Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Republika Sërpska zgjedh një qeveri jokushtetuese

02/09/2025 - 21:23
në Lajme
A A
Republika Sërpska zgjedh një qeveri jokushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Entiteti i Republikës Sërpska ka zgjedhur një qeveri jokushtetuese.Në Kuvendin Popullor të Republikës Sërpska, të mbajtur në Banjallukë, u zgjodh ekzekutivi i ri me kryeministër, Savon Miniqin.

Miniq, deri tani ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, vjen nga radhët e Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur të Dodikut.

Qeveria e re nuk ka bazë kushtetuese, pasi mandatin për Miniqin më 23 gusht ia dha Millorad Dodik, i cili pesë ditë më parë, me një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës dhe më pas Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia mori mandatin e presidentit të Republikës Sërpska.

Sipas Kushtetutës së entitetit serb të Bosnjës, presidenti i këtij entiteti propozon për Kuvendin Popullor kandidatin për kryeministër.

Pas vendimit të Gjykatës së Bosnjës, RS-ja mbetet pa president, sepse as ligjet dhe as Kushtetuta e shtetit dhe e entitetit nuk parashikojnë se kush merr këtë funksion në rast të boshllëkut.

RS-ja ka dy zëvendëspresidentë, por ata mund të marrin vetëm përkohësisht kompetencat nëse një gjë e tillë urdhërohet nga presidenti. Një rast i tillë kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar, kur për shkak të një ndërhyrjeje kirurgjike që iu nënshtrua Dodiku, detyrat e presidentit i mori Davor Pranjiq.

Presidenti i ri pritet të zgjidhet në zgjedhjet e parakohshme, të shpallura për më 23 nëntor.

Dodik në paraqitjet publike refuzon vendimet e institucioneve kompetente në Bosnjës dhe pretendon se është ende president.

Ai po ashtu ka paralajmëruar se partia e tij do të bojkotojë dhe pengojë zgjedhjet e paralajmëruara.

KQZ-ja ia hoqi mandatin Dodikut pasi Gjykata e Bosnje e Hercegovinës, në fillim të gushtit, e dënoi me një vit burgim – dënim të cilin e zëvendësoi me pagesë monetare – dhe me gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike.

Pas kësaj, KQZ-ja shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme për president të RS-së.

Cilat vepra penale bëhet fjalë?

Lidhur me zhvillimet në Kuvendin e RS-së, Nedim Ademoviq, ekspert i të Drejtës Kushtetuese, tha për Radion Evropa e Lirë se Dodik “sillet sikur është ende president”.

“Mendoj se në publik ekspertët ligjorë tashmë kanë shpjeguar se potencialisht ekziston baza për dyshim për disa vepra penale, duke filluar nga pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës së Bosnjës dhe këtij vendimi nëse është bërë i formës së prerë, e deri te disa vepra të tjera penale”, tha Ademoviq.

Ai theksoi se pengesat që paraqet Dodiku janë nga “moszbatimi i të gjitha vendimeve gjyqësore që merren, deri te pengesa që çojnë në krijimin e disa krizave të mëtejshme”.

Sipas Kodit Penal të Bosnjës, moszbatimi i një vendimi të Gjykatës së shtetit mund të sjellë një dënim me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

“Bosnja, sidomos qytetarët e RS-së, po humbasin kohë të çmuar, po tërhiqen vazhdimisht në politikë të zakonshme, spekulime, manipulime, dhe viktima janë nga një situatë e tillë”, tha Ademoviq.

Më herët, avokati Vllado Adamoviq deklaroi për Radion Evropa e Lirë se “nënshkrimet e Dodik në dokumente, ligje dhe vendime nuk vlejnë më, dhe çdo përpjekje për t’i lëshuar ato përbën një vepër penale potenciale”.

Deputeti i opozitës në Kuvendin e RS-së, Nebojsha Vukanoviq, pak pas dhënies së mandatit Miniqit, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Dodikut për paraqitje të rreme, duke pretenduar se ai nuk është më president i RS-së.

Për këtë vepër penale, sipas ligjeve, parashihet dënim me gjobë ose burgim deri në një vit.

Më 22 gusht, Kuvendi i RS-së pranoi dorëheqjen e kryeministrit të entitetit, Radovan Vishkoviq, dhe që atëherë ekzekutivi ka qenë me “mandat teknik”.

Asnjë shpjegim nuk u dha për dorëheqjen e papritur të Vishkoviqit.

Në përfundimet e një seance, kur u pranua dorëheqja e Vishkoviqit, Kuvendi i RS-së e ftoi Dodikun të vazhdojë ushtrimin e funksionit të presidentit, hodhi poshtë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe u kërkoi institucioneve të entitetit të mos bashkëpunojnë me KQZ-në.

