të konstituuar Kuvendin, sikurse LVV-ja.

Basha konstatoi të shtunën se Kuvendi kishte “ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës” – zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb. Seancën e mbylli me thirrjen e një mbledhjeje të Kryesisë së Kuvendit për të hënën. Në të, PDK-ja dhe LDK-ja kanë thënë se s’do të marrin pjesë.

Cakolli thotë se presidentja tash “nuk ka mundësi të përfshihet”. Ai tha se Osmani nuk do të duhej ta ndërmerrte ndonjë hap që do ta kalonte situatën te zgjedhje e qeverisë.

“Presidentja, përveç takimit të nesërm, nuk do të duhej ta aktivizonte asnjë kometencë, e aq më pak të ndërmarrë ndonjë hap për dekretimin e kandidatit për kryeministër nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak se ka aktgjykime që theksojnë qartë se Kuvendi nuk konsituohet pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët”, tha ai.

Basha e mbylli seancën konstituive pasi tha se nuk pati vota për asnjërin prej kandidatëve serbë për nënkryetar të Kuvendit. Cakolli thotë se këto “nuk janë arsye kushtetuese”.

“Unë konsideroj që presidentja Vjosa Osmani, duke e njohur karakterin e saj politik, do të duhej t’i drejtohej gjykates”, tha Cakolli, duke kujtuar se në rastin paraprak, kur tërhoqi kërkesën për sqarimin e pasojave për shkak të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit të përfaktuar, e kishte “komprometuar” atë.

Cakolli bën thirrje që “presidentja të mos ndërrmarë hapa të tillë” në drejtim të formimit të qeverisë, por të presë. “Të pritet një vendim apo një masë nga ana e Gjykatës”, tha ai, duke supozuar se cili mund të jetë vendimi.

Lista Serbe njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.

“Gjasat më të medha janë që Gjykata të dalë me masë të përkohshme”, thotë Cakolli. Kjo, sipas tij, do t’i parandalonte pasojat e tjera.

Veprimet e Osmanit me caktimin e mandatarit, Cakolli tha se do të përbënin “shkelje të renda kushtetuese”.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit e thirrur për nesër, Cakolli thotë se “do të jetë më shumë për konsum politik”.

JU REKOMANDOJMË

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala

“Të bij shpullë”, “Kujna i bjen shpullë more, i sëmutë psiqik”, përplasen ashpër Halil Matoshi e Viktor Buzhala
08/07/2026 - 22:54

Analistët politikë Halil Matoshi dhe Viktor Buzhala janë përplasur ashpër gjatë debatit në emisionin “Politiko” në Kanal 10. Përplasja mes tyre nisi gjatë diskutimit, ku Buzhala e akuzoi...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…

Baton Haxhiu me fjalë të rënda për Vjosa Osmanin e Lumir Abdixhikun: Njerëz të dashuruar me vetveten…
08/07/2026 - 22:39

Analisti Baton Haxhiu ka folë fjalë të rënda për Vjosa Osmanin dhe Lumir Abdixhikun. Ai në Pressing në T7 tha: “Dy njerëz që në njëfarë mënyre e kanë...

Më shumëDetails

Hoxhaj: PDK-ja nuk duhet t’u përgjigjet ftesave të Kurtit dhe as të bëjë koncesione

Hoxhaj: Votat kundër Kosovës në KiE, tregojnë për ndikimin serb në rajon
08/07/2026 - 22:31

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka deklaruar në emisionin “Rubikon” se partia e tij duhet të mbajë një qëndrim të qartë politik...

Më shumëDetails

Nga nëntori në dhjetor? Cakolli zbulon skenarin që mund ta çojë vendin në zgjedhje

Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
08/07/2026 - 22:18

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit. Tutje Cakolli...

Më shumëDetails

Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in

Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
08/07/2026 - 22:11

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan,deklaroi sot se samiti i NATO-s i vitit 2026 në kryeqytetin Ankara përfundoi “me sukses”, duke e përshkruar atë si një takim “historik”...

Më shumëDetails

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Kur do ta dërgoni emrin e mandatarit te presidentja? Kjo është përgjigjja e Kurtit
08/07/2026 - 22:01

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka miratuar projektet e propozuara nga Kosova në kuadër të programeve IPA 2026 dhe IPA 2027....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    Qendra tregtare “Grande Mall” nuk ia dha qytetares veturën që e fitoi, gjykata merr vendim për ta

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Kamioni i djegur që bllokoj autostradën i përkiste kompanisë “Meli”, ishte i dedikuar për transport të kafshëve (Video)

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Lionel Messi shpërthen për golin e anuluar të Egjiptit

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • FIFA merr vendim historik për ndeshjen Francë–Marok

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë