Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, në Kanal 10, tha se nuk i beson Liburn Aliut, për arsyet që ai dha për largimin nga qeveria Kurti.
“Nuk besoj që ishte Dimal Basha arsyeja për tu dorëhiqur nga qeveria. Do të ishte mirë që Liburni me fol vet për këtë. Ajo që unë di është se Liburni ka qenë i ftuar të jetë në listë të deputetëve, por ka qenë në vullnetin e tij që të mos pranoj të përfshihet. Prandj, unë nuk mendoj që ka qenë as momenti i duhur e as arsyeja.” – tha ajo.