Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se liderët e opozitës nuk kanë qenë të interesuar të informohen për procesin e dialogut.
Duke raportuar në Komisionin Parlamentar për Integrime Europiane të hënën, kryenegociatori i palës kosovare në dialogun me Serbinë tha se një lider opozitar, duke iu referuar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka shqyer atij një raport shtatë faqësh të cilin ia ka dërguar në fillim të procesit dialogues.
“Ndërkaq, lideri juaj [i drejtohet deputetes Time Kadriaj], kur ia kam dërguar një raport shtatë faqësh rreth procesit të dialogut, ka thënë ‘veç e kam marrë, e kam shqyer dhe e kam gjuajtur në bërllok’”, ka thënë Bislimi.
“Unë mendoj që procesi i dialogut është tepër i rëndësishëm që të bëhet arenë e konflikteve para mediave”, ka përfunduar Bislimi.