Opozita paralajmëroi se me këtë veprim po hyhet në zonën e veprave penale dhe të shkeljes së rendit kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.

Kuvendi po ashtu shpalli referendum për 25 tetor, në të cilin qytetarët pritet të vendosin nëse do të pranojnë vendimet e përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt, të Gjykatës dhe të KQZ-së, me të cilat u penalizua Dodik.

Millorad Dodik u dënua dhe u shkarkua nga posti në fillim të gushtit, pasi u shpall fajtor për mosrespektim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë, Christian Schmidt.

Përmes kompetencave të tij, Schmidt kishte shfuqizuar ligjet jokushtetuese të miratuara nga Republika Sërpska me të cilat synohej të kontestoheshin aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje e Hercegovinës, vendim ndaj të cilit Dodik kishte paraqitur apel.

Gjatë paraqitjes së programit në Kuvend më 2 shtator, Miniq i quajti joligjore vendimet e Gjykatës së Bosnje e Hercegovinës, Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës, por edhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai konfirmoi synimin e Republikës Sërpska që gjatë mandatit të tij qytetarët e këtij entiteti, përmes një referendumi, të shprehen nëse janë “për imponime apo për mbrojtjen e institucioneve të RS-së”.

Programin e tij, siç njoftoi, Miniq do ta mbështesë në forcimin ekonomik të Republikës Sërpska përmes riorganizimit të institucioneve, të ndërmarrjeve publike dhe administratës shtetërore.

Ai gjithashtu paralajmëroi miratimin e masave për zbatimin e ligjeve që lidhen me kompetencat e parashikuara në Marrëveshjen e Dejtonit, si dhe bashkëpunimin me Qeverinë e Serbisë në përputhje me përfundimet e Kuvendit Mbarëserb.

Miniq paralajmëroi, po ashtu, rikthimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe ruajtjen e atyre me Rusinë, Hungarinë, Kinën dhe Bjellorusinë – si një nga objektivat e politikës së jashtme që do të realizohet me mbështetjen e anëtarit të Presidencës së Bosnjës nga komuniteti serb.

Në fund të fjalës së tij, ai propozoi edhe anëtarët e Qeverisë. Mes tyre janë kryesisht ata që kanë qenë pjesë e kabinetit edhe në përbërjen e kaluar, me disa rotacione./REL

JU REKOMANDOJMË

Pamje nga arrestimi i Egzon Reshanit, i shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale

Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok
04/08/2026 - 14:25

IndeksOnline ka siguruar pamje nga momenti i arrestimit të Egzon Reshanit, personit të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale, i cili u kap nga zyrtarët...

Më shumëDetails

Supremja nxjerrë një vendim të ri për Procedurën e Gradimit të Zyrtarëve Policorë

Orë dore për policët e pensionuar, Policia e Kosovës hap tender 95 mijë euro për rekuizita ceremoniale
04/08/2026 - 14:12

Gjykata Supreme ka marrë vendimi me të cilin ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses V.Z., ndaj Policisë së Kosovës, duke shpallur të paligjshëm dhe shfuqizuar në...

Më shumëDetails

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së
04/08/2026 - 13:50

Gazetari Vullnet Krasniqi ka deklaruar se, sipas informacioneve që posedon, brenda LDK-së po zhvillohen lëvizje që mund të çojnë drejt një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje. Duke folur në...

Më shumëDetails

Lista Serbe i drejtohet Kushtetueses për ulësen e 10-të në Kuvend

Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë
04/08/2026 - 13:40

Partia më e madhe serbe në Kosovë, Lista Serbe, ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ndarjen e ulëses së 10-të...

Më shumëDetails

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut

Shqipëria shpall “non grata” dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut
04/08/2026 - 13:28

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka shpallur “non grata” edhe dy shtetas të tjerë për veprimtari të dyshimta ndaj shtetit shqiptar. Sipas burimeve të Top Channel, të padëshiruar...

Më shumëDetails

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje
04/08/2026 - 13:12

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune. Sipas njoftimit të Policisë së...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    Këta janë dy infermierët e arrestuar për përvetësimin e parave të pacientëve në QKMF

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Krasniqi ‘zbulon’ skenarin e marrëveshjes së mundshme mes VV-së dhe LDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Del vaj palme i padeklaruar në 46 produkte të qumështit të kompanive në Kosovë

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Po ikte drejt Serbisë: Kapet Egzon Reshani, i shumëkërkuari që nga arratia kërcënonte Policinë në TikTok

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë